Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] MPB dhe Prokuroria po hetojnë komunikatën e “UÇK”-së | |
- Ministria e Brendshme (MPB) bëri të ditur se po heton komunikatën e lëshuar me emblemën e UÇK-së për sulmin ndaj Qeverisë. “Hetimet po vijojnë”, ka qenë përgjigja e shkurtër e MPB-së, duke mos dhënë detaje të tjera. Prokuroria Publike në Shkup gjithashtu ka theksuar se ka ndërmarrë veprime para hetimore lidhur me marrjen e përgjegjësisë për sulmin ndaj qeverisë më 28 tetor, nga ana e një organizate të ashtuquajtur UÇK. Prokuroria ka theksuar se ka të gjitha provat e sulmit nga granatat e hedhura dhe ekspertizat e tjera, ndërsa do të ndërmirren masa edhe për zbulimin e veprimit të dërgesës së komunikatës përmes postës elektronike, informoi Kanal5. (INA) “UÇK” mer përgjegjësin për sulmin me granata ndaj Qeverisë në Shkup Përmes një komunikate që mban emblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombetare (UÇK) merret përgjegjësia për sulmin me granata nda Qeverisë së Maqedonisë më 28 tetor. Komunikata është publikuar nga Alsat M, duke theksuar se në postën e tyre elektronike ka mbërritur kjo komunikatë e dërguar me emrin “Debatik Sharri”. Në këtë komunikatë më tutje theksohet si më poshtë: “Mbrëmjen e 28 tetorit , nga ora 20.30 deri në orën 21 njësiti elitar ” Hasan Prishtina ” në mënyrë të koordinuar goditi godinën e Qeverisë, Gjykatën dhe kishte në fokus goditje një Stacion Policor në Shkup. Koha e zgjedhur dhe mosgoditja e Stacionit Policor u bënë për të ruajtur jetët njerzore”, thekson komunikata, që në fund është firmosur nga Kushtrimi. Njëkohësishte është lëshuar edhe një deklaratë politike gjithashtu e firmosur nga Kushtrimi ku mes tjerash thuhet se “Marrëveshja e Ohrit nuk po gjen zbatim. Ajo është stërkequr si mos më keq. Tejzgjatja e zbatimit të saj, qasja shovene e qeverisë ndaj Shqiptarëve , terrori maqedon i qeverisë shovene ka zbritur deri në familjet shqiptare, kudo e kurdo, në rrugë e shkolla. Procese të montuara , Grupe Huliganështë orkestruar nga segmente shtetërore intelegjente, dhunojnë damilje, lagje e fëmijë shqiptarë. Shqiptarët sot në Maqedoni po jetojnë natën e akullt. Thërrasim faktorin ndërkombëtarë të ndërhyjë, Faktorin politik Shqiptarë e veçanarishtë atë në Qeveri të shohë me realizëm gjendjene mjerë të popullit shqiptarë në Maqedoni. Qeveria shovene maqedonase , rrugëton cdo ditë e nga pakë drejt foles Ruse përmes rrugës serbe. Shqiptarët nuk e duan këtë. Integrimet euroatlantik e cojnë rajonit drejt prosperimit. Ne duam ashtu sic ndajm fate e hapsira te njejta të ndajmë dhe liri e mundësi të njejta” , shkruan në deklaratën politike të Ushtrisë Çlirimare Kombëtare. (INA):
| |
|