I Dërguari i Allahut, Idrisi a.s. ka qenë rrobaqepës. Thuhet se çdo herë kur e kalonte gjilpërën gjatë qepjes thoshte: “Subhanallah”.
Le të marrim pak mësim edhe ne, le ta freskojmë shpirtin duke përmendur Zotin. Të bëjmë dhikrin duke thënë fjalët: subhanallah, estagfirullah,
, derisa jemi në veturë, autobus, tramvaj, derisa presim rend, duke shëtitur në natyrë, etj.
Lëvizja e butë e buzëve dhe detyrimi i shpirtit të mendojë për Zotin, e qetëson shpirtin, forcon besimin dhe jep shpresë për një të nesërme më të mirë e cila quhet mëshira e Allahut.
Dijeni se derisa ne themi këto fjalë, melekët kënaqen duke shkruar të mirat të cilat do t’i gjejmë nesër në Ditën e Gjykimit. Ndoshta mu ato fjalë që i keni thënë në ditët e dynjasë, do të jenë të mjaftueshme që veprat e
mira të rëndojnë dhe të hyni në xhenet, inshallah.
Përshtati: Arsim Dauti
(Breziiri)