Një kohë më parë jetonte një koprrac i cili e kishte zakon të fsheh arin e tij larg nga sytë e njerëzve duke groposur një gropë dhe duke e futur aty. Çdo javë shkonte atje e shikonte arin e tij, pastaj e mbulonte dhe kthehej në shtëpi.
Megjithatë, njëri e kishte ndjekur derisa e gjeti rastin dhe e vodhi arin e koprracit.
Pasi kaloi java dhe koprraci shkoi ta shoh pasurin e tij të fshehur larg syve të njerëzve, mirëpo kur arriti atje pa se ari është vjedhur. Duke kërkuar filloi të bërtas aq shumë sa që e dëgjuan edhe fqinjët dhe shpejtuan të shohin se çfarë ndodh. Koprraci u tregoi se çka i ka ndodhur dhe se i ka humbur pasuria.
Njëri nga fqinjët i tha: “Po a ke marrë diçka nga ari kur vije këtu për ta parë?”
Koprraci tha: “Jo, vetëm e shikoja dhe kthehesha në shtëpi.”
Fqinji i tha: “Atëherë, nuk ka asnjë problem. Vazhdo të bësh të njëjtën gjë edhe tani – eja çdo javë dhe shiko gropën, duke menduar se aty është ari jot. Edhe ashtu nuk e ke shfrytëzuar, atëherë, nuk ka asnjë dallim se a është apo nuk është aty.”
Koprraci mbeti i habitur me fjalët e fqinjit të tij duke marrë mësim.
Mesazhi: Pasuria e cila nuk shfrytëzohet është e njëjtë sikur nuk e ke fare.
Përshtati: Breziiri