Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Tregim islam] Harroi se i biri i kishte vdekur! | |
E lajmëruan prindin nga spitali se fëmija i tij porsalindur i ka ndërruar jetë, dhe se duhet të shkon sa më shpejt e ta merr xhenazen e tij, dhe ta varros në varreza! Prindi u nis menjëherë dhe unë shkova bashkë me të, e mori fëmijën dhe hipëm së bashku në makinë. Rrugës, e kishte vendosur të birin e vet të porsalindur në prehrin e tij dhe vazhdimisht e shikonte me sytë e tij. Gjatë një lakese në rrugë, rrezet e diellit ranë mbi makinë dhe, prindi e bëri një lëvizje të çuditshme, e mori një pëlhurë dhe i bëri hije të birit që ta mbron nga nxehti i diellit! Subhanallah! Harroi se i biri ishte i vdekur! Fillova të qaj nga mëshira e tij për të birin e vet të vogël dhe atëherë për herë të parë e kuptova drejtë ajetin: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël”. Isra 24. Nëna dhe prindi munden të përkujdesen për dhjetë fëmijë, kurse dhjetë fëmijë, nganjëherë, nuk munden të kujdesen për një nënë apo për një babë!!
Nga arabishtja: Irfan Jahiu | |
|