Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: [Tema të Ramazanit] AGJËRIMI USHQIM I SHPIRTIT Tue 30 Jun 2015 - 19:05 | |
| [Only admins are allowed to see this image] Kur njeriu arrin ta njoh vetën e tij, ta kuptoj fshehtësinë e Zotit në vetë njeriun, atëherë ai nuk e zhvlerëson anën shpirtërore, siç bëjnë shumë njerëz, të cilët jetën e shohin vetëm si arenë për të ngrënë, për të pirë dhe për tu kënaqur sa më shumë dhe kur të vdesin, atëherë, hidhi ku të duash.
– Urtësia e tërë agjërimit përmblidhet në fjalën e Allahut, nëpërmjet të Dërguarit të Tij Muhamedit alejhiselam, se “Agjërimi është për Mua dhe Unë shpërblej për të”.
– Ani pse po lodhemi nga pak, le të lodhemi, fundja o për Zotin o për kë tjetër, ia vlen sepse çmimi është shumë i shtrenjtë, fitohet kënaqësia e Zotit, arrihet mëshira e Tij dhe synohet Xheneti i Tij’.
Ani pse po lodhen nga pak fizikisht muslimanët vazhdojnë të agjërojnë. Ata po freskohen, po ushqehen e pushojnë nga aspekti shpirtëror e psikik, po e freskojnë trurin dhe shpirtin e tyre. Për njëmbëdhjetë muaj radhazi ata(o) iu patën përkushtuar më shumë trupit sesa për shpirtit, e tani në këtë muaj po i kushtojnë kujdes të veçantë shpirtit të tyre. Fundja ia kanë borxh, sepse njeriu si krijesë është e përbërë nga trupi i ndërtuar fillimisht nga toka, i përbërë prej elementeve të saj; dhe nga shpirti i zbritur nga qielli lart. Pra njeriu nuk është vetëm trup i përbërë nga shqisat dhe elemente tjera shoqëruese, por edhe shpirt qiellor i bashkë-dyzuar në trupin tokësor, e nëpërmes këtij shpirti njeriu lëvizë, sheh, prek, dëgjon, mendon, mediton, adhuron, din të përkushtohet, etj. përndryshe trupi pa shpirt nuk ka far kuptimi, njeriu nuk cilësohet më njeri i plotë, njeri i gjallë, por trup i ngurtë, i pa lëvizshëm, apo i vdekur. E meqë kështu është realiteti, atëherë duhet ta kuptojmë edhe atë se si trupi po ashtu edhe shpirti i kanë kërkesat dhe nevojat e veta.
Shpirti i ka kërkesat qiellore, sepse ka ardhur nga lart, atje e ka zanafillën dhe atje do të kthehet. Ndërsa trupi i ka kërkesat tokësore, sepse nga toka ka ardhur dhe në te do të kthehet. Andaj gjersa jetojmë në këtë botë si njerëz kemi për obligim t’i japim secilit element atë që i takon, pra edhe trupit por edhe shpirtit t’ia japim hakun e merituar. E tërë kjo me qëllim që njeriu të bëjë një jetë të shëndoshë dhe stabile, si nga aspekti trupor si nga ai shpirtëror. Pikërisht për të arritur këtë bilanc dhe ekuilibër medoemos duhet të nxjerrim në pah rëndësinë dhe peshën e fesë, apo e mesazhit qiellor, përndryshe nëse cilësdo anë i jepet prioritet, duke e nënvlerësuar apo lënë anash anën tjetër, atëherë shkaktohet një çrregullim apo jo baraspeshë, me çka i bëhet e padrejtë qoftë trupit apo shpirtit. Për të kuptuar këtë më mirë, ne duhet të interesohemi që të dimë se cili është haku i trupit dhe cili i shpirtit, apo si ta ushqejmë trupin e si shpirtin? Kështu kur njeriu arrin ta njoh vetën e tij, ta kuptoj fshehtësinë e Zotit në vetë njeriun, atëherë ai nuk e zhvlerëson anën shpirtërore, siç bëjnë shumë njerëz, të cilët jetën e shohin vetëm si arenë për të ngrënë, për të pirë dhe për tu kënaqur sa më shumë dhe kur të vdesin, atëherë, hidhi ku të duash. Përkundrazi ai e vlerëson shumë shpirtin dhe përkujdeset për të, sepse nëpërmjet tij arrin ta respektojë dhe t’i bindet Krijuesit të shpirtit dhe çdo gjëje tjetër.
Pa dyshim Allahu i madhëruar, si krijues, furnizues dhe kujdestar i yni na ka mësuar e treguar sesi ta ushqejmë shpirtin, si të arrijmë të fitojmë kënaqësinë e Zotit tonë. E nuk ka dyshim se agjërimi i muajit Ramazan luan një rol shumë të madh e të rëndësishëm në këtë drejtim, bile është shumë i veçantë. Për këtë arsye, muslimanët në Ramazan lodhen bile ka të atillë që i përjetojnë shumë më vështirësi momentet afër iftarit, por megjithatë, muslimanët gjatë këtij muaji përjetojnë kënaqësi aq të madhe sa që një kënaqësi të atillë nuk e përjetojnë në asnjë periudhë tjetër të jetës së tyre. Ata kurrë nuk ndiejnë kënaqësi më të madhe madje as kur hanë e pinë jashtë Ramazanit, sa ndiejnë kënaqësi kur agjërojnë muajin Ramazan. Këtu pra, siç shihet, ekziston një sekret, athua vallë pse, si është e mundur kjo?! A nuk është për të çuditur, a nuk ja vlen për tu studiuar ky fenomen psikologjik?! A nuk e vërteton kjo atë që u cekë më lart se edhe shpirti ka nevojë për ushqim dhe ushqimi i tij është përkushtimi ndaj Zotit, është ky agjërim dhe llojet tjera të adhurimit me të cilat ushqehet shpirti, kënaqet, lehtësohet dhe freskohet.
Vërtetë kjo është një urtësi mjaft e spikatur dhe e rëndësishme pse ka mbetur agjërimi dhe ku qëndron sekreti që njerëzit të rrinë pa ngrënë e pa pirë gjatë tërë ditës, nga agimi gjerë në perëndim të diellit për një muaj rresht. Pa dyshim se ekzistojnë edhe dhjetëra e qindra urtësi e mirësi tjera pse njeriu ia vlen të agjërojë. E të gjitha këto urtësi që u përmende, e shumë të tjera, çojnë tek një kod, pra fjala e Allahut nëpërmjet të Dërguarit të Tij Muhamedit alejhiselam se “Agjërimi është për Mua dhe Unë shpërblej për të”.
Andaj të nderuar dhe të respektuar vëllezër dhe motra, ani pse po lodhemi nga pak, le të lodhemi, fundja o për Zotin o për kë tjetër, ia vlen sepse çmimi është shumë i shtrenjtë, fitohet kënaqësia e Zotit, arrihet mëshira e Tij dhe synohet Xheneti i Tij. Veç jemi duke e parë, agjërues të dashur, sesi i madhi Zot e ka lehtësuar këtë agjërim, e ka freskuar klimën, e ua ka mundësuar shumë njerëzve, pleq e të rinj, ta agjërojnë këtë muaj dhe atë shumë lehtë, madje shumë njerëz po e agjërojnë këtë muaj për herë të parë, gjë që është një kënaqësi e veçantë.
Allahu ua pranoftë agjërimin gjithë atyre që e agjërojnë, e i drejtoftë e i udhëzoftë ata dhe ato që pa arsye nuk agjërojnë. Amin dhe deri javën tjetër me një temë tjetër selam alejkum. | |
|