Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Tregime Islame] Edhe pse ata e harruan, Allahu nuk e harroi | |
- Imami i Haremit të Mekkes, Abdurrahman es-Sudejs ka publikuar në profilin e tij ngjarjen e një gruaje algjeriane e cila e vetmuar në aeroportin e Algjerisë qante sepse i kishte ikur aeroplani për në Mekke . Ata e harruan, por Allahu i Madhëruar nuk e harroi. Ai urdhëroi të ndodhë e papritura. Gjatë fluturimit, piloti dëgjoi zëra të çuditshëm në aeroplan dhe u detyrua të kthehej. Në aeroport u caktua gjendja e jashtëzakonshme, hanxhinjtë detyrohen të zbresin dhe të vendosen në sallën nga ku ishin nisur, aty ku qëndronte gruaja duke qajtur. Imagjinoni habinë e saj kur ajo i pa ata para vetes. Mendoi se ishte në ëndërr. Kur inxhinierët e kontrolluan aeroplanin konstatuan se aeroplani ishte në rregull dhe se nuk ka kurrfarë problemi. Paramendoni këtë, për shkak të një gruaje ndalen të gjithë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme dhe aeroplani kthehet përsëri në aeroport. Më shumë se 200 pasagjerë u detyruan të kthehen vetëm për shkak të kësaj gruaje!! Inxhinierët detyrohen ta kontrollojnë gjithë aeroplanin, vetëm për shkak të lotëve të sinqertë të cilët u ngritën drejt qiellit!! Çfarë lutje ka bërë, që ta meritoj këtë? Dijeni... kur të gjitha dyert mbyllen, dhe kur të gjithë largohen, mbetet Allahu, mbetet lutja e sinqertë.":
| |
|