Falënderojmë Allahun e Madhëruar, i Cili është i Vetmi që meriton madhërim, përkushtim, përulje. E meriton këtë, ngase është Krijues dhe Sundues i gjithësisë, është Zoti i qiejve dhe çka ka në to, dhe i tokës dhe çka ka në to. Pastaj biem salavat dhe selam mbi atë, i cili më së miri diti ta madhërojë e falënderojë Zotin e gjithësisë. Ishte robi më falënderues në tokë të Allahut, me çka edhe i mësoi shokët e tij e më pas edhe mbarë muslimanët që të jenë falënderues.
Mirësitë e Allahut mbi robërit e Tij janë të shumta. Ku më e madhje e tyre pas mirësisë së besimit dhe sigurisë është mirësia e shëndetit në trup. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Kush nga ju gdhihet i sigurtë në familjen e tij, i shëndetshëm në trup e tij dhe që posedon furnizim të mjaftueshëm për atë ditë është njësoj sikur t’i jetë dhënë e gjithë dynjaja.”
Përpiqu të ndihmosh
Në këtë univers çdo gjë është krijuar në mënyrën më të përsosur, çdo gjë funksionon në mënyrë të sistemuar. Pra, All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar vendin dhe rolin në këtë botë. Njëjtë ashtu edhe njeriu si pjesë e kësaj gjithësie punon dhe vepron brenda mundësive që ia ka dhënë Fuqiploti.
Por, edhe pse krijesa njeri dallon nga gjitha të tjerat edhe ai në disa raste është i dobët dhe ka nevojë për ndihmën e tjerëve e mos të diskutojmë për ndihmën e Fuqiplotit pa të cilën edhe një hap nuk mund ta bën.
Pejgamberi a.s. në një hadith thotë: ,, All-llahu është në ndihmë të robit të vet, derisa ai i ndihmon vëllait të vet". Në këtë hadith shohim se besimtarët duhet të ndihmohen njëri me tjetrin, vëllai duhet t'i ndihmon vëllait, motra duhet t'i ndihmojë motrës, nëse dëshirojmë që All-llahu të mos heq dorë së ndihmuari neve, sepse përndryshe nëse ne nuk ndihmojmë të tjerët edhe Ai nuk na ndihmon neve.
Një hadith i cili na motivon që ta shtrijmë dorën e ndihmës. E si mund të jetë kjo ndihmë? Kuptohet e llojllojshme, varësisht nga gjendja e vëllait, nga nevoja e tij ashtu edhe ndihma duhet të jetë. Por, mos të harrojmë se nëse nuk ke mundësi më tepër të ndihmosh së paku thuaje një fjalë të mirë, një fjalë që buron nga zemra e të depërton në zemër, se edhe pse duket se nuk është asgjë , nuk i dihet se ajo fjala jote mund të jetë shkak që të qetëson vëllanë apo motrën tënde, që ndoshta me ditë të tëra ka qenë i /e mërzitur.
E tjetra ndihmë çfarë mund të jetë ? A nuk mund të konsiderohet ndihmë edhe buzëqeshja jote? Pa, më thuaj nëse ti ia fal një buzëqeshje një jetimi apo një të varfëri, a nuk do ta gëzonte kjo atë?
Sigurisht se po, do ta bënte të ndjehet se edhe ai është pjesë e kësaj bote, do ta shihte se nuk e keni harruar dhe se atij po i kushtoni rëndësi.
Rrugët e ndihmesës janë të shumta, mjafton ti të jesh një njeri zemërgjerë, me shpirt ndihmëtari,me ndërgjegje të pastër dhe çdoherë tek ti të mbizotërojë ndjenja për të ndihmuar të tjerët.