Dimri është fajtor që në janar janë realizuar vetëm 1 për qind e investimeve të planifikuara. Që tani do të shpallen tenderë për projektet ndërtimore, meqë në janar operativa ndërtimore nuk punon, realizimi i ulët i investimeve kapitale është i ulët”, ky është qëndrimi i ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski pas të dhënave se në janar investimet kapitale janë vetëm një për qind ose në para, 4.5 prej 420 milionë eurove të planifikuar për sivjet. Nga Qeveria si edhe vitin e kaluar, sërish janë optimistë se do të ketë realizim shumë më të madh të projekteve kapitale.