Çfarë di për therjen e Omerit radijAllahu anhu???
Kur u therr me thikë Omeri radijAllahu anhu, i ofruan për të pirë qumsht, dhe atë që pinte nga qumshti, rrjidhte nga plagët e mara përfundi barkut tij, ndërsa mjeku që e mjekoi po i thotë, nga ajo që shoh, nuk do të jetosh më o prijës i besimtarëve!
Pastaj Omeri radijAllahu anhu e ftoi birin e tij Abdullahun dhe i tha: ma sjell Hudhejfen birin e Al jemanit këtu!
Erdhi Hudhejfeja tek Omeri radijAllahu Anhu, ndërsa ai ishte sahabiu që e mbante regjistrin e emrave të munafikëve që ia kishte dhuruar i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, e qe e dinte vetem Allahu, i dërguari i Tij dhe Hudhejfeja për ata emra!
Po thotë Omeri dhe po pyet hudhejfen: ndersa gjaku i rrjidhte nga plagët e marra: O Hudhejfe, po të përgjërohem për Allahun, a e thoshte i Dërguari i Allahut emrin tim në mesin e Munafikëve?
Heshti Hudhejfe dhe ju mbushen sytë me lotë dhe tha, shpresoj që mos ta bëjë publike një fshehtësi që nuk kam të drejtë dhe nuk mundëm qe ta them o Omer!
Tha Omeri radijAllahu anhu; pash Allahun me thuaj, a e përmendi i Dërguari i Allahut emrin tim në mesin e tyre???
Filloi të qaj Hudhejfe dhe tha: Do të tregoj vetëm ty dhe askujtë nuk do tregoj pos teje, jo o prijës i besimtarëve, nuk e ka përmend i Dërguari Allahut emein tënd në mesin e munafikëve!
Po i thotë omeri djalit të tij Abdullahut:
Vetëm një qështje më ka mbetur merak në këtë dunja o biri im!
Po i thotë Djali i tij: Cila është ajo o babai im?
Tha Omeri radijAllahu anhu; që të varrosem pranë varrit të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem!!!
O biri im, shko tek Aisha, nëna e besimtarëve, gruaja e të dërguarit të Allahut. Dhe mos i thuaj po thotë prijësi i besimtarëve por thuaj, po thotë Omeri biri i khattabit, kërkon leje nga ti ngaqe je zotresha e shtëpisë së Dërguarit të Allahut, që të më jepësh leje e të varrosem tek këmbet e dy shokëve të mi???!!!
Ajo tha: po, vetëm se e kisha përgaditur atë vend që të varrosem unë, por sot po e lë për Omerin radijAllahu anhu..!!!
U kthye Abdullahu i lumtur dhe tha:
O babai im, veç se të dha leje. Pastaj e pa fytyren e babait të tij në tokë, u ul tek ai dhe vendosi doren e tij ndër fytyren e babit të tij dhe po i thotë Omeri radijAllahu anhu, pse po vepron kështu, përse e ndove doren tënde nder fytyren time që mos të bjerë në tokë??
Tha Abdullahu; por, o babai im.....!!!!
Hesht o biri im dhe lere qe fytyra e babait tënd të zhytet për toke në dhe.
Dhe mjerë për Omerin nëse nuk e falë neser Zoti vet!!!
Vdiq Omeri radijAlahu anhu pasi që e këshilloi të birin e tij dhe tha: nëse më bartë mua dhe ma falni xhenazen time tek xhamia e pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, shiko nga hudhejfe se a do të ma falë ai xhenazen e ndoshta vetëm ma ka bërë qejfin me fjalë që nuk jam nga munafikët, e nëse ai ma falë xhenazen, më bartni pastaj për tek dhoma ku është i varrosur i derguari i Allahit dhe shoku im ebu bekri!!!
Pastaj qëndro te dera dhe thuaj: O nënë, biri yt Omer dhe mos thuaj: "O prijësi i besimtarëve", se ndoshta ke pasur turp për mua, kështu që më ke dhënë leje, e nëse nuk e ke bërë, më varros në varrezat myslimane!!
Kështu ai e barti dhe shikoi xhaminë, kështu që erdhi Hudhejfe dhe ia fali xhenazen e Omerit...!!
Kështu që Ibn Omeri u gëzua dhe e çoi në shtëpinë e Aishes dhe tha: "O nëna jonë, djali juaj Omeri është te dera, a i jepni leje?"
Ajo tha: Hyni në të
Kështu zotëria ynë Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) u varros pranë dy shokëve të tij...
Zoti e mëshiroftë Omer bin Hatabin:
Ai e mbushi tokën me drejtësi dhe i frikësohej shumë Zotit, edhe pse i Dërguari, lavdia dhe paqja e Zotit qofshin mbi të, e përgëzoi me Xhenetin..
Po ne sot që askush prej nesh nuk e di nëse Zoti i tij është i kënaqur me të, ose jo? Megjithatë, ne luajmë dhe qeshim, nuk kemi frikë, dhe nuk mendojmë për fatin tonë pas vdekjes...!!
O Zot, të lusim për përfundim të mirë dhe qëndrueshmërinë tonë në vdekje!
O Zot na udhëzo, pastaj na udhëzo, pastaj na udhëzo ne dhe pasardhësit tanë.