Një njeri, i lindur dhe i rritur në Perëndim erdhi te një hoxhë për të mësuar sepse kishte dëgjuar nga të tjerët se ky ishte një njeri i përndritur.
Kur hyri në shtëpinë e hoxhës të moshuar, e pa atë në një cep të dhomës se si rri i vetmuar. U befasua dhe e pyeti hoxhën: "Kam dëgjuar se je shumë i njohur, e tani, hyra dhe të pashë teksa rri në një dhomë pa orendi, madje as shtrat nuk paske. Si është e mundur kjo?!"
Hoxha i moshuar iu përgjigj: "E ku janë orenditë tua?"
"Unë jam udhëtar kalimtar. Nuk kam orendi me vete" - tha vizitori. Hoxha e shikoi drejt në sy dhe i tha: "Edhe unë jam udhëtar. Veç një udhëtar i thjeshtë, kalimtar. E udhëtari kalimtar, siç the edhe vetë ti, kurrë nuk bart orendi me vete".