Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | (Tregime Islame) Kur mirësia e mund dredhinë | |
Ishte një burrë në Medine i cili posedonte një kalë të një race të veçantë dhe tepër të kërkuar, kështu që një ditë erdhi një person i quajtur Rebi i cili dëshironte ta blinte këtë kalë me çfarë do lloj çmimi, por pronari i tij refuzoi në mënyrë të prerë.Pas shumë përpjekjeve të dështuara dhe pasi i humbi shpresat, Rebiu vendosi ta bënte një hile, u vesh si një skamnor me rroba të shqyera, e mbështolli fytyrën e tij, i doli në rrugë pronarit të kalit dhe bëhej kinse nuk mund të ecte.Burri kur e pa në rrugë këtë njeri të gjorë, e ndali kalin, zbriti dhe i tha: eja o njeri të dërgoj me kalin tim gjer atje ku dëshironi të shkoni.Porsa hipi mbi kalë Rebiu e goditi kalin dhe ai ia filloi vrapin me të shpejtë, pasi u sigurua se më nuk mund ta kapte, e ndali kalin dhe u kthye kah pronari e me zë të lartë i tha: E more burrë, ta kërkova kalin me monedha ari nuk ma shite, tani ta mora pa asnjë lekë.Burri i habitur tha: A ti je Rebiu!Ai me mburrje e zbuloi fytyrën dhe tha: Po unë jam Rebiu.Burri i tha: Para se të largohesh po ta lë një amanet!Rebiu me kureshtje: po hajde thuaje!Burri i dëshpëruar i tha: Mos i trego askujt për këtë se çfarë ndodhi në mes nesh!Rebiu duke u tallur i tha: Pse? ke frikë se po të humb burrëria a?!Burri i tha: Jo por kam frikë se do të humb mirësia dhe zemërgjerësia në mesin e njerëzve!Rebiu e kuptoi se çfarë kishte për qëllim, zbriti menjëherë nga kali, ia ktheu atij dhe i tha: Pirolla të qoftë more burrë, se mirësia jote e mundi dredhin time.Urtësia: Është një art i edukimit i cili quhet: Ngulfatja e së keqes duke mos e përhapur atë!Nëse një të varfëri iu është dhuruar një apartament dhe ai manipulon me të, mos e përhapni që mos të humb mirësia dhe bujaria e njerëzve.Nëse burri/gruaja e ka tradhtuar tjetrin, mos e perhapni këtë lajm që mos të futet dyshimi në mes të bashkëshortëve.Nëse fëmija e godit apo mbyt prindin e tij mos e përhapni që mos t'i humbin prindërit shpresat nga fëmijët e tyre.Nëse një profesor/e ka abuzuar me nxënësin/nxënësen e tij mos e përhapni, që mos të humb besimi në mësimdhënësit!Ndiqni rrugët ligjore dhe le të mbetet rast i izoluar, e mos u bëni shërbëtorë të së keqes duke e përhapur atë, sepse në atë moment që humb besimi në një shoqëri, aty fillon shthurja dhe shkatërrimi i saj. | |
|