Në rrugën e të rinjve drejt formimit të personalitetit të moralshëm gjenden shumë pengesa të cilat duhet t’i kalojnë. Njëra nga pengesat më të mëdha është eliminim i mendjemadhësisë. Çdo i ri dhe e re duhet të dalin para pasqyrës, të shikohen dhe të pyeten se a janë mendjemëdhenj apo jo. Nëse janë, sa dhe në çka janë.
Sepse shumica nuk janë të vetëdijshëm se ata kanë probleme serioze me këtë cilësi, dhe si pasoj e kësaj çdo ditë për motive të ndryshme e ngritin (lavdërojnë) veten mbi të tjerët duke e konsideruar veten më të vlefshëm, më të mirë, më të mençur.
Një qëndrim i këtillë në shoqëri është i dëmshëm dhe i papranueshëm . Personi me një profil të këtillë në shoqëri njihet shpejt dhe diskualifikohet për shkak të fjalimit me naze, lavdërimit, ecjes me kryelartësi. Gjithsesi se një sjellje e këtillë në shoqëri është pasojë e edukatës jo adekuate, respektivisht lëshimeve në edukimin e tij.
Duhet ditur se babai i mendjemadhësisë është Iblisi – shejtani, Allahu e mallkoftë. Ai ishte i pari i cili veten e konsideroi më të vlefshëm se të tjerët, respektivisht nga Ademi a.s. – njeriu i parë. Allahu xh.sh na lajmëron për këtë:
“E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të Iblisi (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt në të madh dhe u bë pabesimtar.” (El-Bekare, 34)
Që nga ky moment e deri sot shejtani si armiku i përhershëm i njeriut ka dorë në të gjitha mendjemadhësitë. Në fakt ai është që të rinjtë i drejton drejt rrugës së mendjemadhësisë. Por islami në mënyrë të qartë ndalon mendjemadhësinë, dhe kërkon nga ithtarët e tij të mos bëhen mendjemëdhenj. Allahu xh.sh thotë:
“Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, pse ti as nuk mund ta çash tokën as nuk mund ta arrish lartësinë e maleve.” (El- Isra, 37)
“ E keqja e të gjitha këtyre është e urrejtur te Zoti yt.” (El- Isra, 38)
“…All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet.” (En-Nisa, 36)
I Dërguari i Allahut na edukon që të largohemi nga mendjemadhësia , në një rast u tha shokëve të tij: “Nuk do të hyj në xhenet ai tek i cili gjendet edhe një fije mendjemadhësie.” Pastaj një njeri e pyeti: “Por nëse njeriu dëshiron të vishet bukur? Ai, s.a.v.s., u përgjigj: “Vërtet Allahu është i bukur dhe e do të bukurën, kurse mendjemadhësia është mospranim i të vërtetës dhe nënçmim i njerëzve.” ( Muslimi)
Ajetet dhe hadithet e përmendura na sugjerojnë që të largohemi dhe të lirohemi prej mendjemadhësisë, dhe na urdhërojnë të jemi të përulur dhe modest – kjo është cilësi dhe nevojë e çdo të riu dhe të reje.
_______________
Autor:
Esmir Bashiq
Burimi:
”Kriza morala mladih”, Tešanj, Biblioteka Obrazovanje Knjiga 9., 2006., fq. 31
shqipëroi: breziiri.com