Njё mi i vogёl kishte kapur ne dorë frerët e njё deveje tё madhe dhe po shkonte rrugës duke ecur krenare-krenare .
Teksa ecnin rrugёs, miu, pa e parё fare vogёlsinё e tij, i mburrej devesё qё kishte natyrё tё butё:
- Sa trim i fortё qenkam. Qenkam aq trim, sa tё tёrheq pas vetes edhe devetё!
Ec e ec arritёn nё breg tё njё lumi.
Kur e pa lumin, miu ngeli i ngrirё dhe i shtangur nga hutimi.
E vetedijshme qё miu po sillej duke u krekosur, deveja iu drejtua me keto fjalё kuptimplote:
- O ti qё mё shoqёrove nёper male dhe fusha!
Pёrse ndalove? Pёrse mbete kёshtu I hutuar?
Eja dhe hyr nё lum si trim. A nuk je ti udhёrrёfyesi dhe prijёsi im?
A tё ka hije ty tё hutohesh kёshtu nё mes tё rrugёs?
I turperuar, miu u pёrgjigj duke belbёzuar:
- Shok! Ky ujё ёshtё shumё i madh dhe i thellё. Kam frikё se mbytem.
Deveja hyri nё ujё dhe i tha:
- O mi i verbёr! Uji qenka deri nё gju, nuk ke pёrse tё kesh frikё!
Miu, pa rrugёzgjidhje dhe i turperuar, e vazhdoi keshtu rrefimin e tij:
- O deve fisnike! Lumi pёr ty ёshtё si milingonё, ndёrsa pёr mua ёshtё si dragua, sepse ka ndryshim nga gjuri nё gju. Vetёm nёse vendosim njёqind gjunje si gjuri im mbi njёri-tjetrin, bёhen sa gjuri yt.
Pas ketyre fjalёve, deveja e mencur e kёshilloi miun kёshtu:
- Atёherё, mos guxo tё sillesh pa edukatё ashtu sic u solle, i mashtruar nga krenaria e sёmurё dhe nga mendjemadhёsia. Dije ku e ke kufirin. Mos u llasto me tolerancen dhe mirekuptimin qё tregojne tё tjerёt ndaj teje, sepse Allahu nuk i do tё llastuarit!...
Shko dhe matu me minjtё si ti! Miu i turperuar e kuptoi shumё mirё tё vёrtetёn dhe iu lut:
- U pendova dhe u bёra pishman.
Pёr hir tё Allahut mё kalo nё anёn tjeter tё bregut, te shpetoj nga ky ujё vrasёs dhe mbytёs!
Kёshtu, deveja pёrsёri e mёshiroi, iu dhimbs dhe i tha:
- Eja! Hidhu dhe hip mbi gungёn time!
Kalimi nёpёr kёtё ujё apo ndihma per tё tjerёt ёshtё puna ime, sepse detyra ime ёshtё t’u shёrbej qindra mijёra tё paaftёve si ti.Pastaj e kaloi miun nё anёn tjetёr tё lumit.
Nё kёtё histori qё na rrёfen Mevlana nё Mesnevi, miu simbolizon njeriun i cili mendon tё bёjё punё tё mёdha me mendjen e tij, e konsideron veten mё lart se tё tjerёt dhe rri duke u krekosur, ndёrsa deveja ёshtё simboli i njeriut durimtar, me pёrvojё, i aftё dhe i pёrsosur.
Ajo qё synon Hazreti Mevlana me kёtё histori, ёshtё reflektimi i shumё mendimeve, pikepamjeve dhe ndjesive mёsimdhёnёse prej saj.
Mevlana,cdo fjali e tё cilit i perngjan njё deti me kulturё shpirterore, pёrsёri i shpreh vetё urtёsitё qё duhet tё nxirren nga ky tregim:
“Iblisi ishte mёsuar tё respektohej dhe ta shihte veten tё lartё nё mesin ёngjёjve.
Pёr shkak tё kёsaj shprehije tё fituar, ai u llastua dhe nuk e kuptoi madhёshtinё dhe lartesine e urdhёrave tё Allahut.
Ademin – alejhisselam - e shikonte tё mjerё dhe mё poshtё se vetvetja.
Nё kёtё mёnyrё ai u bё mё i poshtmi i tё poshtmёve…”
“Dije se bakri nuk e di pёr veten e tij se c’ёshtё pa u bёrё flori. Edhe zemra nuk i shikon gabimet e bёra pa arritur pjekurinё shpirtёrore dhe nuk e kupton marrёzinё e saj.
O zemёr! Shpёto nga gropa e mendjemadhёsisё dhe vetemburrjes, bёhu flori duke i shёrbyer eliksirit, ashtu sic bёn edhe bakri! Shёrbeji dashurisё qё rrethon zemrat!..”
“Kёta tё dashur janё ata qё kanё shpirt.
Sic tёrhiqen dhe ndahen dita me natёn prej njёratjetrёs, ashtu edhe ata tёrhiqen nga kjo botё dhe ikin…”.
Tё gjitha kёto qё u thanё, tregojnё se nё vendin ku hyn “egoizmi” dhe “pretendimi”, fillon adhurimi i pozitёs dhe gradёs.
Aty mёshira nuk shfaqet kurrё, sepse egoizmi dhe pretendimi janё kanceri i jetёs shpirtёrore.
Pa dyshim se mendjemadhësia ia mbush mendjen dhe ia tregon veten njeriut
mё tё fortё dhe mё tё aftё se sa ёshtё, por, e gjithё fuqia qё kanё krijesat, a nuk ёshtё fuqia qё u ka falur Allahu atyre? Turp pёr ata qё nuk mund ta konceptojnё kёtё tё vёrtetё! Po ashtu, dihet se mendjemadhёsia e Faraonit dhe e Nemrudit qё arritёn deri aty sa tё pohonin se janё zota, sё fundi u bё shkak qё ata tё merrnin hakmarrjen hyjnore.
Pёr kёtё arsye, Allahu gjithmonё i ka urdhëruar tё Dёrguarit e Tij (a.s.) dhe shokёt e tyre që tё tregohen tё nёnshtruar dhe modestё, veçanёrisht pas arritjeve tё fitoreve tё mёdha, si dhe i ka ndaluar tё mburren dhe krekosen me veten.
“Ai qё njeh veten, njeh edhe Zotin e tij!..”
Llastimi i miut pёrpara devesё qё treguam pak mё sipёr, tregon se ai nuk e njihte xhuxhёrinё e tij.Vetëm atёherё kur e njohu vetveten, ai e kuptoi edhe fuqinё e devesё.
Po ashtu, nёse njё milingonё guxon tё ndeshet me njё elefant, kjo ndodh pёr shkak se ajo nuk e di paaftёsinё e saj. Edhe njeriu nёse nuk e adhuron Zotin dhe shёtit nё baltovinën e mendjemadhёsisё dhe mburrjes, do tё thotё se ai nuk e njeh veten dhe sillet si në njё loje fёmijёsh - pёrballё madhёshtisё hyjnore.
Pёr kёtё arsye, çёshtja mё e rёndёsishme ёshtё ta njohim veten tonё dhe nё kёtё mёnyrё tё njohim edhe Zotin…
Ata qё e njohin veten e tyre, nuk bien asnjёherё nё mendjemadhёsi dhe mburrje; përkundrazi, e shtojnё modestinё dhe janё tё fshehur.
Sa mёsimdhёnёse ёshtё kjo ngjarje,vallë a ka kush merr mësime dhe e fut në praktikë këtë lexim. pra kije ndërmend :
“Ai qё njeh veten, njeh edhe Zotin e tij!..”
________________________________________________________
Përshtati dhe Punoi : Bujamin Salija
Material të përdorur në këtë tekst kemi marrë nga libri :
" Pika Eliksiri " me Autor : Osman Nuri TOPBASH ..