- Mendjemadhёsi ёshtё nёnvleftësimi i të tjerëve dhe poshtërimi i tyre, ndёrsa vetёpёlqimi ёshtё pёlqimi vetëm i vetes dhe të ndjerit superior ndaj të tjerëve.
- Mendjemadhёsia dhe vetёpёlqimi janё dy cilёsi tё shёmtuara qё nuk ndahen nga njёra-tjetra, rezultatet e tё cilave janё shfaqjet e mungesës sё prehjes shpirtërore nё kёtё botё dhe ndёshkimi hyjnor nё ahiret. Kёto shprehi tё shёmtuara janё perde fatkeqёsie shpirtërore, qё varen ndёrmjet zemrёs sё njeriut dhe moralit tё bukur.
- Mendjemadhi dhe atij qё i pёlqen vetja, strehojnë nё kraharorёt e tyre çdo lloj tё keqeje egoiste, si: urrejtja, mllefi, gënjeshtra, shpifja dhe zemërimi pa kufi, ngaqë janё tё infektuar nga sëmundja e nёnvlerёsimit tё njerëzve tё tjerё dhe nё përfundim lёshojnё farmak nё zemrat dhe shpirtrat e tyre.
Nё anёn tjetёr, ai u thotë lamtumirё tё gjithё bukurive njerëzore, të tilla si: modestia, sinqeriteti, drejtёsia dhe mjaftimi me atё qё ke dhe atё qё je e qё janё tё kundërtat e mendjemadhsisë dhe vetëpëlqimit, sepse kёto cilёsi qё tё shpien nё xhehennem dhe janё pengesё pёr tё hyrё nё xhennet, nuk mund tё qёndrojnё bashkё me vlerat morale.
Shkruan: Bujamin Salija