Bashkia e Jerusalemit dha votën pro shkatërrimit të 22 shtëpive me pronar palestinez, në lagjen Silvan, të Jerusalemit Lindor, ku jetojnë me shumicë palestinezë, me pretekstin se do të ndërtohet një park atje.
Bashkia e Jerusalemit po i vë sërish në zbatim projektet e ndërtimit në Jerusalemin Lindor, i cili ka tërhequr edhe një reagim të madh të arenës ndërkombëtare, duke filluar me atë të Amerikës.
Bashkia e Jerusalemit dha votën pro shkatërrimit të 22 shtëpive me pronar palestinez, në lagjen Silvan, të Jerusalemit Lindor, ku jetojnë me shumicë palestinezë, me pretekstin se do të ndërtohet një park atje.
Ndërkohë bëhet e ditur se në afërsi të vendbanimeve çifute Pisgat Zeevit dhe Neve Jaakov, në Jerusalemin Lindor, kanë filluar punimet për rregullimin e territorit për një projkt të ri me 600 vendbanime.
Është bërë e ditur se palestinezëve, të cilët do të nxirren nga shtëpitë, do të lejohen të ndërtojnë në një tjetër lagje të Jerusalemit Lindor.
Gjatë vizitës në Izrael, të Zv. Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Biden, për arsye të miratimit të lejes së ndërtimit për 600 vendbanime në lagjen çifute Ramat Shlomo në Jerusalemin Lindor, ishte përjetuar një tensionim në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit.
Projekti shkaktoi reagime edhe në opinionin publik ndërkombëtar.
Në Silvan jetojnë afërsisht 50 mijë familje palestineze dhe rreth 70 familje të ardhura çifute./trt/