Egjiptianët po votojnë draftin e kushtetutës në 6371 qendra votimi në Kajro, Aleksandri dhe tetë provinca të tjera.
Egjiptianët po votojnë sot në një referendum për një kushtetutë të re formësuar nga aleatët islamist të Presidentit të Egjiptit Mohamed Mursi.
Ushtarët u bashkuan me policinë jashtë qendrave të votimit për të siguruar votën e lirë . Demonstratat shpërthyen muajin e kaluar pasi Mursi lëshoi një dekret për të zgjeruar kompetencat e tij..
25 milionë nga 51 milion votues do të hedhin votat në raundin e parë të votimit.
Presidenti egjiptian Mohamed Morsi dhe Vëllazëria Muslimane kanë bërë fushatë në favor të kushtetutës, ndërsa kundërshtarët thonë se ajo është hartuar dobët.
Projekt Kushtetuta e miratuar nga Kuvendi muajin e kaluar, është bërë fokus politik në Egjiptit që nga zgjedhjet e qershorit, ku Muhamed Morsi fitoi përmes votave demokratike.
"Dijetarët fetarë na thanë të themi 'po', e kam lexuar kushtetutën dhe më pëlqeu," tha Adela Imam, një 53-vjeçare, pasi hodhi votën e saj në një periferi të Kajros. "Autoritetet e presidentit janë më të vogla se më parë. Ne e patëm një president me këtë kushtetutë, dhe e dini si ka qenë gjendja jonë. Mursi është demokrat, ai nuk mund të jetë një diktator".
Një koalicion i të majtëve, socialistët dhe të krishterët, të cilët përbëjnë rreth 10 për qind të njerëzve, nga 83.000.000 banorët e Egjiptit, akuzojnë presidentin se gjoja se nuk po i paraqet interesat e pakicës krishtere.
Votuesit ishin të lejuar për të hedhur "po" ose "jo" në fletëvotimet e tyre nga ora 08:00 deri në 07:00, por afati mund të zgjatet në varësi të pjesëmarrjes.
Votimi ka qenë i ndarë në dy raunde, secili mbulon rajonet e ndryshme. Pjesa tjetër e referendumit pritet të mbahet javën e ardhshme, sepse disa prej gjyqtarëve nuk ranë dakord për të mbështetur referendumin.
Ka pasur rradhë të njerëzve në disa qendrave të votimit në Kajro dhe gjetkë, menjëherë pasi filloi votimi. Raundi i parë mbulon rreth 26 milion votues. Raundi tjetër është më 22 dhjetor.
Mbështetësit e kushtetutës u mblodhën në mënyrë paqësore në një nga xhamitë kryesore të premten, disa duke thirrur "Islamin, Islami" dhe "Ne kemi ardhur këtu për ti thënë 'po' të kushtetutës".
Përkrahësit e opozitës janë mbledhur jashtë pallatit presidencial, ku ka pasur një numër shumë më të vogël në krahasim me përkrahësit
Referendumi do të mbahet në dy ditë të ndryshme, dhe pritet që këto votime të mbulojnë rajone të ndryshme, me raundin e dytë më 22 dhjetor.
Për të ofruar siguri për votim, ushtria ka dërguar rreth 120.000 trupa dhe 6.000 tanke dhe automjete të blinduara për të mbrojtur qendrat e votimit dhe ndërtesat e tjera qeveritare
Mesazhi/A.Avdiu-Hoxha