Presidenti egjiptian Muhamed Mursi dhe ai turk Rexhep Tajip Erdogan E shtune 23 Nëntore 2013 12:01Egjipti ka vendsur të acaroj edhe më tej marrëdhëniet me Turqinë, duke tërhequr kështu ambasadorin e vet nga Ankaraja. Egjipti gjithashtu e konsideron ambasadorin turk në Egjipt si “persona non grata”. Këto njoftime i bëri Ministria e Jashtme Egjiptiane në një deklaratë të shkurtër.
Turqia ka qenë ndër vendet e pakta që ka kritikuar ashpër grusht shtetin ushtarak ndaj presidentit egjiptian Muhamed Mursi. Që nga puçi i tre korrikut, Turqia dhe Egjipti kanë ftohur marëdhëniet e tyre të cilat gjatë udhëheqjes së Mursit ishin tejet bashkëpunuese. /mesazhi/