islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
370 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 370 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Besimi dhe rruga drejt orientimit Empty96%Besimi dhe rruga drejt orientimit Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Besimi dhe rruga drejt orientimit Empty0%Besimi dhe rruga drejt orientimit Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Besimi dhe rruga drejt orientimit Empty0%Besimi dhe rruga drejt orientimit Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Besimi dhe rruga drejt orientimit Empty0%Besimi dhe rruga drejt orientimit Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Besimi dhe rruga drejt orientimit Empty1%Besimi dhe rruga drejt orientimit Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Besimi dhe rruga drejt orientimit Empty2%Besimi dhe rruga drejt orientimit Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Besimi dhe rruga drejt orientimit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Besimi dhe rruga drejt orientimit Empty
MesazhTitulli: Besimi dhe rruga drejt orientimit   Besimi dhe rruga drejt orientimit EmptySat 24 Jul 2010 - 12:14



Krijuesi i Lartë, ekzistenca e të cilit është shkaku i ekzistencës sonë, i ka rrethuar gjithë botërat me madhështinë e Tij. Qiejt dhe toka janë nga një përshndritje prej rrezatimeve të nurit të Tij. Ai është altari i amshuar i shpirtrave të përkryer që e kanë gjetur të vërtetën. Ai është e vetmja kible, i vetmi orientim. Ta lësh Atë për të vrapuar te dikush tjetër, është marrëzi, t’ia qash hallet dikujt tjetër veç Atij, një vetmashtrim. Ata që largohen prej portës së Tij, pësojnë disfatë të madhe dhe mbeten në rrugë, zemrat që nuk ndriçohen dot me dritën e Tij, ndjekin iluzionin optik në shkretëtirë dhe lodhen më kot.



Allahu i Lartë, zotërues i mirësisë dhe i favorit të pafund, veprat e të Cilit janë plot urtësi, i ka krijuar njerëzit dhe ka vënë si synim t’u tregojë atyre rrugët e lumturisë së të dy botëve. Parimet, urdhërat dhe ndalimet që do t’i çojnë ata në rrugët e lumturisë, ua ka bërë të njohura përsëri me anë të individëve të zgjedhur nga rradhët e tyre, domethënë me anë të pejgamberëve. Pejgamberët kanë qenë komunikuesit e së vërtetës me fjalë dhe zbatuesit e saj në praktikë. Me që feja e Allahut është e përhershme dhe Hz. Muhamedi (a.s.) është profeti i fundit, pas vdekjes së tij kujt do t’i takonte detyra për njoftimin e së vërtetës me fjalë dhe vepra, për ta jetuar e për ta mbajtur të gjallë atë? Çdo të bëhej pas perëndimit të këtij dielli nga rruzulli tokësor drejt botës së përjetshme? Nuk ka dyshim se kjo detyrë e shenjtë u përket njerëzve të fesë në veçanti dhe të gjithë myslimanëve në përgjithësi. Favori më i madh i Allahut, i Cili na bën të rrojmë në mes të mirave të pafundme, është përgjegjësia e amanetit që shprehet në Kur’an: “Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari i Allahut të jetë dëshmitarë përmbi ju...” (Bekare, 143)



Në Islam, akti më i lartë pas besimit, siç dihet, është namazi. Në namazet që falim gjatë 24 orëve, bashkë me synetet, kapitullin Fatiha e përsërisim 40 herë. Në përsëritjen që i bëjmë një kapitulli të caktuar të Kur’anit në çdo rekat të namazit, duhet të ketë shumë urtësi. Një nga këto urtësi është kuptimi i thellë që përmban ajeti “Ihdinas-siratal mustekim” (Na udhëzo në rrugë të drejtë). Kërkesa për të hyrë në “Sirati Mustakim”, domethënë në rrugën e drejtë që të çon tek Allahu, do të thotë që, mbi gjithçka, të kërkosh të nderohesh me Islamin. Atëherë, ç’kuptim ka kjo lutje këmbëngulëse e përsëritur çdo ditë nga 40 herë, për një njeri që në fund të fundit është mysliman dhe fal namaz? Ajeti-argument i formës “A mos vallë njerëzit kujtuan se porsa që thanë ‘besuam’, do të mbeten të qetë në punën e tyre dhe s’do të pësojnë asnjë ngatarresë?”, na bën të ditur në këtë çështje dhe na lajmëron se njeriun, qoftë edhe pasi të ketë besuar, e presin shumë rreziqe dhe ngatërresa.



Kjo botë plakë mbi të cilën jetojmë, është kthyer sot në një panair prej qindra idesh e rrymash ideore. Ekzistojnë miliona prezantues, propogandues të çdo ideje e rryme. Po të futeshin në hesap edhe mundësitë e komunikimit të epokës sonë, të cilat nuk njohin pengesë në përhapjen në botë të ideve dhe rrymave, nuk do të vonomin të kuptonim se gjer në ç’shkallë janë ngatërruar me njëra-tjetrën e vërteta dhe e shtrembëra dhe se si e shtrembëra ka marrë pamjen e së vërtetës. Përballë gjithë kësaj rrëmuje idesh e bindjesh, sa kuptimplotë është fakti që një mysliman të kërkojë 40 herë në ditë në audiencën hyjnore rrugën e drejtë ose të lutet që të vazhdojë të ecë në rrugën e orientuar. Siç shprehet edhe në Kur’an: “Zoti ynë! Mos na i shmang zemrat tona, pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet Ti je Dhuruesi i Madh” (Al-Imran, 8).



Le të pranojmë se teknika dhe konforti që sollën shkencat eksperimentale deri në shekullin tonë, kanë siguruar rehatinë e disave. Mirëpo ato në asnjë mënyrë nuk kanë siguruar lumturinë e njerëzimit. A nuk e shohim se bota e qytetëruar që zotëron pamjen e jashtme të jetës tokësore, por që është plotësisht e paditur për jetën tjetër, përpëlitet nën dhimbjet therëse të padurueshme të imoralitetit dhe pamundësisë për të kënaqur vetveten? Çështë e drejta, as pasuria, as popullariteti, as konforti dhe as femra nuk ka mundur të qetësojë epshin e njeriut azgan. Përparimet e arritura në përmasa botërore, mundësitë që kemi shtënë në dorë, sikur të ishin armiq të jetës sonë shpirtërore, na kanë zhdukur prehjen e zemrës e na kanë rrëzuar në gjendjen e njeriut të hutuar që s’mund ta dijë se çduhet të bëjë. E ç’duhet të bëjë më në fund, njeriu i ndodhur mes rrymash perverse të shekullit tonë? Atëhere mbetet të themi se ne kemi nevojë për t’u orientuar, domethënë kemi nevojë për ta orintuar njëri-tjetrin dhe për ta ndihmuar në mënyrë reciproke në rrugët plot gjemba që të çojnë për në xhenet që është simboli i lumturisë së amshuar.



Siç nuk ka asnjë rrugë tjetër për të shkuar te Zoti përveç qëndrimit besnikërisht në rrugën e Tij, nuk ka asnjë pozitë të lartë se sa ruajtja e kësaj rruge në çdo çështje, por dhe asnjë urdhër më të vështirë se sa zbatimi i saj siç duhet. Por, Allahu i përgëzon kështu njerëzit e kësaj rruge: “Ata që thanë: ‘Zoti ynë është Allahu’ dhe qëndruan besnikërisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen. Ata janë banues të xhenetit, aty do të jenë përgjithmonë. Atë e kanë shpërblim për veprat që kanë bërë” (Ahkaf, 13-14). Sipas transmetimit të Enesit (r.a.), i dërguari i Allahut (s.a.s.) lexoi ajetin: “S’ka dyshim se ata që thanë: ‘Zoti ynë është Allahu’, pastaj vazhduan të vendosur në rrugë të drejtë, atyre u zbresin engjëjt (para vdekjes) dhe u thonë: Mos u frikësoni e mos u pikëlloni dhe gëzohuni me xhenetin që ju është premtuar” (Fussilet, 30). Pastaj ai tha: “Njerëzit gjithmonë e kanë thënë këtë, por pastaj shumica e tyre ranë në kufër. Kush vdes mbi këtë fjalë, është nga ata të cilët janë në rrugë të drejtë” (Tirmidhi, Tefsir, 41/ 3250). Pra, të qëndrosh besnikërisht në rrugë të drejtë është i domosdoshëm për çdo besimtar, por është e vështirë ta mbash dhe ta ruash. Nderi i një rezultati që fitohet, ngaqë ka lidhje me vuajtjet me të cilat duhet përballur për ta mbërritur, njerëzit e kësaj rruge kanë fituar nder të madh dhe pozitë të lartë, si shpërblim i sakrificave të larta me të cilat e kanë paguar.



Detyra e falenderimit që duhet të kryejë robi që është mirënjohës ndaj Zotit, gjithsesi nuk duhet të mbetet vetëm me fjalë. Falenderimi i një njeriu që ia ka arritur rrugës së drejtë duke iu kushtëzuar rregullit ‘falenderimi i çdo të mire bëhet me anë të llojit të saj’, do të realizohet përmes rrugës së përpjekjeve të tij për t’i futur edhe të tjerët në rrugë të drejtë. Të qënit fetar, nuk është identiteti vetëm i këndimit të lutjeve të njohura ose i kryerjes së ceremonive të adhurimit. Ai është i nevojshëm vazhdimisht si uji që pimë, si ajri që thithim. Ai është çdo kohë i domosdoshëm si dielli që jep jetë. Njeriu fetar ka nevojë për një atmosferë fetare e për një mjedis islam. E pranoni dhe ju se krijimi i një atmosfere dhe zhvillimi i një mjedisi të tillë nuk është i mundur vetëm me zellin dhe përpjekjet e shërbyesit të fesë. Në këtë kuptim, të gjithë myslimanët janë orientues. Dhe një veprimtari orientuese e tillë nuk bëhet vetëm me fjalë, madje, disa herë më parë se me fjalë, mund të çohet përpara me akte dhe veprime. Njeriu i kauzës së lartë, një ideologji që e ka përqafuar dhe e jeton vetë, kërkon t’ua përjetojë edhe të tjerëve. Nëse nuk i shohim shenjat e kësaj kërkese dhe dëshire, mbetemi të detyruar të mendohemi mbi fisnikërinë dhe sinqeritetin e tij apo mbi drejtësinë e ideologjisë së tij.



Myslimani i vërtetë e kalon jetën e tij midis veprave të dobishme për dynjan dhe ahiretin. Qoftë edhe një çast ai nuk i mendon fjalët dhe punët e pafrytshme. Ai është i detyruar të jetojë një jetë tepër të kujdesshme dhe nuk duhet të largojë asnjëherë nga kujtesa se një mendim, një fjalë apo një veprim, mund ta fundosi njeriun thellë në kënetë.



Atëhere le të lutemi: Zoti im, dhe në bëfsha pabesi duke ndenjur larg Teje, gjendja ime thërret me të madhe se nuk do të mund të rri pa Ty. E kërkoj favorin Tënd jo për të shpëtuar prej pabesisë sime, por se kam aq shumë nevojë për Ty!..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Besimi dhe rruga drejt orientimit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rruga drejt Allahut
» [Temë Islame] Hixhreti – Rruga drejt Allahut të Madhërishëm
» Video-ALSAT M përshëndet gatishmërinë e BFI-së për debat. Ju presim në "Rruga drejt ..." të enjten në ora 20.45
»  Rruga e Allahut është rruga më e mirë
» Udhëto drejt lumturisë!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Tema-
Kërce tek: