"LEXO me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).
Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).
LEXO! Se Zoti yt është më bujari!
Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte."
(Kur'an: Sure 'Alek 1-5)
Ne Kur'an vazhdimisht përsëritet thirrja e besimtarëve per të kërkuar dituri, e në të njëjtën kohë aty paraqiten një mori observimesh per shumë fenomene (si psh proçesi i krijimit, planetet, etj), gjë që stimulon përdorimin e intelektit nga ana e njeriut. Në ajetet që vijojnë vërehet qartë rëndësia e kërkimit të diturisë dhe përdorimit të intelektit për të kuptuar shenjat/argumentat e Allahut.
"A është njëlloj ai që e kalon natën me adhurim, duke bërë
ose duke qëndruar në këmbë, i cili i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit (me atë që nuk vepron kështu)? Thuaju (atyre): “A janë të barabartë ata që dinë me ata që nuk dinë?” Po vetëm të zotët e mendjes marrin mësim." (Kur'an, Sure Zummer, 39:9)
"Me kohë, Ne do t’ua bëjmë atyre të mundur që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre derisa t’u bëhet e qartë se kjo është e vërtetë. A nuk ju mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë? (Kur'an, Sure Fusilet, 41:53)
"Dhe për ju (Allahu) nënshtroi gjithëçka në qiej dhe në tokë. Me të vërtetë në to qëndrojnë argumete (shenja) për njerëzit që mendojnë thellë (reflektojnë), " (Kur'an, Sure Xhathije, 45: 13)
Po ashtu në Kur'an përsëritet disa herë shpehja: "Pse nuk reflektoni? Pse nuk mendoheni?" Kur'ani vazhdimisht inkurajon përdorimin e intelektit dhe i nxit njerëzit të mendojnë, investigojnë dhe analizojnë.
Shumë studiues Muslimanë mendojnë se krijimi i botes dhe kozmosit është projektuar nga Zoti në mënyrë të tillë që të fut në mendime: çdo gjë është e përsosur, në rregull, e adaptueshme, me pjesë qe janë të lidhura më njëra tjetren me shkak dhe teologjikisht. Allahu na fton te studiojmë dhe hulumtojmë natyrën, të bëjmë arsyetimet e duhura, e kështu të kuptojmë e të njohim Zotin, ta adhurojmë dhe t'i shërbejmë Atij.
Edhe Profeti Muhamed (as) në disa hadithe transmetohet se i ka nxitur Muslimanët të kërkojnë dituri. Ja disa prej tyre:
"Kërkoni diturinë nga djepi deri në varr..."
"Kërkimi i diturisë është detyrë për çdo Musliman burrë dhe grua."