Ky tregim vjen nga jeta e Imam Ahmed bin Hanbelit, dijetarit të njohur islam. Imam Ahmedi është edhe themelues i shkollës hanbelij dhe një nga studiuesit më të njohur suni, shpeshherë i quajtur "Shejh el-islam" ose "imam i ehli sunetit."
Në ditët e pleqërisë së tij, gjatë një udhëtimi, Imam Ahmedi u ndal afër një qyteti. Pas namazit ai dëshiroi të qëndroj një natë në oborrin e xhamisë sepse në atë qytet nuk njihte asnjë njeri. Për shkak të modestisë së tij, ai nuk deshi t’i prezantohej askujt duke menduar se në qoftë se prezantohet do ta mirëprisnin shumë njerëz.
Duke mos e njohur, kujdestari i xhamisë nuk i lejoi të qëndronte në xhami, dhe pasi ishte në moshë të shtyrë, kujdestarit iu desh ta kap për krahu. Duke parë këtë, një bukëpjekës ndjeu mëshirë për këtë njeri të moshuar (Imam Ahmedin) dhe e mori me vete. Gjatë qëndrimit me bukëpjekësin, Imam Ahmedi vuri re se bukëpjekësi gjatë tërë kohës bënte istigfar (kërkim falje prej Allahut). Imam Ahmed e pyeti bukëpjekësin se a kishte lënë ndonjë efekt në të përsëritja e vazhdueshme e istigfarit. Bukëpjekësi i tha se Allahu ia kishte plotësuar të gjitha lutjet e tij me përjashtim të njërës. Kur e pyeti se cila lutje nuk i është pranuar, bukëpjekësi tha: “E kam lutur Allahun që t'ma mundëson takimin me dijetarin e njohur Imam Ahmed bin Hanbelin ..
Në këtë Imam Ahmedi tha: “Allahu jo vetëm që ta ka plotësuar lutjen, por imam Ahmedin ta ka sjellë në pragun tënd."
Ky tregim na kujton fuqinë istigfarit (kërkim faljes) së shpeshtë!