Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Forumi Rinor Islam e përfundoi me sukses kampanjën “Studenti, fuqia e ndryshimit” | |
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentit, Forumi Rinor Islam e realizoi me sukses kampanjën “Studenti, fuqia e ndryshimit” e cila u përshkua me debate dhe ligjerata në ciklin e katër takimeve të njëpasnjëshme, edhe atë në fakultetin e disperzuar të USHT-së në Kumanovë dhe Shkup, Qendrën Rinore të FRI-së në Tetovë dhe për fund në Universitein Shtetëror të Tetovës. Vrazhda e këtij aktiviteti ciklik (22 shkurt – 1 mars), u ndërtua nga ligjërimi i shumë profesorëve e teologve eminentë në vend e rajon të cilët shtruan tezat e tyre duke krijuar një tërësi konceptesh dedikuar fuqisë së pakontestueshme studentore. Ndër të tjerë ishin edhe këto ligjerues: Avni Avdiu, Fevziu Musliu, Musa Musai, Gyltene Dërguti, Rufat Sherifi, Gadaf Rexhepi etj, të cilit dhanë mesazhin e krijimit të një modeli më të mirë studentor. E gjithë kampanja u pasurua me prezencën e një numri të madh të studentëve të cilët e vlerësuan këtë kampanjë si të dobishme dhe inkurajuese për to. Në të gjitha takimet, për t’i hapur ato dhe për të inkurajuar të pranishmit, fjalë rasti pati kryetari i FRI-se në nivel republikan z. Fevzi Musliu, i cili edhe e shpalli të mbyllur këtë aktivitet, duke e konsideruar si të suksesshme tërë mbarëvajtjen e punës dhe arritjen e qëllimit të kësaj kampanje. Qëllimi kryesor i realizimit të kësaj kampanje ishte pikërisht vetëdijësimi i studentëve për fuqinë dhe rolin e tyre të pakontestueshëm në shoqëri.
Për ndryshe 21 shkurti i vitit 1946, që konsiderohet si Dita Ndërkombëtare e Studentit u shndërrua në ditë përkujtimore si rrjedhojë e ngjarjeve të Egjiptit të po këtij viti ku grupe të mëdha studentore, të përkrahur edhe nga shtresa të tjera shoqërore, u përballën me forcat kolonizuese angleze, të cilët i pritën me zjarr, me ç’rast ranë dëshmorë 23 persona dhe u plagosën 120 të tjerë. /A.VRANGALLA/. | |
|