Të rregullosh kopshtin, nuk do të thotë se ke pengesa për mësime apo për të dhënë mësim, përkundrazi me një punë sistematike e të kujdesshme, këto arritje do të jenë maksimale.Rregullimi i kopshtit ndihmon në njohjen e rregullsisë në jetë, në njohjen e disiplinës, kolektivitetit, ndihmës reciproke, madje jep edhe mundësinë që t’ua heqësh fëmijëve dëshirën për të bërë veprime të këqija.
Ndoshta në hap të parë ky shembull do të dukej i pakapshëm, por në realitet ndihmon shumë, si dhe të gjithë e dimë se lulet zbukurojnë botën dhe kënaqin syrin e shpirtin, por më zbukuruese se lulja është njeriu i mirë e sidomos fëmija i edukuar mirë.
S’do mend se prindërit e kanë për obligim t’i edukojnë fëmijët, jo vetëm në zhvillimin mendor, por edhe në atë shpirtëror saqë duhet t’i kushtojnë rëndësi që fëmijët e tyre të jenë si kopshtet e zbukuruara.
Duke u kthyer tek ajo që u tha më lartë se, rregullimi i kopshtit të ndihmon në njohjen e rregullsisë në jetë, njohjen e disiplinës, kolektivitetit, ndihmës reciproke etj., ne mendojmë se është shumë realitet, dhe këtë duke u nisur nga fakti se, nëse një prind harxhon energji dhe forcë fizike për t’i rregulluar lulet në mënyrë shumë strikte, madje edhe duke i klasifikuar se cila duhet të jetë në vendin e duhur ose afër tjetrës, cila duhet të jetë në formë buketi, madje kur duhet ujitur e sa duhet ujitur, si dhe kujdesi i largimit së barit nga kopshti, e tëra kjo për të qenë kopshti i tyre sa më i bukur dhe joshës për syrin dhe relaksimin e tyre, padyshim që kërkon mund dhe kujdes të madh.
Por, këtu shtrohet pyetja: a nuk ia vlen një investim i tillë të bëhet nga prindërit në fëmijën e tyre për t’i kultivuar edukatë të shëndosh, ose nga shumë prindër për arsye që të mos i përgjithësojmë gjërat, konkretisht të gjithë prindërit në këtë rast?
Ne mendojmë se shumë më joshëse dhe shumë më me vlerë të lartë është edukimi i fëmijës, i cili është pasqyrë e mundit dhe e përkushtimit të prindërve në te, sesa një kujdes tejet i tepruar ndaj kopshteve sic ndodh me shumë nëna.
Duke qenë dëshmitar të kohës për sfidat dhe vlerat e ulta morale që po servohen dita-ditës më shumë, kërkohet që rëndësi të posacme t’i kushtohet fëmijëve, ngaqë fëmija i edukuar mirë lehtë i përballon të shumtën e vështirësive që mund edhe t’i kanosën, madje është edhe një lehtësim edhe për punën tënde që t’i mund ta bësh brenda apo jashtë shtëpisë.
Pavarësisht se a do t’i dhemb kjo dikujt apo jo, sot jemi dëshmitar të një realiteti të hidhur, se sa e sa prindër mirren me gjëra sekondare duke i injoruar ato primaret saqë tentojnë të gjejnë edhe arye apo mjete për t’u arsyetuar nëse fëmija i tij e vë në situate të palakmueshme jo rrallë herë, ose tjetra arsye që shumë shpesh hasim në të është se: fëmijen po e dërgoj në kopsht (qerdhe fëmijësh) ose kam kujdestarën e fëmijëve në shtëpi saqë tek fëmijët po plotësohet cdo nevojë e edukimit, kurse unë kohën e lirë që e kam, po e shfrytëzoj për veten time ose rreth shtëpisë, pse jo edhe rreth kopshtit.
Tepër të rralla janë rastet e fëmijëve të cilët janë të edukuar ose që janë me sjellje të mirë vetëm nga marrja e edukatës nga edukatorët e kopshteve ose nga kujdestarja (dadoja) e shtëpisë. Këto raste ndoshta edhe mund të numërohen, por arsyeja është se, edhe sikur të jenë të pakët në numër të rinjt tanë të cilët janë të edukuar mirë, sipas gjendjes statike që kemi, nuk i jepet rasti që ky i edukuar mirë me gjithë të arriturat e tij edukative, do të shkrihet ngadale, atehëre jorastësishtë kërkohet që sa më shumë të ketë fëmijë e të rinj të edukuar mire, sepse e ardhmja e nje populli është fëmija apo gjenerata e re, ku do ta zë vendin e atyre të cilët i zënë vendet e dikujt që ishin para tyre.
Duke ardhur në përfundim të kësaj, se fëmija i edukuar mirë, lehtë edhe mëson dhe jovështirë arrin deri tek synimi i cdo prindi që ka apo dëshiron për fëmijen e tij.Edhe më e lehtë do të ishte sikur një fëmija apo një i ri të edukohet me edukatë fetaro-islame, ngaqë vetëm atëherë i ka të qarta dhe të definuara të gjitha synimet e tij të cilat do ta bëjnë të jetshëm gjithmonë edhe sikur të ndahet nga kjo jetë.
Vetëm atëherë do të dinte të jetë mirënjohës edhe për prindin po edhe për ata të cilët i dhane dhe i mundësuan edukatë dhe dije.
Për fund lus Zotin që të na shtoje sa më shumë radhën e fëmijëve dhe të rinjëve të edukuar në vendin tonë. Amin!