Lutje me rastin e Fejesës-Martesës
Në Emër të All-llaut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Faleminderit o Allah i Madhërueshëm, që vendose të na bashkosh, të krijosh në mes nesh dashuri të sinqertë, respekt, besnikri dhe harmoni shpirtërore.
Faleminderit o Allah i Mëshirshëm, që na mëshirove duke krijuar tek ne bindjen e fortë se fejesa dhe tani martesa jonë që po e bëjmë është bërë dhe po bëhet me caktimin dhe dëshirën tënde, për të na bërë neve të lumtur duke bërë një jetë të pastërt morale, nderëshmëri dhe besënikëri, ashtu siç ju e keni paraparë për njerëzit besimtarë.
Të lusim o Allah i Mëshirshëm, që të na japish shëndet të plotë, fëmijë të shëndoshë e të zgjuar, që do ta ndjekin rrugën tënde të drejtë e jo të djallit të mallkuar, i cili çdo gjë të mirë njerëzore don ta shkatërroj.
Ruana o Allah i Fuqiplotë nga shpirtëkëqinjët, ziliqarët dhe prej atyre që bëjnë magji!
Të lusim o Allah Sundues i tokës dhe i gjithësisë të na mbroshë nga ndikimi i djallit të mallkuar! Bëne që zemrat dhe mendjet tona të mos bijnë nën ndikimin e të mallkuarit.
Të lusim o Allah i çdo gjëje që ndodhet në mes tokës dhe qiellit, të na forcosh besimin që e kemi në ty, zemrat të na i pastrosh dhe mendjet të na i kthjellosh edhe më tepër! Bëne që pabesimtarët të mos janë në mesin dhe shoqërinë tonë!
Të lusim o Allah i Mëshirshëm që në këtë botë të na jepsh të mira dhe begati, kurse në botën tjetër të na shpërbleshë me Xhenetin, që do të jetë vetëm për të devotshmit dhe ata që ti i mëshironë.
Bëne o Allah Dritëdhënës, që në mes nesh të mos ketë ngatërresa, mosbesim, djallëzi, mashtrim, rrenë, armiqësi, urrejtje dhe tradhëti që ju i urreni këto vese , dhe për gjëra të tilla njerëzit i dënoni me xhehnem së bashku me djallin e mallkuar, sepse të gjitha të ligat që i bëjnë njerëzit e kanë nxitjen nga ai i mallkuari.
Të falenderojmë o Allah i Madhërueshëm për të gjitha të mirat që na i ke dhënë deri tash! Të falenderojmë që na e mbjelle besimin e plotë në ty, që jeni një dhe i Plotëfuqishëm. Jeni Sundues i tokës dhe i qiejëve. Jeni Ai që krijoni lindje dhe vdekje. Gjykuesi i vetëm në Ditën e Gjykimit.. Të falenderojmë shumë për shëndetin e plotë që na e dhurove, që është kusht themelorë i të gjitha sukseseve që ne dëshirojmë t`i arrijmë.
Betohem në ty o Allahu ynë, se rrugën tënde do të mundohemi ta ndjekim sa kemi mundësi, por të lusim o Allahu i Madh, që për gabime të pavetëdijshme të mos na dënosh, por të na i falësh dhe të na mëshirosh!
Të lusim o Allah i Gjithëdijshëm, që na sheh, na dëgjon dhe din se çka mendojmë dhe veprojmë, të mos na dënosh për mendimet tona, që ndonjëherë nuk mundë t`i kontrollojmë, por që nuk veprojmë sipas tyre.
Bëne që me punë dhe vepra tona të mira ta fitojmë botën tjetër të Ahiretit!
Falnaj o Allah i Mëshirshëm gabimet që i kemi bërë deri tash! Thellësishtë jemi të vetëdijshëm se jemi mëkatar, prandaj falnaj gabimet, se vetëm ti je ai që mund të na i falësh ato.
Ndihmona o Mëshirues i të gjithë mëshiruesve që kurrë më të mos bëjmë gabime dhe mëkate!Qofshim të shpëtuar ne dhe të gjithë besimarët e vërtetë!
Amin!
U lavdërohtë emri yt o Allahu i Madh, nga zemra, mendja dhe gjuha jonë sa të jemi gjallë! Amin!