Ndihma për Pakistanin po pengohen, ndërkohë që pritet me keq
Shpërndarja
e ndihmave humanitare për të dëmtuarit nga përmbytjet në Pakistan
vazhdon të përballet me pengesa të mëdha si pasojë e motit të keq dhe
prishjes së rrugëve, ndërkohë që shërbimi metereologjik pakistanez
paralajmëron se moti në ditët në vijim do të jetë më i keq.
Rr...eshje
të shumta vazhdojnë të bien me rrëmbim në zona të mëdha të provincës së
Sindit në jug të vendit për të dytën ditë me rradhë, ndërkohë që ujërat
vazhdojnë të vërshojnë në lumenjtë kryesorë që rrjedhin nga provincat e
Hajberit dhe Panxhabit drejt Sindit.
Të ndodhur përballë vonesës së
mbërritjes së ndihmave ndërkombëtare, Pakistani po mbështetet në
mundësitë lokale, Shumë qytete pakistaneze janë përfshirë nga një
lëvizje aktive për mbledhjen e ndihmave për të dëmtuarit.
Përmbytjet
që kanë përfshirë Pakistanin që prej javësh kanë çuar në vdekjen e më
shumë se 1600 personave dhe në dëmtimin e rreth 15 milionë të tjerëve.