islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
33 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 33 vizitorë :: 3 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  Empty96%Një Buqetë me lutje të zgjedhura  Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  Empty0%Një Buqetë me lutje të zgjedhura  Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  Empty0%Një Buqetë me lutje të zgjedhura  Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  Empty0%Një Buqetë me lutje të zgjedhura  Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  Empty1%Një Buqetë me lutje të zgjedhura  Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Një Buqetë me lutje të zgjedhura  Empty2%Një Buqetë me lutje të zgjedhura  Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Një Buqetë me lutje të zgjedhura

Shko poshtë 
AutoriMesazh
REJHANA-ENSAR
Moderator
Moderator
REJHANA-ENSAR


Numri i postimeve : 811
Data e regjistrimit : 07/07/2010
Mosha : 37
Nacionaliteti-Sheti : stuttgart

Një Buqetë me lutje të zgjedhura  Empty
MesazhTitulli: Një Buqetë me lutje të zgjedhura    Një Buqetë me lutje të zgjedhura  EmptyFri 13 Aug 2010 - 17:29

Një Buqetë me lutje të zgjedhura
Nuk gjeta për ju dhuratë më të mirë për këto netë, sesa një Buqetë me lutje të zgjedhura...







Së shpejti, me lejen e All-llahut të Madhërishëm, po hyjmë në 10-të netët e fundit të Ramazanit, 10-të netët që Allahu i Madhërishëm i ka zgjedhur nga më të begatat që ekzistojnë, begatia në to është e përmasave madhështore, 10-të netët e shpëtimit nga zjarri, 10-të netët në të cilat është Një Natë më e vlefshme se 1000 muaj,e cila para së gjithash, për ne është një shans jetik për tu pastruar nga mëkatet dhe gabimet, Natë në të cilën: "Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë” (Kur’an: ed-Duhan, 4), do të thotë se në atë natë fati i të gjitha krijesave vendoset për vitin e ardhshëm; Natë në të cilën: “Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në natën e Kadrit. E ç'të bëri ty të dish se ç'është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit”. (Kur’an: El-Kadër, 1-5).

Ajshja na tregon se: ”Gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit, i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, shtrëngonte rripin e tij dhe kalonte netët në adhurim. Ai po ashtu zgjonte edhe familjen e tij.” [Sahihul Buhari, 1920]
Ajshja po ashtu ka thënë: ”Nuk e kam parë asnjëherë të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, duke lexuar Kur’anin brenda një nate të vetme, apo duke kaluar tërë natën në namaz deri në mëngjes, apo duke kaluar tërë muajin në agjërim si në Ramazan.”[Suneni i Nesaiut, 1641 dhe Suneni i Ibën Maxhes,1348]

Prandaj, për këto dhjetë netë, në të cilat jemi më aktiv në adhurime, në namaz, në lutje, në lexim të Kur’anit, në vepra të mira, më shumë se çdo herët tjetër, jemi në lutjet e njëri-tjetrit më shumë se çdo herë tjetër, jemi më afër All-llahut sesa çdo herë tjetër, nuk gjeta për ju dhuratë më të mirë për këto netë, sesa një Buqetë me lutje të zgjedhura nga Kur’ani Famëlartë, lutje nga praktika e Muhammedit alejhi’s selam dhe lutje tjera të dobishme...:

Lutjet nga Kur'ani:
- "Zoti ynë, ne i kemi bërë padrejtësi vetes sonë, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, atëherë do të jemi prej të humburve". (El-A'raf: 23)
- "O Zot, më fal mua, prindërit e mi, çdo besimtar që hyn në shtëpinë time dhe çdo besimtar dhe besimtare". (Nuh: 28)
- "Zoti ynë, pranoi prej neve (veprat tona), se me të vërtetë Ti je Dëgjues, i Ditur". (El-Bekare: 127)
- "dhe na i prano pendimet tona, se Ti me të vërtetë je Pranues i pendimeve dhe i Mëshirshëm". (El-Bekare: 128)
- "O Zot më bën falës të namazit dhe prej pasardhësve të mi bën të tillë, dhe, o Zot, pranoje lutjen". (Ibrahim: 40)
- "Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe të gjithë besimtarët Ditën e llogarisë". (Ibrahim: 41)
- "Zoti im, më dhuro (dituri për) pushtet dhe më bashko me të mirët, më le përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas, më bën prej trashëguesve të Xhennetit të begatshëm". (Esh-Shuara: 83-85)
- "Zoti ynë, mos na bëjë sprovë për ata që mohojnë dhe na fal neve, Ti je Ngadhënjyesi, I Urti". (El-Mumtehine: 5)
- "O Zot, më mundëso që Të të falënderoj për të mirat Tuaja që na i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë". (En-Neml: 19)
- "O Zot, mos na bën sprovë për zullumqarët dhe na shpëto me mëshirën Tënde nga jobesimtarët". (Junus: 85-86)
- "Zoti ynë, na i fal mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona, na i forco këmbët tona dhe ndihmona kundër popullit jobesimtar". (Ali Imran: 147)
- "Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në të gjitha çështjet tona". (El-kehf: 10)
- "O Zot, më shto (edhe më tepër) dituri". (Taha: 114)
- "O Zot, më fal dhe më mëshiro, se Ti je Mëshiruesi më i mirë". (El-Muminun: 118)
- "Zoti ynë, na jep në këtë botë të mira, e edhe në ahiret na jep të mira dhe na mbroj nga dënimi i zjarrit". (El-Bekare: 201)
- "Dëgjuam dhe respektuam, dhe prej Teje kërkojmë falje o Zoti ynë, ngase te Ti është përfundimi". (El-Bekare: 285)
- "Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na udhëzove, na dhuro nga ana Jote mëshirë, se vetëm Ti je Dhurues i madh". (Ali Imran: 8)
- "Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i Lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit! Zoti ynë, atë që Ti e fut në zjarr, atë e ke poshtëruar; për zullumqarët nuk ka ndihmëtarë! Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e thoshte): Besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i fal mëkatet tona, na i shlyej gabimet tona dhe pas vdekjes na bashko me të mirët! Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet Të dërguarve T'u na e premtove dhe në Ditën e Kijametit mos na turpëro; vërtet, Ti je Ai që nuk e shkel premtimin". (Ali Imran: 191-194)
- "Zoti ynë, Ty të besuam; na i fal mëkatet tona dhe na mëshiro, ngase Ti je Mëshirues më i mirë". (El-Mu'minun: 109)
- "Zoti ynë, largoje prej neve dënimin e Xhehennemit, se dënimi i tij është gjëja më e rëndë. Ai, vërtet, është vendqëndrim dhe vendbanim i keq". (El-Furkan: 65-66)
- "O Zot, më mundëso që Të të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mi, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m'i bën të mirë pasardhësit e mi. Unë pendohem te Ti dhe unë jam prej muslimanëve". (El-Ahkaf: 15)
- "Zoti ynë, ne Të kemi besuar, na regjistro me dëshmitarët". (El-Maide: 83)
- "O Zot, unë jam i nevojshëm për çdo të mirë që ma zbret". (El-Kasas: 24)
- “Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!” 2:201
- “Zoti ynë mos na bë neve me mizorët!” 7:47
- Zoti ynë, na dhuro durim dhe na bën të vdesim muslimanë!” 7:126
- "O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!” 18:10
- "Zoti ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm nga Ti jemi kthyer dhe vetëm te Ti është e ardhmja!" 60:4
- “Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. 6:162 AMIN!

Lutje nga praktika e Muhammedit alejhi’s selam
- "Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga sprova dhe dënimi i zjarrit, nga sprova dhe dënimi i varrit, nga sherri i sprovës së pasurisë dhe sherri i sprovës së varfërisë. Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga sherri i sprovës së Dexhxhallit. Zoti ynë, laje zemrën time me ujë të borës dhe breshërit, pastroje zemrën time prej mëkateve ashtu sikur që ke pastruar rrobat e bardha prej ndytësirave dhe më largo prej mëkateve ashtu sikurse ke larguar Lindjen prej Perëndimit. Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga përtacia, mëkati dhe borxhi”.
- “Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga frika, kërkoj strehim te Ti nga koprracia, kërkoj strehim te Ti që të kthehem në moshë të shtyrë dhe kërkoj strehim te Ti nga sprovimet e kësaj bote dhe dënimi i varrit”.
- “Zoti ynë, unë i kam bërë padrejtësi të madhe vetes sime, askush s’i fal mëkatet përveç Teje, falëm me falje prej Teje dhe më mëshiro, ngase Ti je Falës, Mëshirues”.
- “All-llahu im, Ti je Zoti im, s’ka Zot tjetër përveç Teje. Ti më ke krijuar e unë jem robi Yt; do të jam besnik ndaj marrveshjes dhe premtimit Tënd sa të mundem; jam mirënjohës ndaj dhuntive Tuaja ndaj meje dhe i pranoj gabimet e mia; Më fal se s’ka kush që i fal mëkatet përveç Teje dhe kërkoj strehim te Ti prej të keqes që e kam bërë”.
- “All-llahu im, Ty të takon falënderimi, ngase Ti je drita e qiejve dhe tokës dhe çfarë ka në to; Ty të takon falënderimi ngase Ti je mbikëqyrës i qiejve dhe tokës dhe çfarë ka në to; Ty të takon falënderimi ngase Ti je e Vërteta; Premtimi Yt është i vërtetë, Thënia Jote është e vërtetë, takimi me Ty është i vërtetë, Xhenneti është i vërtetë, Xhehennemi është i vërtetë, Kijameti është i vërtetë, pejgamberët janë të vërtetë dhe Muhammedi a.s. është i vërtetë. All-llahu im, Ty të dorëzohem, vetëm në Ty mbështetem, Ty të besoj, Ty të pendohem, për Ty armiqësoj dhe Ti je gjykatësi im, m’i fal mëkatet që i kam bërë dhe që do t’i bëj, që i kam fshehur dhe që i kam bërë publikisht. Ti e përparon këdo dhe Ti e vonon këdo, nuk ka Zot tjetër përveç Teje”.
- “All-llahu im, bëj në zemrën time dritë, në shikimin tim dritë, në dëgjimin tim dritë, në të djathtën time dritë, në të majtën time dritë, mbi mua dritë, ndër mua dritë, para meje dritë, pas meje dritë dhe më jep mua dritë”.
- “All-llahu im, më fal, më mëshiro, më udhëzo dhe më furnizo”.
- “All-llahu im, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, vetëm në Ty jam mbështetur, Ty të pendohem, për Ty armiqësoj. All-llahu im, kërkoj strehim në Krenarinë Tënde, që s’ka Zot tjetër përveç Teje, prej lakimit nga rruga e vërtetë.
- “All-llahu im, m'i fal gabimet e mia, injorancën time, lëshimet në punën time dhe atë që Ti e di më mirë se unë. All-llahu im, më fal seriozitetin tim dhe shakanë time, gabimin që e bëj pa qëllim dhe me qëllim, ngase të gjitha këto i posedoj. All-llahu im, m’i fal mëkatet që i kam bërë dhe që do t’i bëj, ato që i kam bërë fshehurazi dhe publikisht, dhe ato që Ti i di më mirë se unë. Ti e përparon këdo dhe Ti e vonon këdo, nuk ka Zot tjetër përveç Teje”.
- O All-llahu im, unë kërkoj prej Teje udhëzimin, devotshmerinë, faljen dhe mjaftueshmërinë.
- O ndryshues i zemrave, perforcoje zemrën time në fenë Tënde.
- O All-llahu im, Ti që je kthyes i zemrave, zemrat tona kthei në nënshtrimin Tënd.
- O All-llahu im, ma përmireso fenë time e cila është mbrojtje e çështjes sime, ma përmireso dunjanë time në të cilën jetoj dhe ma përmirëso ahiretin tim në të cilin do të kthehem. Ma bën jetën shtesë të çdo të mire dhe ma bën vdekjen rehati nga çdo e keqe.
- O All-llahu im, kërkoj të më mbrosh nga ndërprerja e dhuntisë Tënde, nga largimi i faljes Tënde, nga ardhja e papritur e dënimit Tënd dhe hidhërimit Tënd në çdo gjë.

Lutje tjera të dobishme:
- O Allah na hap dyert e Mëshirës Tënde!
- O Allah na zbut sytë me lotë të besimit!
- O Allah na zbut zemrat tona me ëmbësli të imanit!
- O Allah mi lidh veprat e mira në zinxhirë të pazgjidhur për të cilat do të kapem!
- O Allah, më jep mëshirën dhe faljen Tënde, të kërkoj shpëtim nga çdo mëkat dhe
përfitim nga çdo punë e mirë, të kërkoj xhenetin dhe shpëtimin nga zjarri i xhehnemit! O Allah, na i përmirso rezultatet e të gjitha punëve tona, na ruaj nga poshtërimi në këtë botë dhe nga dënimi i botës tjetër! O Allah na jep frikë ndaj Teje aq sa të na largojë nga kundërshtimi yt, na jep bindje ndaj Teje aq sa të na çojë në xhenetin Tënd, na jep besim tek Ty aq sa të na lehtësojë vështirësitë e kësaj bote! O Allah na gëzo me dëgjimin, shikimin dhe forcën tonë deri sa të jemi gjallë.
- O Allah, na jep një pjesë devotshmërie ndaj Teje që të na shërbejë si digë midis nesh dhe mëkateve tona. Na jep një pjesëz bindjeje ndaj Teje që të na bëjë të hyjmë në Xhennetin Tënd, dhe një pjesëz imani që i bën fatkeqësitë e kësaj bote të na duken të lehta. Na bëj të shijojmë bekimet e dëgjimit, shikimit dhe fuqisë sonë për sa kohë Të na dhurosh jetë...
- All-llahu im, po kthehem dhe pendohem te Ti, me mëshirën, faljen dhe butësinë Tënde mos më refuzo. Më prano, o Ti që e pranon pendimin nga robërit dhe i fal gabimet.
- "All-llahu im, kërkoj prej Teje kërkesën më të mirë, lutjen më të mirë, shpëtimin më të mirë, punën më të mirë, shpërblimin më të mirë, jetën më të mirë, vdekjen më të mirë, më përforco dhe ma rëndo peshojën (e veprave të mira), ma forco imanin, m'i ngrit shkallët në Xhennet, ma prano namazin, m'i fal mëkatet dhe kërkoj prej Teje shkallë të larta në Xhennet. All-llahu im, kërkoj prej Teje çelësat e të mirave dhe fundin e tyre, të gjitha të mirat; fillimin e tyre, të dukshmet dhe të brendshmet, dhe kërkoj shkallët e larta të Xhennetit. Amin. All-llahu im, kërkoj të mirën e asaj që e bëj dhe që e veproj, të mirën e asaj që duket dhe të mirën e asaj që s'duket dhe kërkoj shkallët e larta të Xhennetit. Amin. All-llahu im, kërkoj që të ma ngresh lart emrin tim, të ma përmirësosh gjendjen, të ma pastrosh zemrën, të ma mbrosh moralin, të ma ndriçosh zemrën, të m'i falish mëkatet dhe kërkoj shkallët e larta të Xhennetit. Amin. All-llahu im, kërkoj që të më bekosh mua, dëgjimin tim, shikimin, shpirtin, fytyrën, moralin, familjen, jetën, vdekjen, veprat, t'i pranosh të mirat (që i veproj) dhe kërkoj shkallët e larta të Xhennetit. Amin". (Përmbledhje e lutjeve – ua rekomandoj për Natën e Kadrit)
- O Zot hapi dyert e qiellit dhe mirëpriti lutjet tona!
- O Allah, bëje pjesën më të mirë të jetës sime fundin e saj, punët e mia më të mira punët e fundit dhe ditët e mia më të mira, ditën kur do të takoj Ty! O Allah më jep një jetë të begatë, një vdekje të qetë dhe kthim jo të turpshëm tek Ti! AMIN.
- O All-llah, ma mundëso të vdes me fjalën La ilahe ilAllah, Muhammed resulullah, o All-llah ma mundëso të vdes shehid, o All-llah më bashko me shehidë e Pejgamberë në xhennetet e larta.
- Allahu im na kthe te Ti në mënyrën ma të mirë… me mëshirën Tënde, o më i Mëshirshmi i mëshiruesve. AMIN
- O Allah, të lutem për të mirat për të cilat të është lutur pejgamberi ynë, Muhammedi alejhi’s selam, ndërsa kërkoj ndihmën Tënde prej të këqijave prej të cilave ka kërkuar ndihmë edhe pejgamberi ynë, Muhammedi alejhi’s selam. Ti ofron ndihmë dhe i plotëson duatë. Nuk ka fuqi as pushtet pos fuqisë dhe pushtetit të Allahut."
- Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr.

- All-llahu im, Ti je Falës, dhe e do faljen, ndaj më fal mua. (Lutja më e shpeshtë në Natën e Kadrit)

Lus All-llahun e Madhërishëm që të na e mundësojë ta përjetojmë Natën e Kadrit me të gjitha të mirat e saj, si dhe të na i pranojë adhurimet tona, namazet, lutjet, dhikrin dhe çdo vepër të mirë! AMIN!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://wwww.islami-eshte-drit.albanianforum.net
 
Një Buqetë me lutje të zgjedhura
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lutje te Zgjedhura
» Si lutje Muhammedi a.s (Lutje te ndrysme)
» *Porosi nga krijuesi Yt (Ajete te zgjedhura)!!!
» FETVA TË ZGJEDHURA RRETH ÇËSHTJES SË GRUAS - Afet Beadini
» FETVA TË ZGJEDHURA RRETH ÇËSHTJES SË GRUAS Perktheu Afet Beadini VAzhdon

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: Ramazani-
Kërce tek: