Hëna ka filluar të “plaket” rreth 1 miliard vjet më parë kur pjesa e brendshme e saj nisi të ftohej.
Këtë e vërtetojnë imazhet e publikuara në revistën “Science” ku janë fotografuar 14 deformime nga sonda e NASA-s, Lunar Reconnaissance Orbiter. Sipas të dhënave, rrudhat e Hënës mund të jenë më të shumta nga sa është menduar deri tani.
Imazhet e sondës janë analizuar nga një group amerikan nga Smithsonian Institution në Uashington. Ata theksojnë se 1 miliard vjet më parë sateliti jonë natyror filloi të ftohej duke u tkurrur dhe duke u zvogëluar.
“Rrudhat” e para të Hënës u vunë re në vitet ’70 nga misionet Apollo 15, 16 e 17. “Me këto pamje ndryshon imazhi jonë për Hënën”, shpehet Mark Robinson nga Universiteti i Arizonas.