Në iftarin më të madh në botë të shtruar ndonjëherë morën pjesë rreth 41120 persona.
Iftari u shtruar përgjatë rrugës “Atësh-Allanë”.
Ushqimi i iftarit u sigurua një pjesë nga vetë personat e pranishëm që kishin sjellë ushqim familjar dhe pjesën tjetër të ushqimit e ka siguruar bashkia.
Organizatorët kanë siguruar si ushqim sasinë prej 10 tonësh pilaf, 8 ton mish, 100 mijë shishe ujë, 45 mijë shishe me lëng frutash dhe një sasi e madhe dhalle.
Personeli i organizatorëve që shërbente përbëhej nga 2 mijë 900 persona dhe numri i kuzhinierëve ka qenë 50 persona.
Në mbrëmjen e iftarit ka qenë i pranishëm edhe kryetari i bashkisë Stambollit, Kadir Topbash, i cili ka thënë se në këtë iftar të veçantë u vunë në dukje vlerat e larta të miqësisë.ZAMAN