Motër e dashur, mjaft me ëndrrime!
U ulë në fund të sexhades saj pasi mbaroi namazin dhe ngriti duart për të mbuluar fytyrën e saj që t’i ndalojë lotët që i rrjedhin sikur uji nga ujëvarat.
E ka qortuar e ëma e saj disa herë për shkak se po e refuzon një djalë të ri që u paraqit për ta fejuar edhe pse ishte i mirë dhe i devotshëm nga pamja – nuk e lëvdojmë te All-llahu askënd.
Refuzoi lidhshmërinë me të ngase ëndërronte që të jetë grua e një Muxhahidi në rrugë të Allahut. E ka mësuar jeta se ëndërrimi është (Mubah) i lejuar ...
Por, të lidhurit për një gjë të pa arritur dhe mbështetja në paramendime dhe ëndërrime, të cilat ndoshta nuk realizohen, me të vërtet se kjo është prishje e rendit të jetës.
Nuk do të qortoj oj motër e dashur, ty që edhe nga largu të kuptohen dhimbjet, dhe të shihen lotët.
Për atë ...
Po ta drejtoj këtë shkrim oj motra e dashur nga zemra e dashur dhe e vërtet dhe ti shkruaj këto fjalë, ndoshta do të arrijnë në zemër të dashur.
Motër e dashur!
Më janë paraqitur edhe mua në mendimet e mia kësi ëndërrime të mëdha, kanë bartur në brendësin e saj fotografi të burrave më të mëdhenj.
Emrat e tyre janë shkruar në zemrën time para se të arrijnë në paramendime, fli e zgjohem me një ëndërr të pa arritur, dhe ëndërr e cila nuk pranon komentim.
Sa herë kam paramenduar Hamzëm, Aliun, Ibn Zubejrin, El-Ka’ëkaë, Salahudinin dhe... dhe...dhe...
Si ishin ata? Dhe si ishin grat e tyre?
Sa pata dëshirë që të shoh Abdullah ibn Mes’udin dhe ta dëgjoj zërin e tij duke lexuar Kuranin dhe ëndërrova që ta kem për fat një sikur ai, që e gjallëron natën (falet natën), që të më bëjë të më rrjedhin lotët dhe të më zbutë vrazhdësinë dhe të më heq etjen.
Eh sa herë i kam mbyllur sytë kur isha duke lexuar ndonjë libër që flet për historinë e të mëdhenjve të umetit tonë musliman nga kalimi i kohës bulëzuese. Flija dhe kaloja natën duke ëndërruar sikur t’i jetoja ato kohëra dhe të isha grua e ndonjërit prej tyre.
Ëndërrime dhe mendime... nuk ka shpresë për realizimin e tyre...
Besoj se jam e sigurt se ëndërrimi i çdo femrës prej nesh është që të jetë grua e një Muxhahidit në rrugë të All-llahut. Madje, edhe që të jetë gjithashtu nënë e një muxhahidit në rrugë të All-llahut ...
Ëndërrimi ynë i parë s’është në dorën tonë që të e realizojmë, ngase martesa është caktim nga All-llahu subhanehu ue teala.
Por, ëndërrimi ynë i dytë, me ndihmën e Allahun dhe fuqinë dhe dëshirën e tij do të mundohemi të e realizojmë këtë ëndërrim sa të kemi mundësi për të arritur deri tek kjo.
Ndoshta mendojnë femrat e tona se kalorësi i ëndrrave patjetër duhet t’i ketë të gjitha cilësitë që i paramendon ajo në atë burrë. Kjo është gjë e pa mundur që të ndodh. Ngase thjesht edhe ai gjithashtu nuk arrin në të gjitha cilësitë që i paramendon në femrën e ëndrrave tija.
E për këtë patjetër që të vendosim më pak kushte që janë të obligueshëm për ta pranuar atë dhe për të mos zbritur nga ai. Më kryesorja e tyre është që të jetë njeri i mirë, që ka frik All-llahun në çështjet e jetës së tij dhe të jetë i përkujdesshëm ndaj obligimeve që i ka për detyrë.
E ajo është më pak që ka pranuar i Dërguari, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, nga Beduini, i cili i tha atij: “Pasha Allahun, nuk do të shtoj nga kjo dhe as nuk do të lë mëngët” Tha i Dërguari, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Ka shpëtuar nëse e vërteton”. Siç ceket në hadith që e transmeton Muslimi në musnedin e tij nr. 11.
Le të shikoj çdo femër atë që i paraqitet për ta fejuar në mënyrë realiteti, jo me sy të ëndrrave dhe paramendimeve.
Le të jenë dëshirat e saj për t’i realizuar ëndërrimet e saja në pasardhësit e saj në të ardhmen, ngase ndoshta ajo merr për qëllim që të edukoj një burrë të kompletuar në personalitetin e tij që të bëhet prej personaliteteve islame që të bëhet burrë që s’mundi të e arrij ajo, e ishte Kaderi që popullsia e saj nuk e edukoi atë për të.
Le ti edukoj bijat e saj që të jenë gra të ndershme, të devotshme e respektuese ndaj burrave te tyre, ruajtëse të fshehtësisë dhe të besueshme ndaj shtëpive të tyre dhe gra që nxjerrin shembuj ndriçues që zdritin umetin pas shumë kohë gafleti...
Le të bëhesh oj motër e dashur sikur Hatixhja-Allahu qoftë i kënaqur me atë- në përmbajtën e burrit te saj- sal-lallahu alejhi ve sel-lem - dhe le të bëhesh sikur ajo në mirësinë e burrit te saj, dhe në zbrastirën e saj për çështjet e shtëpisë saj dhe edukimin e Fatimes- Allahu qoftë i kënaqur me atë- e cila e ka ndriçuar ajo me rendin e saj mirësin e burrit saj Aliu “Ebi Turab” –Allahu qoftë i kënaqur me të- dhe e cila pranoi atë edhe pse ishte i varfër dhe jetoi jetë të ngushtë me atë, duke qenë ajo gruaja më e përsosur dhe më e bukura ndaj vajzave dhe bija e më të mirës krijesë dhe zotëris tyre dhe Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
Le të bëhesh si Aisheja- Allahu qoftë i kënaqur me atë- në thellosjen e diturisë dhe kuptimin e tij nga burri i saj – sal-lallahu alejhi ve sel-lem - dhe e vazhdoi thirrjen e dërgimit tij pas tij- sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
E nëse të vjen ndonjë mendim që të lëvdon pranimin e atij që është me më pak kushte për të e pranuar për burrë, përkujto gruan e feraonit, Asijen, e cila ishte nën njeriun për të humbur dhe më të poshtë e më kafir prej të gjithë krijesave, i cili pretendoi edhe se është Zot. Megjithatë ajo arriti gradën më të lart në xhenet dhe e zbukuroi Allahu subhanehu ue teala me durim dhe u mundua në thirrjen e burrit saj për adhurimin e All-llahut duke bërë durim për këtë dhe nuk u ndalua ajo për adhurimin e All-llahut dhe për të u lutur tek ai, dhe tha: “O Zot më ndërto mua tek ty një shtëpi në xhenet”.
E për të lindur nënat e kësaj kohe burra që shembulli i tyre është Muhamedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, Hamza, Aliu, Ibn Mes’udi, Salahudini, na duhet që të pajtohemi me gjendjen tonë dhe të pranojmë atë që na ka caktuar Allahu prej burrave të dëshmuar për sinqeritetin e tyre dhe sjelljen e mirë të tyre.
Gjithashtu edhe burrave u duhet të pajtohen me femrat e kësaj kohe, prej të cilave shpresojnë të jenë sikur Hatixheja, Aisheja apo Fatimeja... edhe pse nuk i posedon gjithë cilësitë e tyre.
E le të i vazhdojmë ëndërrimet tona dhe të shpresojmë realizimin e tyre në bijtë e tanë për në të nesërmen ndriçuese me emër të All-llahut.
Shkroi motra Merjem
Përktheu: Suat Fetahi