Mysafiri i fundit
Kush është atje? Bërtiti i fjeturi.
Unë jam Engjëlli i vdekjes, më lejo brenda.
Njeriu menjëherë, filloi të dridhet.
Sikurse një person që djersitet prej temperaturës vdekjeprurëse.
Ai i bërtiti gruas së tij të fjetur.
Mos e lejo që të ma merr jetën time.
Të lutem largohu, oj Melaqe e vdekjes!
Më le rehat, unë ende nuk jam i gatshëm.
Familja ime varet prej meje.
Më jep një shans, o të lutem me dashje.
Engjëlli trokiti prapë dhe prapë.
Shok do ta marrë jetën tënde pa dhimbje.
Këtë shpirt tëndin Allahu e kërkon.
Unë nuk kam ardhur me dëshirën time.
Vë re, njeriu filloi të qajë.
O Engjëll kamë shumë frikë të vdes.
Do të japë ari dhe do të bëhem robi yt.
Mos më dërgo tek varri i errët.
Më lejo brenda o shok! Tha Engjëlli.
Hape derën, ngrihu nga shtrati.
Nëse nuk më lejon që të hyjë brenda.
Unë do të hyjë brenda sikurse xhinët.
Njeriu e mori në dorën e tij armën.
I gatshëm për tu mbrojtur prej qëndrimit të Engjëllit.
Unë do ta drejtoj armën time drejt kokës tënde.
Nuk ke guxim që të hysh brenda, do të hapi zjarr për të mbytur.
Dhe tani më Engjëlli ishte brenda në dhomë.
Duke thënëo shok! Përgatitu për caktimin tëndë.
Njeri i marrë, Engjëjt nuk mbyten.
Lësho poshtë armën tënde dhe mos pëshpërit.
Pse je i frikësuar! Më trego o njeri,
që të vdesësh sipas caktimit të Allahut.
Eja dhe më buzëqeshë, mos u bë i zymtë,
bëhu i lumtur për kthimin tek Ai.
O Engjëll! Unë e uli kokën në turp,
nuk kam pas kohë që ta them emrin e Allahut.
Prej mëngjesit deri në muzgë, kam fituar pasuri,
duke mos u kujdesur për shëndetin tim.
Urdhrat e Allahut kurrë si kam përfillur.
as që i kam falur pesë kohët e namazit.
Ramazani ka ardhur dhe ramazani ka shkuar,
por nuk kam pasur kohë për pendim.
Haxhi vetëm se ka qenë obligim për mua,
por nuk jam shkuar me parat e mija.
Të gjitha lëmoshat i kam injoruar,
duke marrë kamat më shumë dhe më shumë.
Nganjëherë e kam quar gllënkën e dashur të verës sime,
me gra përkëdhelëse jam ulur që të darkojë.
O Engjëll! Bëjë kërkesë tek ti,
që të ma shpenzosh shpirtin tim për një apo dy vite.
Do ti përmbahem ligjeve të Kuranit,
kam për tu falur gjatë këtyre ditëve.
Kam për ti plotësuar agjërimin dhe haxhin tim.
dhe do të largohem prej mendjemadhësisë.
Do të largohem prej kamatës,
dhe tërë pasurin time do ta jap në sadaka – lëmoshë.
Vëren dhe vajzat do ti urrej,
dhe do ta shijoj njëshmërin e Allahut.
Ne Engjëjt e bëjmë atë që na kërkon Allahu,
ne nuk mund ti kundërvihemi urdhrave të Tij.
Vdekja është e caktuar për çdonjërin,
baba, nënë, vajzë apo djalë.
Kamë frikë se ky është momenti yt i fundit,
tani përkujto të kaluarën tënde.
Unë e kuptoj frikën tënde,
por tani është shumë vonë për lotët tuaj.
Ti jetove në këtë botë, dy apo më shumë llogari,
dhe njerëzit nuk të kanë admiruar asnjëherë.
Prindërit tuaj nuk i ke dëgjuar,
të varfrit e uritur i ke kthyer mbrapa.
Vajzat e keqpërdorura për ty kanë kënduar,
në klubin e natës për jetës.
Ti e ke injoruar thirrjen e myezinit (për namaz),
e as që e ke lexuar Kuranin e Shenjët.
Duke i thyer premtimet tërë jetën,
duke i përgojuar shokët dhe duke shkaktuar grindje.
Prej mallrave të ruajtura, ke fituar fitim të madh,
ndërsa punëtorët tuaj të gjorë i ke paguar pak.
Kuajt dhe kartat kanë qenë endja yte,
dhe fitimi i parave ka qenë kënaqësia yte.
Ti ngrëne vitamina dhe u bëre i trashë,
dhe me të sëmurit kurrë nuk u ule (për ti vizituar).
Një pikë gjaku kurrë se ke dhënë,
e cila do ta shpëtonte ndonjë foshnje të vogël.
O njeri, ti ke bërë mjaftë të këqija,
ti i ke blerë pronat e mira për një këngë.
Kur bujqit kanë kërkuar prej teje,
ti nuk pate mëshirë, kjo është e vërtet.
Xhenet për ty? Nuk mund të them,
pa dyshim ti do të banosh në zjarr.
Nuk ka kohë për ty që të pendohesh,
unë do ta marrë shpirtin tënd për të cilin edhe jam dërguar.
Përfundimi sidoqoftë, është shumë i pikëlluar,
dhe rastësisht, ai ra i vdekur.
O lexues! Merr moral prej kësaj,
ti kurrë nuk e dinë, fundi yt mundë të jetë afër.
Ndrysho jetesën tënde dhe bënë korrigjime
se Xheneti varet prej veprave tuaja.
Nëse kjo poezi të ka frymëzuar ty,
ka mundësi që ti ndihmoj edhe dikujt tjetër gjithashtu.