Hamdiu po lozte në bahçe,kur pa një plak me mjekër të bardhë që po ecte me hapa të vegjël.Plaku ndaloi për të pushuar pak te porta e bahçes së shtëpisë dhe i tha hamdiut:
-Bir a mund të rri një natë në këtë mysafirhane?
Hamdiu qeshi dhe i tha:
-Kjo nuk është mysafirhane,xhaxha.
-Meqë nuk qenka mysafirhane,çfarë është atëherë?
-Është shtëpia jonë.
-Ashtu?! Shumë mirë, po kush e ka bërë këtë shtëpi?
-Gjyshi im.
-Kujt i ka ngelur pas gjyshit?
-Babait tim.
-Pastaj kujt do t`i ngelë?
-Mesaduket mua.
Plaku e pa duke qeshur Hamdiun dhe i tha:
-Meqë pronarët e kësaj shtëpie ia kanë lënë atë të tjerëve,atëherë të gjithë ju,mysafirë jeni,biri i.Pastaj u largua me hapa të avashtë.
Kur filloi shkolla në orën e mësimit të kulturës fetare të gjithë po tregonin kujtimet dhe ngjarjet më mbresëlënëse të pushimeve. Kur i erdhi radha Hamdiut, ai tregoi për bisedën e çuditshme që kishte bërë me plakun me mjekër të bardhë.
Disa prej fëmijëve iu dukën të pakuptimta fjalët e plakut, prandaj mësuesi për t`ia shpjeguar mirë,u kujtoi këtë hadith të Pejgamberit (a.s):
"Lidhja ime me këtë botë është si ajo e një udhëtari, i cili, pasi pushon nën hijen e një peme,vazhdon rrugën."(Tirmidhi,Zuhd,44)