Një koprraci i vajti një mysafir për gosti. Koprraci e thërret djalin e tij dhe i thotë se na ka ardhur në gosti një mysafirë shumë i dashur dhe i afërt ndaj zemrës sime andaj shko në treg dhe blije mishin më të mirë që mund ta gjesh. Ndërsa bisedën e bënte me zë të lartë sa për ta dëgjuar mysafiri.
Djaloshi niset për në treg dhe pas disa orësh kthehet, por duarbosh ngase nuk kishte blerë asgjë. Me të hyrë në shtëpi, koprraci e thërret dhe e pyete për arsyen e mos blerjes së mishit, ndërsa djali i përgjigjet: Vajta tek mishtorja dhe i kërkova mishin më të mirë që kishte ndërsa ai më tha se do të më japi mish të mirë mu sikur kajmak. Mendo në vete dhe thash më qe qenka mishi si kajmak atëherë më mirë po shkoj të blejë kajmak !. Vajta në dyqan dhe kërkova kajmakun më të mirë ndërsa shitësi më tha se do të më jap kajmak të mirë porsi mjaltë ? Mendova me vete, nëse është kajmaku sikur mjaltë atëherë më mirë po marrë mjaltë dhe kërkova prej shitësit të më jap mjaltin më të mirë që kishte në vend të kajmakut. Ndërsa shitësi më tha se do të më jepte mjaltë të pastër si uji, atëherë mendova me vete dhe thashë se nëse mjalti qenka i pastër si uji pse ta blejë kot kur ne në shtëpi kemi uji të pastër e po ashtu është më i mirë se uji që shitet !. Kështu që u ktheva pa blerë asgjë ?
Të lumtë biri im, sa i zgjuar dhe bujar që je ! Tamam si yt at.
Mysafiri përsëri po e dëgjonte bisedën ku kësaj radhe fillojë të qeshte më zë.
Koprraci iu afrua djalit dhe po i pëshpëriste tek veshi: Mirë ke vepruar por paske harruar se paske shpenzuar këpucë duke u shëtitur andej këndej nëpër dyqane ? Ndërsa djali ia ktheu: Jo babi, mos u mërzit se edhe për këtë jam përkujdesur ! i kam pasur të mbathura këpucët e mysafirit ?
"Koprracia nuk njeh kufij ajo shërohet vetëm me bujari"
Tue 18 Mar 2014 - 17:55 nga Bona