REJHANA-ENSAR Moderator
Numri i postimeve : 811 Data e regjistrimit : 07/07/2010 Mosha : 37 Nacionaliteti-Sheti : stuttgart
| Titulli: Si reagonte Profeti Muhamed ndaj kritikave? Wed 22 Sep 2010 - 13:13 | |
| Si reagonte Profeti Muhamed ndaj kritikave? Kritika pranohet me vështirësi edhe nga njeriu më modest, veçanërisht kur bëhet pa takt dhe padrejtësisht. Ashtu si thika, kritika shpeshherë shkakton plagë të thella dhe ndan edhe miqtë më të mirë. Megjithatë, Profeti Muhamed, paqja e Allahut qoftë mbi të, ishte shembullor jo vetëm në aftësine për ti pranuar kritikat me përulësi, por edhe për ti përdoruar ato për arritjen e rezultate pozitive. Një ditë, një rabin hebre i quajtur Zejd ibn Sana erdhi për të kërkuar borxhin që i kishte dhënë Profetit. Ai e kapi Profetin për tunike, e vështroi ashpër dhe i tha: “Ju, familje e Abdul Mutalibit, nuk jeni të korrektë në kthimin e borxhit!” Një nga shokët e Profetit, Omer ibn Hatabi, i zemëruar nga kjo sjellje i thotë Zejdit: “O armik i Allahut, si flet e sillesh me të Dërguarin e Allahut në këtë mënyrë?! Për Atë që e ka dërguar me të vërtetën, po të mos kisha frikë se humbas Xhenetin, do të ta kisha këputur kokën me shpatë!” Profeti po shihte i buzëqeshur nga Omeri dhe i tha: “O Omer, në vend të kësaj duhej të na jepje ndonjë këshillë të sinqertë! Më mirë do të ishte të kërkoje prej meje t’ia kthej borxhin dhe të kërkosh prej tij ta kërkojë hakun e vet më mirë dhe më butë.” Pastaj, duke iu drejtuar Zejdit, Profeti tha: “Kanë mbetur edhe tre ditë kohë para mbarimit të afatit për shlyerjen e borxhit.” Pastaj, urdhëroi që ti kthehej borxhi dhe ti jepej njëzet saa (masë peshe) më shumë si kompensim për reagimin kërcënues të Omerit ndaj tij. Në këtë ngjarje, Profeti Muhamed nuk tenton të shfajësohet përpara hebreut. Ai kurrë nuk zemërohej për ndonjë çështje personale, por vetëm për hir të Allahut, nëse shkelej ndonjë nga dispozitat e Tij. Tregon gruaja e Profetit, Aisheja: “I Dërguari i Allahut kurrë nuk hakmerrej për vete, përveç kur ishte në pyetje shkelja e ligjeve të Allahut, atëherë ai ndëshkonte për këtë.” (Buhariu) Duke mos i parë kritikat si sulm personal, Profeti arriti ta vlerësonte kritikën në mënyrë racionale dhe të pranonte përgjegjësinë që kishte për të kthyer borxhin brenda afatit të caktuar edhe pse ai nuk e kishte kaluar atë. Reagimi i Profetit jo vetëm që i dha zgjidhje situatës por dhe arriti rezultat pozitiv, gjë që nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte vetëmbrojtur perballë kritikave të hebreut. Kur Omeri shkoi tek Zejdi për t’i kthyer borxhin dhe për ta kompensuar, Zejdi pyeti: “Çjanë këto?” Omeri u përgjigj: “I Dërguari i Allahut më urdhëroi të ti jap këto ngaqë të frikësova.” Omeri atëherë e pyeti se çfarë e kishte shtyrë të vepronte ashtu dhe ti thoshte ato fjalë të Dërguarit. Zejdi iu përgjigj: “O Omer, në fytyrën e të Dërguarit të Allahut, kam vërejtur të gjitha shenjat e pejgamberllëkut, përvec dy; që durimi dhe qëndrueshmëria e tij tia kalojnë injorancës dhe e dyta është që sa më i ashpër të jetë dikush ndaj tij, aq më i butë dhe i duruar bëhet ai, e tashmë jam i kënaqur. O Omer, të them ty si dëshmitar që dëshmoj dhe pranoj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut të vetëm, që feja ime është Islami dhe Muhamedi është i Dërguari i Tij. Gjithashtu të kam për dëshmitar që gjysmën e pasurisë sime – e unë jam ndër njerëzit më të pasur në Medinë – ia jap, për hir të Allahut, tërë pasuesve të Muhamedit.”(Hejthemiu) Në një tjetër ngarje, pas një beteje, Profeti filloi ti shpërndajë plaçkat e luftës. Të parët që morën plaçkë lufte të madhe ishin ata që sapo kishin pranuar Islamin. Pasi i kishte dhënë muslimanëve të rinj, Profeti urdhëroi Zejd ibn Thabitin që të sillte plaçkën e luftës dhe të grumbullonte njerëzit. Më pas Profeti caktoi pjesën që i takonte secilit prej tyre. Megjithëse ndarja e plaçkës së luftës u bë sipas një politike të mençur, jo të gjithë e kuptuan këtë gjë. Disa nga banorët e Medinës (ensarët) mbetën të pakënaqur me pjesën e tyre. Ankesat filluan të shndërrohen në akuza derisa Sad ibn Ubade shkoi te Profeti dhe i tha: “O i Derguar i Allahut! Banorët e Medinës janë zemëruar me ty dhe thonë qe ti tani gjete farefisin dhe popullin tënd.” Profeti e pyeti: “Po ti o Sad, çfarë mendon?” Sadi iu përgjigj: “O i Derguari i Allahut, unë jam një nga populli im” (mendoj si ata). Atëherë Profeti i tha: “Mblidhi medinasit o Sad.”" Dikush mund të mendojë se Profeti kërkoi të grumbulloheshin medinasit që ti qortonte dhe ti ndëshkonte për dyshimet dhe hamendësimet e tyre në lidhje me mënyrën e shpërndarjes së plackës së luftës. Në vend të kësaj, me tu mbledhur të gjithë, Profeti u drejtua nga ensarët dhe pasi falenderoi Allahun, u tha: “O ensarë, kam dëgjuar se jeni të zemëruar me mua dhe që keni thënë se i Dërguari i Allahut, tani e gjeti popullin e tij. A nuk ju gjeta të humbur dhe Allahu ju udhëzoi? A nuk ju gjeta të varfër dhe Allahu ju pasuroi? A nuk ishit armiq me njëri-tjetrin dhe Allahu jua bashkoi zemrat?” Ata iu përgjigjën: “Eshtë mirësi e Allahut dhe e të Dërguarit të Tij.” Profeti u tha përsëri: “O ensarë, nëse dëshironi mund të përgjigjeni”. “Po çfarë të themi, o i Dërguar i Allahut?” Profeti u tha: “Për Zotin, do të kisha dëshmuar për vërtetësine e përgjigjes tuaj nëse do të kishit thëne: “Edhe ti erdhe i përgënjeshtruar, kurse ne të besuam. Erdhe i lënduar dhe ne të ngushëlluam. Erdhe i përndjekur nga populli yt dhe ne të strehuam. Erdhe i varfër dhe të pasuroi Allahu mes nesh. “O ensarë, a ju mbeti hatri për disa gjëra të kësaj bote, të cilat unë ua dhashë njerëzve që sapo kishin pranuar Islamin, me qëllim që tu shtohet dashuria për këtë fe, duke u lënë juve me besimin tuaj? A nuk jeni të kënaqur o ensarë, që derisa njerëzit e tjerë të kthehen në shtëpitë e tyre me deve dhe dele, ju të ktheheni në vendin tuaj me të Dërguarin e Allahut? Për Atë në dorën e të cilit është shpirti i Muhamedit, sikur të gjithë njerëzit të ndiqnin një rrugë, kurse ju ensarët një rrugë tjetër, unë do të ndiqja rrugën e ensarëve. O Zot! Mëshiroji ensarët, bijtë e ensarëve dhe bijtë e bijve të ensarëve!” Të gjithë qanë saqë iu lagën edhe mjekrat nga lotët dhe thanë: “Ne jemi të kënaqur që kemi me vete të Dërguarin e Allahut.” Edhe pse si Profet i Zotit, ai nuk ishte i detyruar të jepte shpjegime, largpamësia dhe dhembshuria qe e karakterizonin e shtyu të vepronte kështu në këtë situatë. Ai e kuptonte mirë natyrën e tyre njerëzore dhe nevojën që kishin për të kuptuar arsyet pas veprimeve të tij. Ai gjithashtu e kuptoi se shkaku i vërtetë për zemërimin e tyre ishte frika se mos ai i kishte braktisur. Për këtë arsye, Profeti nuk i ndëshkoi për dyshimet e tyre mbi drejtësine e tij. Megjithëse në pamje të parë dukej se shkaku për kritikat e ensarëve ishte se nuk morën plaçkë lufte të mjaftueshme, Profeti mendoi mirë per shokët e tij dhe e kuptoi se ata nuk besonin që ai ishte i padrejtë por thjesht kishin nevojë të siguroheshin për dashurinë e tij për ta. Muslimanët sot mund të përfitojnë shumë nga shembulli i Profetit kur përballej me kritika. Shembulli i tij na mëson të mendojmë gjithmonë mirë për të tjerët, të tregojmë modesti në çdo situatë, dhe të zemërohemi vetëm për hir të Allahut. Së pari, është e rëndësishme të kuptohet personi që kritikon, për të bërë dallimin e mesazhit nga mënyra e të shprehurit të tij. Pastaj, çështja duhet vlerësuar në mënyrë racionale. Në qoftë se kritika është e vlefshme, atëhere personi i cili është kritikuar duhet të përpiqet ti japë zgjidhje çështjes; por nëse kritika nuk qëndron, atëherë ai duhet tia shpjegojë palës tjetër mendimin e tij me qetësi dhe duke treguar mirëkuptim dhe mirënjohje. Me të vërtetë, ne duhet të përpiqemi ta imitojme shembullin e Profetit, pasi ai është shembulli më i mirë.
| |
|
selami Mysafirët e rregullt
Numri i postimeve : 109 Data e regjistrimit : 19/08/2010 Nacionaliteti-Sheti : lyon franc
| Titulli: Re: Si reagonte Profeti Muhamed ndaj kritikave? Fri 24 Sep 2010 - 0:54 | |
| MASHALLA tamam be moter po sot njerzimi ymeti MUHAMED S.A.V.S jemi bo fort bindsa edhe haterli dasht ALLAHU na drejtoft e meshiroft AMIN Esselamu Alejjkum | |
|
ummu Semih Motrat islame
Numri i postimeve : 31 Data e regjistrimit : 07/04/2010 Mosha : 51 Nacionaliteti-Sheti : Verden-Germany
| Titulli: Re: Si reagonte Profeti Muhamed ndaj kritikave? Fri 24 Sep 2010 - 23:34 | |
| Allahu te shperblefte per kete postim... | |
|
REJHANA-ENSAR Moderator
Numri i postimeve : 811 Data e regjistrimit : 07/07/2010 Mosha : 37 Nacionaliteti-Sheti : stuttgart
| Titulli: Re: Si reagonte Profeti Muhamed ndaj kritikave? Mon 27 Sep 2010 - 8:05 | |
| alejkum selam vellah amin amin inshallah | |
|
REJHANA-ENSAR Moderator
Numri i postimeve : 811 Data e regjistrimit : 07/07/2010 Mosha : 37 Nacionaliteti-Sheti : stuttgart
| Titulli: Re: Si reagonte Profeti Muhamed ndaj kritikave? Mon 27 Sep 2010 - 8:06 | |
| | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Si reagonte Profeti Muhamed ndaj kritikave? | |
| |
|