I biri i Suhejlit kishte ardhur me të atin, me qëllim që t'i bashkëngjitet Pejgamberit (s.a.v.), mirëpo pas nënshkrimit të marrëveshjes, u detyrua të kthehet në Mekë. Ai u hidhërua shumë. Pejgamberi (s.a.v.) i tha: " 0 Ebu Xhendel, bëhu i durueshëm dhe mbaje veten. Allahu do ta sigurojë lehtësimin tënd dhe do të gjejë rrugëdalje për ty, ashtu siç gjeti edhe për të tjerët."
Pjesa dërrmuese e muslimanëve u dëshpërua shumë kur dëgjuan për kushtet e marrëveshjes dhe mendonin se do të ishte më mirë nëse ajo nuk pranohej. Ata nuk e kuptuan se në të vërtetë kjo ishte një fitore e madhe e Pejgamberit (s.a.v.), fitore të cilën Allahu më vonë do ta konfirmojë edhe me një Shpallje. Paqja u siguroi atyre që të hyjnë lirisht në të ardhmen në Mekë dhe rezultoi që me kalimin e kohës, muslimanët të bëheshin edhe më të fortë dhe të nderohen në tërë arabinë. Në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes, muslimanët nuk ishin në gjendje të parashikonin se vitin e ardhshëm numri i njerëzve që do të vinin në Medine për t'u bërë muslimanë, do të ishte shumë më i madh se numri i atyre të vitit të mëparshëm.
Para se të largoheshin, muslimanët ndoqën shembullin e Pejgamberit (s.a.v.) për të flijuar ndonjë kafshë e për t'i qethur flokët e tyre. Edhe pse nuk ishin në gjendje të vizitonin Xhaminë e Shenjtë, haxhi i tyre u pranua, sepse ishte qëllimmirë.
Gjatë kthimit në Medine, Pejgamberit (s.a.v.) iu shpall sureja "Fitorja". Ajo fillon kështu:
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
"Ne ty të dhamë (vendosëm për ty) një fitore të sigurt. Ashtu që Allahu (pas fitores) të liroi ty prej mëkateve (që t'i mbathën) të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshme (kur njerëzit do të pranojnë fenë islame dhe nuk do të jenë më mëkatarë) dhe ashtu të plotëson mirësinë e Vet ndaj teje, e të orienton ty në rrugën e drejtë. Dhe që Allahu të ndihmon ty me një ndihmë të fortë." (El Fet’h:l - 3)
Por tani, shumica e tyre që e lëshuan Mekën dhe pa pëlqimin e mbrojtësve të vet iu bashkangjitën Pejgamberit (s.a.v.) nuk u kthyen më në Mekë, por filluan të jetojnë në grup përgjatë bregdetit. Atyre iu bashkuan edhe njerëz të tjerë, të cilët e braktisën Mekën, dhe se bashku filluan të sjellin një rrezik të madh për karvanët e kurejshëve që kalonin atypari dhe përpiqeshin të çrregullonin tregtinë e tyre. Për këtë arsye kurejshët i thanë Pejgamberit (s.a.v.) se nuk do ta pengojnë t'i marrë me vete këta muslimanë dhe se nuk JETA E PROFETIT MUHAMED 71
do të kërkojnë që t'i kthejë prapë. Prandaj, të rinjtë iu bashkangjitën Pejgamberit (s.a.v.) dhe kështu popujt e Mekes dhe të Medines filluan të jetojnë në qetësi. Shpejt pas kësaj, të rinjve nga bregdeti iu bashkuan edhe muslimanët që jetonin në Abisini, kështu që numri i besimtarëve në Medine u dyfishua.
Në këtë kohë, Halid ibn Velidi, luftëtari i madh që ngadhnjeu muslimanët në betejën e Uhudit, u shpërngul nga Meka në Medine. Gjatë rrugës takoi Amr ibn el-Asin, folësin e urtë që i kishte ndjekur muslimanët kur ata u larguan për në Abisini. Amri, i cili ishte orvatur të gjejë strehim në Abisini, sapo ishte kthyer nga ky vend ku Nexhashiu e kishte urdhëruar të pranojë Islamin. Ai e pyeti Halidin: "Për ku je nisur?" Halidi u përgjigj: "Tani të gjitha i kam të qarta. Njeriu me siguri është i Dërguar, dhe pafsha Allahun, unë po shkoj të bëhem musliman. Edhe sa kohë duhet të pres?" Amr ibn el-Asi u
përgjigj: "Edhe unë jam duke udhëtuar për të njëjtën gjë."
Kështu, që të dy udhëtuan për në Medine për t'iu bashkuar Pejgamberit (s.a.v.).
Megjithatë, brengoseshin për takimin e tyre me Pejgamberin (s.a.v.), sepse në të kaluarën që të dy këta kishin luftuar kundër muslimanëve. Prandaj, kur Amri erdhi përpara Pejgamberit të Allahut, i tha: "0 i Dërguar, a do të më falen gabimet që kam bërë në të kaluarën dhe a do të harrohen ato që kanë ndodhur më parë?"
Pejgamberi (s.a.v.) iu përgjigj: "Amr, Islami fshin çdo gjë që ka ndodhur më parë, ashtu siç bëri edhe hixhreti."
Një vit pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Hudejbijes, Pejgamberit (s.a.v.) iu dha rash që të jetë në ballë të dy mijë haxhilerëve në Umre. Kurejshët e lëshuan Mekën dhe i shikonin të gjitha ritualet nga kodrat rreth qytetit. Afati treditor i caktuar për paqe kaloi, dhe muslimanët u kthyen prap në Medine. JETA E PROFETIT MUHAMED 72
Ftesa
Paqja, e cila me marrëveshjen e Hudejbijes ishte vendosur për dhjetë vjet me rradhë, nënkuptonte se njerëzit mund të udhëtonin nëpër tërë Arabinë për ta vizituar Muhamedin (s.a.v.) dhe se një numër i madh i tyre mund të deklarohej për Islamin. Gjithashtu, brenda kësaj kohe, Pejgamberi (s.a.v.) vendosi se ka ardhur koha që porositë e tij të barten edhe nëpër viset e tjera. Kështu ai dërgoi shokët e vet të besueshëm që porosinë e tij ta shpërndajnë tek udhëheqësit e popujve më të fuqishëm të asaj kohe. Është shënuar se ai ka thënë: "Allahu më dërgoi mua si mëshirë për të gjithë njerëzit, andaj pranoni porosine time, sepse Allahu ka mëshirë për ju." Gjithashtu është shënuar se kohë më parë, kur Pejgamberi (s.a.v.) ishte duke punuar përpara betejës së Hendekut, prej gurit që po përpiqej të luante nga vendi, u paraqitën tri shkreptima drite. Këto xixa i treguan atij drejtimin e qyteteve të qytetërimeve të jugut, të lindjes dhe të perëndimit, të cilat së shpejti do ta pranonin Islamin.
Në kohën kur Pejgamberi (s.a.v.) i dërgoi porositë e tij, Ebu Sufjani dhe disa kurejshë të tjerë ishin duke bërë tregti në Siri, e cila ishte provincë e Perandorisë Romake të Lindjes (më vonë do të njihet me emrin Bizant). Gjithashtu në këtë kohe, perandori Herakliu, sunduesi i kësaj perandorie, pas një ëndrre, që kishte parë, u tha vizitorëve të oborrit të tij në Siri: " E pashë rënien e perandorisë, ndërsa fitoren e ngadhnjeu një popull, që nuk është i fesë sonë." Në fillim mendoi se ishte fjala për hebrejtë dhe i shkoi ndër mend t'i vrasë të gjithë ata që jetonin nën pushtetin e tij. Por më vonë, arriti një emisar i sunduesit të Basrës, që me vete kishte sjellë një porosi për perandorin: "0 perandor Herakli, në qytet ka disa arabë, që flasin për ngjarjet e mrekulueshme që kanë ndodhur në vendin e tyre dhe pastaj i rrëfeu për atë që kishte dëgjuar për Pejgamberin (s.a.v.).
Kur e dëgjoi këtë, Herakliu i urdhëroi ushtarët e tij: "Shkoni e më gjeni dikë, i cili do të më flasë më hollësisht rreth kësaj."
Sido që të jetë, ushtarët nuk gjetën asnjë prej atyre, që flisnin rreth Pejgamberit (s.a.v.), por në vend të tyre gjetën Ebu Sufjanin dhe shokët e tij, të cilët i sollën përpara perandorit. Herakliu i pyeti: "A ka ndonjë prej jush që është në farefisni me Pejgamberin
Muhamed (s.a.v.)?"
"Unë jam", u përgjigj Ebu Sufjani.
Tani perandori iu drejtua atij, duke menduar se Ebu Sufjani e njeh Pejgamberin (s.a.v.) më mirë se të tjerët.Ai i tha: " Më thuaj se cili është vendi i Pejgamberit në fisin tuaj?" JETA E PROFETIT MUHAMED 73
"Ai është anëtar i familjes sonë të çmuar", u përgjigj Ebu Sufjani.
"A i ka thënë dikush para tij, gjërat të cilat i thotë ai?" vazhdoi perandori.
"Jo" u përgjigj ai.
"A është akuzuar ndonjëherë për ndonjë gënjeshter apo për ndonjë mashtrim?"
"Kurrë".
"Po për idetë dhe mendimet e tij dhe për aftësitë e të menduarit?" e pyeti perandori.
"Kurrë dhe askush nuk ka gjetur ndonjë gabim apo ka shfaqur ndonjë fije dyshimi në mendimet e tij", u përgjigj Ebu Sufjani.
"Kush i shkon pas, krenari apo i përvuajturi?"
"I përvuajturi."
"A rritet numri i ithtarëve të tij apo zvogëlohet?"
"Rritet" u përgjigj Ebu Sufjani. "Asnjë nga ithtarët e tij deri më sot nuk e ka braktisur."
Pastaj perandori filloi ta pyesë për çështje të tjera, dhe vazhdoi:
" Në qoftë se bën marrëveshje, a e mban atë?"
"Po", u përgjigj Ebu Sufjani.
"A ke luftuar kundër tij ndonjëherë?", pyeti perandori.
Rreth kësaj, Ebu Sufjani u përgjigj: "Po. Disa herë ngadhnjyem ne, kurse disa ngadhnjeu ai, por kurrë nuk e shkeli marrëveshjen e paqes."
"Ç’duhet të bëjnë njerëzit sipas tij?" pyeti perandori.
"Të adhurojnë vetëm një Allah", u përgjigj Ebu Sufjani. "Ai u ndalon njerëzve të adhurojnë atë që kanë adhuruar baballarët e tyre, u thotë t'i luten Allahut, të japin sadaka, ta mbajnë fjalën e dhënë, si dhe t'i kryejnë detyrat dhe obligimet e tyre."
Ebu Sufjani fliste të vërtetën edhe pse ishte armik i Pejgamberit (s.a.v.) dhe përkundër faktit se u bë musliman në ditët e fundit të jetës së tij. Por nga ana tjetër kishte frikë të gënjente përpara anëtarëve të karvanit të vet, të cilët gjithashtu ishin me të. Takimi përfundoi me këto fjalë të perandorit:" Nga tërë kjo po shoh se ai me të vërtetë është Pejgamber. Fakti se ithtarët e tij nuk e braktisin, dëshmon se ata kanë besim të vërtetë, sepse besimi që hyn në zemër nuk del aq lehtë prej saj. Unë e dija se ai do të vijë, dhe nëse ajo që thatë ju është e vërtetë, atëherë ai me siguri do të më pushtojë. Po të isha në vendin tuaj, unë do t'i laja këmbët. Tani mund të shkoni."
Nuk kaloi shumë kohë, dhe në oborrin Sirian mbërriti lajmëtari Dihje duke sjellë me vete letrën e Pejgamberit Muhamed, në të cilën thuhej: "Nëse e pranon Islamin do të jesh i sigurt dhe Allahu do të të japë shpërblim të JETA E PROFETIT MUHAMED 74
dyfishtë. Nëse jo, atëherë do të të duhet te jetosh me pasojat e vendimit tënd."
Herakliu e rrëmbeu letrën. Ishte shumë i shqetësuar dhe nuk mund ta kontrollonte veten. Ai i tha Dihjes: "Unë e di se zotëria yt është Pejgamber i vërtetë i Allahut. Librat tona tregojnë për ardhjen e tij. Po të mos kisha frikë se do të më vrisnin romakët, unë do t'i bashkohesha Islamit. Ti duhet të shkosh te peshkopi Daghatir dhe t'ia tregosh atij të gjitha. Fjala e tij peshon më shumë ndër njerëzit se fjala ime."
Kur dëgjoi për lajmin, të cilin Dihje ia rrëfeu, Daghatiri tha:" Po, zotëria yt, të cilin ne e quajmë Ahmed, është përmendur në shkrimet tona." Pastaj, e ndërroi mantelin e tij të zi me një të bardhë dhe shkoi t'u flasë njerëzve në kishë. "0 romakë, neve na ka ardhur një letër nga Ahmedi, në të cilën ai na fton drejt Allahut. Unë pohoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Ahmedi është robi dhe i Dërguari i Tij." (Ahmedi është emër tjetër për Pejgamberin Muhamed). Mirëpo, me të dëgjuar këtë, njerëzit u zemëruan dhe e sulmuan Daghatirin, të cilin e rrahën deri në vdekje.
Herakliu u tremb se mos vallë i ndodhte edhe atij e njëjta gjë, prandaj nga ballkoni iu drejtua gjeneralëve të tij duke u thënë: "0 romakë! Një njeri më ka shkruar një letër, në të cilën më fton në fenë e tij. Unë me të vërtetë besoj se ky është i Dërguari, për të cilin na është thënë se do të vijë. Ti vemë pas, kështu që të jemi të lumtur si në këtë botë ashtu edhe në botën e ardhshme." Kur e dëgjuan këtë, romakët u zemëruan dhe filluan të bërtasin, sa Herakliu menjëherë tha:" Unë vetëm shtiresha; desha të shoh se sa i fortë është besimi juaj. Ndiej kënaqësi kur shoh se i qëndroni besnik besimit tuaj." Pastaj Herakliu propozoi që muslimanëve t'u paguhet një tatim apo t'u jepet tokë, vetëm e vetëm që të mbahet paqja, mirëpo edhe këtë propozim romakët e hodhën poshtë. Kur pa se nuk mund të bëjë asgjë më tepër, dhe duke ditur se një ditë Islami do ta pushtojë Sirinë, Herakliu e lëshoi provincën dhe u kthye në Konstantinopojë, në kryeqytetin e Perandorisë Romake të Lindjes. Duke u nisur, ai hodhi një shikim prapa dhe tha:" Lamtumirë për herë të fundit, o tokë e Sirisë!"
Ndërkohë, emisarit tjetër të Pejgamberit që arriti në pallatin e Kisrës, shahut (mbretit) të Persisë, roja mbretërore i tha: "Kur të dalësh përpara shahut, duhet të përkulesh e të mos e ngresh kokën gjatë kohës kur ai të flet."
Emisari i Pejgamberit iu përgjigj: "Unë kurrë nuk do ta bëj këtë. Unë përkulem vetëm përpara Allahut." "Atëherë shahu nuk do të ta pranojë letrën që ke sjellë", i thanë ata. JETA E PROFETIT MUHAMED 75
Kur erdhi koha që të takohen, shahu me të vërtetë u befasua shumë kur e pa njeriun me kokën lart që refuzoi të përkulet përpara tij, ashtu siç bënin të tjerët. Megjithatë shahu e lexoi letrën:
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
"Nga Muhamedi, Pejgamberi i Allahut, drejtuar Kisrës, shahut të Persisë.
Paqja qoftë mbi ata që e ndjekin të vërtetën, që besojnë në Allahun dhe në Pejgamberin e Tij dhe që pohojnë se nuk ka zot tjetër, përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij. Unë kërkoj nga ti me emrin e Allahut, pasi jam Pejgamberi i Tij, që ta paralajmërosh popullin tënd, se në qoftë se ata nuk e pranojnë porosinë e Tij, atëherë do t'u duhet të jetojnë me pasojat. Bëhu musliman dhe do të jesh i sigurt. Nëse refuzon t'u tregosh atyre, atëherë do të jesh fajtor për injorancën e treguar."
Shahu u zemërua shumë kur lexoi letrën dhe prandaj e grisi dhe e bëri copë-copë.
Kur lajmëtari u kthye në Arabi dhe i tha Pejgamberit (s.a.v.) për atë që kishte bërë Kisra, Pejgamberi (s.a.v.) tha: "Allahu ia çjerrtë mbretërinë dhe ia bëftë copë-copë." Disa vite më vonë ndodhi pikërisht ajo që tha Pejgamberi (s.a.v.).
Me letër të ngjashme, ashtu siç ndodhi me Sirinë dhe Persinë, një lajmëtar vajti edhe tek Nexhashiu (mbreti) i Abisinisë: "Paqe. Lavdërimi i takon Allahut, Mbretit, të Madhërishmit, Krijuesit të paqes, Rojtarit të besimit, Mbikqyrësit.
"Ai është Allahu, që nuk ka zot tjetër, përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikqyrës ( që mbikqyr dhe përcjell çdo send), i Plotfuqishëm, Mbizotërues, i Madhërishëm. I lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë!"
(El Hashr:23) JETA E PROFETIT MUHAMED 76
Dhe unë pohoj se Isai, i biri i Merjemes, është fryma e Allahut dhe e fjalës së Tij që hodhi mbi Merjemen e virgjër mirësinë e pastërtinë, ashtu që ajo mbeti me barrë me Isain. Atë e krijoi Allahu nga shpirti i Tij dhe fryma e Tij. Unë të ftoj ty drejt Allahut, të Vetmit, të Pashoqit, t'i përulesh Atij dhe të më ndjekësh e të besosh në atë që zbriti tek unë, sepse unë jam Pejgamberi i Allahut. Paqja qoftë mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e drejtë."
Mbreti i Abisinisë ishte njeri i urtë dhe thuhet se ishte edhe i krishterë i mirë. Natyrisht, ai kishte dëgjuar për Pejgamberin (s.a.v.) dhe për fenë e tij nga muslimanët, të cilët vitet e fundit ishin strehuar tek ai. Ai u prek thellë nga letra dhe kur zbriti nga front, nuk e bëri këtë vetëm për të treguar respekt, por edhe për të deklaruar se u bë musliman.
Letrës së Pejgamberit ai iu përgjigj me një letër të tij.
"Muhamedit, të Dërguarit të Allahut nga Nexhashiu el-As’hami, mbreti i Abisinisë.
Esselamu alejkum - 0 Pejgamberi i Allahut - ve rahmetull-llahi ve berekatuhu.
Askush nuk është si Ai që më udhëhoqi drejt Islamit.
Unë e pranova letrën tënde o Pejgamber i Allahut. Disa nga ithtarët e tu, ashtu sikundër edhe Xha'feri, jetojnë akoma këtu. Unë besoj se ti me të vërtetë je Pejgamber i Allahut dhe përsëri e ripohoj zotimin që kohë më parë e dhashë para kushëririt tënd Xha'ferit, me të cilin i bashkangjitem Islamit dhe i dorëzohem Allahut të botëve."
Ndërkohë, lajmëtari i katërt udhëtoi me anije për në Aleksandri, që të takohet me Mukavkisin, sunduesin e Egjiptit, i cili ishte kopt i krishterë. Në letrën e tij, Pejgamberi (s.a.v.) e ftoi atë që të pranojë Islamin, sepse i krishteri që besonte në Isain duhej që gjithashtu të besojë edhe në atë, se ai kishte ardhur me porosinë e njëjtë nga Allahu.
Në letër shkruante si vijon:
Në emër të Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!
"Nga Muhamedi, i biri i Abdullahut, drejtuar të madhit Kopt.
Paqja qoftë mbi të gjithë ata që ndjekin të vërtetën. Unë kërkoj me ngulm nga ti që të pranosh Islamin. Bëhu musliman. Allahu do të të shpërblejë dyfish. Në qoftë se refuzon, atëherë do të jesh fajtor që nuk i lejove njerëzit e tu për ta ndarë këtë bekim."JETA E PROFETIT MUHAMED 77
Mukavkisi tregoi respekt rreth asaj që shkruante në letër. Ai e priti mirë lajmëtarin dhe i dha shumë dhurata për Pejgamberin | (s.a.v.), por megjithatë nuk u bë musliman.Edhe pse vetëm Abisinia iu përgjigj ftesës së Pejgamberit për ta pranuar Islamin, akoma nuk ishin humbur të gjitha shpresat, sepse - pas disa vitesh, Siria, Persia dhe Egjipti u bënë vende muslimane. JETA E PROFETIT MUHAMED 78
Hyrja në Mekë
Përkundër përmirësimit të marredhënieve ndërmjet Mekës e Medines, pas nënshkrimit të marreveshjes së Hudejbijes, paqja dhjetevjeçare u ndërpre nga kurejshët, të cilët së bashku me aleatët e tyre Benu Bekr, e sulmuan fisin Huza'a. Huzate tani mbanin anën e muslimanëve, ndaj kur Pejgamberi (s.a.v.) dëgjoi për këtë sulm, ai menjëherë urdhëroi që të fillojnë përgatitjet për luftë. Kur njerëzit e tij u bënë gati, ai u tregoi se caku i tyre është Meka dhe pasi nuk donte që të luftonin brenda mureve të qytetit, u tha të shpejtojnë me qëllim që të mund ta zinin armikun në befasi. Në këtë mënyrë, mekasve nuk do t'u mbetej kohe të përgatiteshin për luftë, kështu që të rrethuar do të dorëzoheshin. Pas kësaj, muslimanët do të mund të hynin në qytet pa pësuar asnjë humbje dhe pa asnjë të lënduar.
Ishte muaji i Ramazanit dhe viti i tretë i Hixhrit, kur ushtria muslimane e përberë prej dhjetë mijë ushtarëve, u nis për në Mekë. Pothuajse të gjithë agjëronin, edhe pse nuk ishin të obliguar, pasi udhëtonin. Çdonjëri ishte i ngazëllyer sepse shkonte në Meke, e veçanërisht ata që për tetë vjet me rradhë nuk i kishin parë shtëpitë e tyre.
Ndërkohë, Abbasi, xhaxhai i Pejgamberit (s.a.v.) vendosi se kishte ardhur koha që ta marrë të shoqen e ta lëshoje Meken dhe të bashkohet me Pejgamberin (s.a.v) në Medine. Atyre nuk iu desh të udhëtojnë gjatë, sepse pas njezët e pesë kilometrave erdhën afër kampit të muslimanëve. Kur i pa, Pejgamberi (s.a.v.) u tha: "Xhaxha, shpërngulja juaj është shpërngulja e fundit. Dërgimi im është dërgimi i fundit." Pastaj Abbasi u bashkua me ushtrinë, ndërsa gruaja e tij vajti në vend të sigurt, në Medine.
U ngrys muzgu dhe muslimanët ndezën zjarret në kampin e tyre. Duke shikuar nga qyteti, mekasit u habitën kur panë gjithë këto zjarre të ndezura dhe dërguan Ebu Sufjanin, që të dalë nga qyteti e të zbulojë se i kujt është gjithë ai kamp i madh. Duke dalë, ai pa Abbasin, i cili vinte nga drejtimi i zjarreve dhe ishte drejtuar nga ai. Abbasi vinte si lajmëtar i paqes nga Pejgamberi (s.a.v.) dhe posa e pa Ebu Sufjanin i tha: "Muslimanët kanë ardhur me një ushtri të madhe. Ata nuk duan të luftojnë, por vetëm të hyjnë në qytet. Do të ishte me mirë që të dorëzoheni dhe të mos luftoni. Ejani nën mbrojtjen time dhe takohuni me Pejgamberin (s.a.v.)"
Ebu Sufjani ra dakord dhe u nis pas Abbasit, i cili kishte hipur mbi mushkën e bardhë të Pejgamberit. Ende ishte natë kur ata hynë në kampin e muslimanëve. Sa herë që kalonin pranë ndonjë zjarri, nga errësira dëgjohej pyetja: "Kush është atje?" Askush nuk e trajtoi JETA E PROFETIT MUHAMED 79
të huajin si udhëheqës të armiqve të tyre, sepse Abbasin e njihnin të gjithë, prandaj edhe i lejonin të kalojnë.
Mirëpo, kur kaluan pranë Umerit, ai menjëherë e njohu Ebu Sufjanin dhe klithi: "Ebu Sufjani! Armiku i Allahut!" Vrapoi pas tij me qëllim që ta vrasë, mirëpo Abbasi e shpejtoi mushkën dhe ikën. Ata arritën para tendës së Pejgamberit vetëm një çast para Umerit, i cili erdhi pas tyre me një frymë. Umeri e luti Pejgamberin (s.a.v.): "0 Pejgamber i Allahut, më lejo që ta përfundoj jetën e Ebu Sufjanit, armikut të Allahut, që i ka udhëhequr kurejshët atëherë kur ata na sulmonin."
Abbasi ndërhyri duke thënë: "Unë jam betuar se do ta mbroj gjatë kohës që ai gjendet këtu", kurse Pejgamberi (s.a.v.) i tha xhaxhait të vet që ta marrë Ebu Sufjanin në tendën e tij.
Në mëngjes, Pejgamberi (s.a.v.) e thirri Ebu Sufjanin e i tha: " Ebu Sufjan! A e di ti se nuk ka zot tjetër veç Allahut?"
Ebu Sufjani u përgjigj në këtë mënyrë: " Po të kishte, atëherë deri tani ai do të më kishte ndihmuar."
"Të kesh turp Ebu Sufjan", u përgjigj Pejgamberi (s.a.v.). "Erdhi koha të kuptosh se unë me të vërtetë jam Pejgamberi i Allahut."
Mirëpo, disa çaste më vonë, kur Ebu Sufjanit iu kujtua se Umerit nuk iu lejua ta vrasë, u përgjigj:" Unë shoh se ti je zemërgjerë dhe i fal gabimet, por përsëri nuk jam i sigurt për këtë."
Abbasi i cili qëndronte praën, u kthye nga ai dhe i tha: "Beso ashtu siç besoj edhe unë tani."
Ebu Sufjani për një moment heshti, por pastaj me një zë të qartë dhe të lartë u betua para të gjithëve: "Nuk ka zot tjetër, përveç Allahut dhe Muhamedi është Pejgamberi i Allahut."
Pejgamberi (s.a.v.) i tha pastaj Ebu Sufjanit që të kthehet në Meke dhe t'u tregojë të tjerëve se të nesërmen në mëngjes, muslimanët do të hyjnë në qytet. Para nisjes së Ebu Sufjanit, Abbasi i sugjeroi Pejgamberit (s.a.v.) se Ebu Sufjani është njeri krenar dhe se do të ishte mirë që t'i jepej ndonjë post nderi. Pejgamberi (s.a.v.) e pranoi këshillën e tij dhe i tha Ebu Sufjanit: "Thuaju të gjithëve, se kur të hyjmë ne, ata që duan të strehohen mund ta bëjnë këtë te shtëpia juaj dhe se aty do të jenë të sigurt." Ishte ky një nder i madh për Ebu Sufjanin. Gjithashtu, Pejgamberi (s.a.v.) i tha të garantojë qytetarët e Mekes se ata që do të mbesin ne shtëpitë e tyre apo në Qabe, do të gëzojnë mbrojtjen e muslimanëve.
Ebu Sufjani menjëherë u kthye në qytet. Ai u nis drejt kodrës Hagar, nga e cila më vonë foli edhe Pejgamberi (s.a.v.) dhe i ftoi kurejshët që të vijnë tek JETA E PROFETIT MUHAMED 80
ai. Ebu Sufjani pastaj iu drejtua turmës: "0 njerëz të Mekës, zjarret që ndizeshin rreth nesh ishin zjarret e kampit
të Muhamedit dhe të njerëzve të tij. Ai ka ardhur me një ushtri të madhe, kurse ne jemi të paktë për të luftuar. Andaj, më mirë është që të dorëzohemi. Cilido që mbetet në shtëpinë e vet, në shtëpinë time apo në Qabe, do të jetë i sigurt."
Herët në mëngjes, muslimanët hynë në Mekë nga të gjitha anët e qytetit. Ata kishin urdhër që të mos shkaktojnë asnjë dëm, veç në rastin e dikujt që do të përpiqej t'i ndalonte. Kur arriti Pejgamberi (s.a.v.), zbriti nga deveja e vet, bëri
dhe falenderoi Allahun për këtë fitore. Kur e panë këtë mosbesimtarët, e kuptuan se Pejgamberi (s.a.v.) ka ardhur në paqe. Njerëzit filluan t'i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe të vrapojnë në drejtim të Qabes. Kur arritën atje, e panë Pejgamberin (s.a.v.) hipur mbi deven e tij dhe të rrethuar
nga muslimanët, i cili bashkë me ta ishte duke kryer ecjen rreth e përqark Qabes (tauafin). Kur e mbaroi, tha: "Nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe Ai nuk ka shok. Burra dhe gra kurejshë, mos u mburrni sepse të gjithë janë të barabartë, të gjithë jemi bijtë e Ademit, kurse Ademi u krijua nga dheu." Pastaj u recitoi atyre këto vargje:
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
"0 ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet jush, e s'ka dyshim se tek Allahu më i ndershëm ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat) e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë."
(El Huxhurat: 13)
Pas kësaj, ai u tha atyre: "0 kurejshë, si mendoni, ç’kam për t'ju bërë?"
Para se të përgjigjen, njerëzit filluan të mendojnë me kujdes, sepse e dinin që sipas ligjeve të luftës, të gjithë mund të burgoseshin. Megjithatë, ata e dinin gjithashtu se Pejgamberi (s.a.v.) ishte zemërgjerë, andaj edhe u përgjigjën: " Ti do të sillesh me ne ashtu siç do të sillej një nip apo një vëlla i mirë."
Ai kësaj iu përgjigj me fjalët e Pejgamberit Jusuf kur vëllezërit e tij erdhën në Egjipt: "Allahu ju fal juve dhe ai është më Mëshirëbërësi nga Mëshirëbërësit." Pastaj Pejgamberi (s.a.v.) shkoi në kodrën Safa, ku e ndoqi tërë turma dhe njerëzit të zënë dorë për dore u deklaruan si muslimanë. Pastaj ai u kthye në Qabe, dhe duke treguar mbi treqind e JETA E PROFETIT MUHAMED 81
gjashtëdhjetë e pesë idhujt që ishin vendosur atje, lexoi këto fjalë nga Kurani:
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
"Dhe thuaj: "Erdhi e vërteta e u zhduk e kota.":
Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur."
(El Isra: 81)
Pas kësaj, të gjithë idhujt u shembën. Pastaj Pejgamberi (s.a.v.) bashkë me ithtarët e tij vazhdoi pastrimin e Qabes e i tha edhe Bilalit që të hipë në majë të saj dhe të ftojë besimtarët që të falen. Prej atëherë, thirrja për t'u falur dëgjohet në Meke nga pesë herë në ditë. Për këtë shërbeu Qabeja, Shtëpia e Shenjtë, të cilën për të njëjtin qëllim e kishte ndërtuar edhe Ibrahimi mijëra vjet më parë, dhe atë si faltore për adhurimin e Allahut, Krijuesit tonë, prandaj Meka edhe sot vazhdon të jetë qëndër shpirtërore e Islamit.
Në ditën e çlirimit të Mekës, Pejgamberi (s.a.v.) iu drejtua popullit me këto fjalë: "Allahu e shenjtëroi Meken atë ditë kur Ai krijoi qiellin edhe Tokën, dhe ajo është më e shenjta nga të gjitha deri në Ditën e Ringjalljes.Askujt që beson në Allahun dhe në ditën e fundit, nuk i lejohet që aty të shkaktojë gjakderdhje apo t'i presë
drunjtë. Nuk i është lejuar askujt përpara meje e as nuk do t'i lejohet askujt pas meje. Në të vërtetë, nuk më lejohet as mua, përveç në ditët e sotme, sepse zemërimi i Allahut ndaj njerëzve të Tij këtë e lejon. Meka tani e ka rifituar shenjtërinë e mëparshme. Ata që janë këtu, tani le të shkojnë dhe t'u tregojnë të tjerëve." JETA E PROFETIT MUHAMED 82
Mësimi i mburrjes në luginën e Hunejnit
Islami lulëzoi në Mekë dhe muslimanët filluan të bëhen gjithnjë e më të fortë. Mirëpo, në jug të Mekës jetonte një fis i luftëtarëve të quajtur Havazinë, të cilët nuk ishin bërë muslimanë. Ata bënë marrëveshje me një fis tjetër nga Taifi, të quajtur Thekife me qëllim që të luftojnë kundër muslimanëve dhe t'i shkatërrojnë ata para se t'i arrijnë që ta përhapin fenë e tyre në tërë Arabinë.
Së shpejti Thekifët, të cilët ishin të njohur për nga trimëria, fituan edhe përkrahjen e fiseve të tjera, që jetonin në rrethinën e Taifit, e veçanërisht kur u thoshin: "Shikoni se ç'po ndodh! Kur edhe kurejshët, të cilët janë fisi më i madh, ranë nën Muhamedin, atëherë është vetëm çështje kohe se kur do të ndodhë e njëjta gjë edhe me ne. Ne duhet t'i godasim muslimanët përpara se të vendosen në Meke dhe të fitojmë përkrahjen e kurejshëve."
Si udhëheqës u zgjodh kryetari i njërit fis, i quajtur Malik ibn Auf, që ishte një luftëtar sypatrembur. Ai u parashtroi këtë plan: "Ju duhet të dilni e të luftoni së bashku me familjet tuaja, me tendat tuaja si edhe me dhentë e dhitë, sepse kur t'i keni të gjitha me vete, atëherë nuk do të mund t'i shmangeni luftimit."
Të gjithë u pajtuan me planin e Malikut, përveç plakut të verbër që e quanin Durejd. Ai kishte qenë luftëtar i madh i kohës së tij, prandaj për shkak të përvojës së madhe që kishte dhe këshillave të urta që jepte, akoma i shoqëronte njerëzit në luftë. "Mua nuk më pëlqen plani i Malikut", nguli këmbë ai. "Në qoftë se dikush është aq frikacak, saqë është në gjendje ta lëshojë betejën, atëherë ai do ta bëjë atë gjë sikur ta ketë me vete edhe familjen e tij. Gratë dhe fëmijët do të jenë një barrë e rëndë për ne, sepse nëse pësojmë disfatë, atëherë e tërë pasuria jonë do të bie në duart e armikut." Mirëpo Maliku nuk e përfilli këtë këshillë dhe i mbeti besnik planit të vet.
Kur Pejgamberi (s.a.v.) dëgjoi për planet e fiseve armike, u detyrua ta pranojë luftën dhe e urdhëroi ushtrinë e vet që të niset drejt Taifit. Ai kishte dymbëdhjetë mijë njerëz, ndërsa armiku vetëm katër mijë. Muslimanet mburreshin me fuqinë e tyre dhe kur shihnin
numrin e madh të njerëzve që kishin, thoshin me vete: "Ne kurrë nuk do të pësojmë disfatë!" Me të dëgjuar këto fjalë, Pejgamberi (s.a.v.) e kuptoi se muslimanët mburreshin së tepërmi e për shkak të kësaj nuk do të kishin sukses. Ai i paralajmëroi ata: "Drejtojuni fuqisë së Allahut e jo fuqisë që keni."JETA E PROFETIT MUHAMED 83
Koha e betejës u afrua. Ushtria muslimane përparonte nëpër shtegun e Hunejnit, gjerësisht nëpër grykat e ngushta të maleve shkëmbore, drejt luginës, ku ishin duke pritur Havazinët dhe fiset e tjera. Ishte mëngjes i hershëm dhe dita ende nuk kishte zbardhëlluar. Muslimanët nuk e dinin se nën hijen e errësirës luftetarët Havazinë kishin hipur në male dhe kishin zënë pritat. Kur muslimanët arritën në një ngushticë, atëherë Havazinët u hodhen në sulm. Në fillim ata hodhën gurë e më vonë sulmuan me shigjeta dhe shpata.
Të befasuar e të frikësuar, muslimanët filluan të tërhiqen. Pejgamberi (s.a.v.) u dëshpërua duke parë terrorin që po bëhej, por megjithatë qëndroi i patundur në vendin ku gjendej së bashku me Ebu Bekrin, Aliun, xhaxhain e tij Abbasin dhe me disa shokë të tjerë.
Pastaj Abbasi i ftoi muslimanët të kthehen dhe të mos e braktisin Pejgamberin (s.a.v.) Të turpëruar nga ajo që bënë, duke e lënë Pejgamberin (s.a.v.) që të ballafaqohet vetë me armikun, muslimanët menjëherë u kthyen të luftojnë. Si ndihmë Allahu u dërgoi melekët e Tij. Lufta vazhdoi e rreptë. Luftetarët muslimanë filluan të përparojnë duke i zbrapsur Havazinët në luginë, ku luftimet u ashpërsuan edhe më tepër. Nga fundi i ditës muslimanët ngadhnjyen, por vetëm atëherë kur u bënë të vetëdijshëm për rrezikun, të cilin sjell me vete mburrja.
Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe ai plaku i verbër, armiku ua mbathi këmbëve duke lënë pas vetes familjet dhe të mirat e tyre, të cilat u zunë. Pas kësaj, të gjitha fiset, përveç njërit, erdhën që t'i marrin ato prapë dhe u deklaruan për pranimin e Islamit. Pejgamberi (s.a.v.) ua fali dhe ua ktheu familjet prapë, por jo edhe plaçkat që kishin.
Përjashtim bëri vetëm udhëheqësi i Havazinëve. Ai u strehua në Taif, ku mbrojtjen e kërkoi në fortesën e qytetit, mirëpo muslimanët i shkuan pas dhe e rrethuan qytetin, të cilin e mbajtën të rrethuar afro tri javë. Ata u përpoqën të hyjnë në fortesë, por pas humbjeve të mëdha që patën, Pejgamberi (s.a.v.) urdhëroi të tërhiqen. Rrëfimi nuk përfundoi me kaq, sepse shpejt pas kësaj, Havazinët dhe fiset e tjera erdhën në Meke dhe u deklaruan si muslimanë. Me ta ishte edhe Malik ibn Aufi, që i udhëhiqte në beteja dhe të cilin tani Pejgamberi (s.a.v.) e emëroi si udhëheqës të tyre.
Pas betejës në luginën e Hunejnit, Pejgamberi (s.a.v.) i shpërndau plaçkat që ishin marrë nga kurejshët dhe fiset e tjera beduine. Ensarët nga Medina, të cilët e përkrahën atë gjatë viteve të vështira para pushtimit të Mekes, nuk morën asgjë. Ata u zemëruan për këtë dhe
shkuan të ankohen tek Pejgamberi (s.a.v.). Ai u tha: "Ç'është kjo që dëgjoj prej jush? A mendoni keq për mua? A nuk erdha tek ju atëherë kur JETA E PROFETIT MUHAMED 84
nuk e njihnit të vërtetën dhe a nuk ju priu Allahu; a nuk ju bëri Allahu të pasur pikërisht atëherë kur ishit të varfër; kur ishit armiq dhe kur Allahu jua zbuti zemrat? A i lakmoni gjërat e kësaj bote, të cilat jam i detyruar t'i përdor vetëm e vetëm që të fitoj besimin e njerëzve dhe t'u prij atyre drejt Islamit? Natyrisht se Islami ju mjafton. A nuk jeni të kënaqur se, përderisa dikush i merr me vete plaçkat e bagëtitë, ju merrni me vete në Medine Pejgamberin Allahut?"
Kur e dëgjuan këtë të gjithë njerëzit u penduan dhe filluan qajnë. Pastaj, me një përkulje të thellë, folësi i tyre tha: "Ne me të vërtetë jemi të kënaqur, që si dhuratë për këtë jetë kemi Pejgamberin e Allahut."
Ndoshta edhe ne duhet t'i parashtrojmë vetes të njëjtën pyetje.
A nuk jemi të bekuar që kemi Pejgamberin Muhamed (s.a.v.) dhe Librin, të cilët përgjithmonë do të na prijnë? A nuk është më me rëndësi kjo, sesa të mendojmë për kënaqësitë momentale të ditës?"
Menjëherë pas kësaj, të shoqëruar nga Pejgamberi (s.a.v.), Ensarët u nisën për në Medine. Ai mund të mbetej në Meke e të jetonte në mesin e njerëzve të tij, por u kthye pikërisht ashtu siç premtoi, të jetojë në mesin e njerëzve të Medinës, që për ta ishte një bekim i madh.
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
"Nuk ka dyshim se Allahu ju ka ndihmuar në shumë beteja, e edhe në ditën e Hunejnit, kur juve ju mahniti numri juaj i madh, i cili nuk ju vlejti asgjë, dhe me gjerësinë e saj që kishte toka u ngushtua për ju, pastaj ju u zbrapsët (ikët). Pastaj Allahu zbriti qetësinë e Vet në të Dërguarin e Tij dhe në besimtarë, zbriti një ushtri që ju nuk e patë, i dënoi ata që mohuan, e ai ishte ndëshkim ndaj mosbesimtarëve. Allahu pastaj i fal atij që do,Allahu fal shumë dhe mëshiron shumë."
VAZHDON