islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
PROFETI MUHAMED -3 EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
PROFETI MUHAMED -3 EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
PROFETI MUHAMED -3 EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
PROFETI MUHAMED -3 EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
PROFETI MUHAMED -3 EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
PROFETI MUHAMED -3 EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
PROFETI MUHAMED -3 EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
PROFETI MUHAMED -3 EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
PROFETI MUHAMED -3 EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
PROFETI MUHAMED -3 EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
PROFETI MUHAMED -3 EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
PROFETI MUHAMED -3 EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
PROFETI MUHAMED -3 EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
PROFETI MUHAMED -3 EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
PROFETI MUHAMED -3 EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
PROFETI MUHAMED -3 EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
PROFETI MUHAMED -3 EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
PROFETI MUHAMED -3 EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
PROFETI MUHAMED -3 EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
PROFETI MUHAMED -3 EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
PROFETI MUHAMED -3 EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
PROFETI MUHAMED -3 EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
PROFETI MUHAMED -3 EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
PROFETI MUHAMED -3 EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
PROFETI MUHAMED -3 EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
PROFETI MUHAMED -3 EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
PROFETI MUHAMED -3 EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
PROFETI MUHAMED -3 EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
PROFETI MUHAMED -3 EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
PROFETI MUHAMED -3 EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
PROFETI MUHAMED -3 EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
PROFETI MUHAMED -3 EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
PROFETI MUHAMED -3 EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
PROFETI MUHAMED -3 EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
PROFETI MUHAMED -3 EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
PROFETI MUHAMED -3 EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
PROFETI MUHAMED -3 EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
PROFETI MUHAMED -3 EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
PROFETI MUHAMED -3 EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
PROFETI MUHAMED -3 EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
435 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 435 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
PROFETI MUHAMED -3 Empty96%PROFETI MUHAMED -3 Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
PROFETI MUHAMED -3 Empty0%PROFETI MUHAMED -3 Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
PROFETI MUHAMED -3 Empty0%PROFETI MUHAMED -3 Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
PROFETI MUHAMED -3 Empty0%PROFETI MUHAMED -3 Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
PROFETI MUHAMED -3 Empty1%PROFETI MUHAMED -3 Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
PROFETI MUHAMED -3 Empty2%PROFETI MUHAMED -3 Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 PROFETI MUHAMED -3

Shko poshtë 
AutoriMesazh
AFET BEADINI
Imam-Aktiv
Imam-Aktiv
AFET BEADINI


Numri i postimeve : 202
Data e regjistrimit : 15/04/2010
Mosha : 47
Nacionaliteti-Sheti : DOBERDOLL GOSTIVAR

PROFETI MUHAMED -3 Empty
MesazhTitulli: PROFETI MUHAMED -3   PROFETI MUHAMED -3 EmptyFri 11 Feb 2011 - 14:59

Viti i hidhërimeve
I Dërguari dhe ithtarët e tij përsëri iu kthyen mënyrës normale të jetësës, mirëpo vitet e vuajtjes e dobësuan Hatixhen për së tepërmi. Ajo u sëmur dhe së shpejti vdiq. Kështu, i Dërguari (s.a.v.) e humbi gruan dhe shoqen e tij të dashur, personin e parë që pranoi Islamin dhe e përkrahu atë. Ajo ishte strehim nga të gjitha shqetësimet e tij, ndërsa për shkak të zemrës së mirë që kishte, edhe shoqja më e mirë e tij nëpër mjerimet që përjetuan.
Menjëherë pas kësaj vdiq edhe Ebu Talibi, xhaxhai dhe mbrojtësi i të Dërguarit Muhamed (s.a.v.). Ebu Talibi ishte ndër njerëzit më të çmuar të Mekës dhe njëri nga kurejshët më të vjetër. Edhe pse kurrë nuk u bë ithtar i Islamit, ai gjithmonë e mbrojti të Dërguarin (s.a.v.) nga armiqtë e tij. Ky nuk ishte vetëm një pikëllim për të Dërguarin (s.a.v.), por njëkohësisht edhe rrezik për të. Sipas zakoneve arabe, çdokush që ishte nën mbrojtjen e dikujt, ishte i sigurt përderisa mbrojtësi i tij ishte gjallë.
Tani, me vdekjen e xhaxhait të tij, i Dërguari (s.a.v.) nuk kishte më mbrojtje.
Armiqtë e të Dërguarit gëzoheshin pa masë kur e shihnin të pikëlluar, pa gruan, në të cilën mbështetej dhe pa xhaxhanë që e mbronte. Ata filluan të sillen me të më keq se kurdoherë. Madje edhe fëmijët e vegjël filluan ta fyejnë. Me një rast, një i ri hodhi disa
fëlliqësira mbi kokën e të Dërguarit (s.a.v.), mirëpo i Dërguari shkoi në shtëpi pa e bërë të madhe. Kur njëra nga bijat e tij, duke e parë, deshi ta fshijë dhe ta lajë, ai me qetësi i tha: “Mos qaj bija ime e vogël, sepse babain tënd do ta mbrojë Allahu.”
Ebu Talibi ishte lidhja e fundit e të Dërguarit me kurejshët, prandaj tani i Dërguari (s.a.v.) pandehu se për shkak të zemrave që kurejshët kishin mbyllur ndaj tij, Islami nuk ishte më në gjendje që të përparonte në Mekë. Prandaj vendosi që të udhëtojë në Taif ku shpresoi se do të gjejë përkrahje.
Tërë rrugën deri në qytet, e cila ishte e gjatë afro shtatëdhjetë kilometra, ai e kaloi në këmbë. Atje foli kudo ku tuboheshin njerëzit, mirëpo askush nuk e dëgjoi. Ai u takua me udhëheqësit e tri fiseve më të rëndësishme, mirëpo as ata nuk deshën ta dëgjojnë. Jo vetëm që nuk ia vinin veshin asaj që ai thoshte, por filluan edhe të tallen, dhe i urdhëruan robërit e tyre që ta fyejnë e gjuajnë me gurë.
I pikëlluar, i Dërguari (s.a.v.) e lëshoi qytetin dhe gjeti një vend të qetë pranë një muri në skaj të qytetit, ku mund të ishte i vetmuar. Atje iu lut Allahut me këto fjalë: JETA E PROFETIT MUHAMED 41
“ 0 Allah, Ty të qahem për dobësinë, për paaftësinë dhe përulësinë që e kam para njerëzve. 0 i Mëshirueshmi, Ti je Zot i të dobtëve dhe Ti je Zoti im. Ti, kujt do t'ia falësh fatin tim? Të huajit që më fyen apo armikut, të cilit Ti i ke dhënë pushtet mbi mua? Nëse Ti nuk je zemëruar në mua, unë atëherë nuk do të brengosem se ç'do të ndodhë me mua. Qëllimi im është ndihma Jote. Unë strehohem në dritën e përkrahjes Tënde, nga e cila ndriçohet errësira dhe varet kjo botë dhe e ardhmja; le të mos zbresë zemërimi Yt apo i drites Tënde. Sepse, Ti duhet të jesh i kënaqur. Nuk ka fuqi dhe madhështi, përveç prej Teje."
Muri pranë të cilit ishte mbështetur i Dërguari (s.a.v.) ishte pjesë e një kopshti që u takonte dy vëllezërve. Kur ata e dëgjuan kete lutje, u erdhi shumë keq për të dhe pas një robi të tyre i dërguan një pjatë plot me rrush. Para se të fillojë të hajë, i Dërguari (s.a.v.) tha: “Bismil-lah” – “Me emrin e Allahut”. Shërbëtori, emri i të cilit ishte Addas, u befasua shumë nga këto fjalë, sepse nuk i kishte dëgjuar kurrë më parë. “Për Allahun”, tha Addasi, “kjo nuk është mënyra me të cilën flasin njerëzit e këtushëm”. Atëherë o Addas, nga cili vend je dhe cila është feja jote?” e pyeti i Dërguari (s.a.v.)
“Unë jam i krishterë nga qyteti Asirian Ninive”, u përgjigj ai.
“Nga qyteti i njeriut të mirë Jahjasë, birit të Matta-së”, vazhdoi i dërguari (s.a.v.)
“Ku di ti për atë?”, pyeti Addasi.
“Ai është vëllai im - ai ka qenë i Dërguar dhe unë jam i Dërguar”, u përgjigj i Dërguari i Allahut (s.a.v.).
Addasi u përkul dhe e puthi kokën e të Dërguarit, duart dhe këmbët e tij, sepse tani e pa se ai me të vërtetë është i Dërguar.
Pastaj i Dërguari (s.a.v.) u kthye në Mekë. Tani ishte në gjendje që për çdo gjë të ishte më i durueshëm, sepse e dinte se Allahu kurrë nuk do ta linte më vetëm. Rruga e tij për në Taif nuk qe e kotë, sepse Addasi i krishterë, tani u bë musliman dhe ky ishte vetëm fillimi i ndryshimeve të mëdha. JETA E PROFETIT MUHAMED 42
Israja dhe Mi’raxhi
Kur një mbrëmje Muhamedin (s.a.v.) e kishte zënë gjumi afër Qabes, në të njëjtin vend ku Abdulmuttalibi e kishte zakon të flerë, atë e zgjoi meleku Xhibril. Më vonë i Dërguari (s.a.v.) rrëfente se ç'kishte ndodhur. “Unë u ngrita dhe ai më kapi për krahu. Qëndrova pranë tij dhe ai më solli para një dere të xhamisë ku ishte një kafshë e bardhë, që më priste t'i hip.”
I Dërguari (s.a.v.) tregoi se si i hipi kafshës dhe me melekun Xhibril pranë tij u bartën prej Mekës në xhaminë El-Aksa, jo fort larg Jerusalemit. Në mesin e të Dërguarve të tjerë, atje i Dërguari (s.a.v.) gjeti Ibrahimin, Musain dhe Isain. Gjatë faljes, i Dërguari Muhamed (s.a.v.) kishte rolin e udhëheqësit, atë të imamit. Pastaj i sollën dy kënata, njëren me qumësht e tjetrën me verë. Ai zgjodhi qumështin, kurse verën e refuzoi. Atëherë meleku Xhibril i tha: “Ti je udhëhequr drejt nga fitre, natyra e vërtetë e njeriut, prandaj edhe njerëzit e tu, o Muhamed, do të jenë të këtillë. Vera për ju është e ndaluar.”
I Dërguari (s.a.v.) gjithashtu rrëfente se si kishin kaluar nëpër dyert e Qiellit dhe kishin parë melekë të panumërt. Në mesin e tyre gjendej edhe Maliku, rojtari i Xhehenemit, i cili nuk buzëqesh kurrë. Maliku bëri një hap para dhe i tregoi të Dërguarit (s.a.v.) një pamje të Xhehenemit dhe mundimet e tmerrshme të atyre që vuanin aty.
Pastaj, me ndihmën e melekëve, Muhamedi (s.a.v.) kaloi nëpër shtatë qiejt dhe atë njërin pas tjetrit. Gjatë udhës ai përsëri pa Isanë, Musanë dhe Ibrahimin dhe tha se kurrë nuk kishte parë njeri që i ngjante aq shumë siç ishte Ibrahimi. Ai gjithashtu pa Johnin, që në
arabishte i thonë Jahja, Jozefin apo Jusufin, Enohun apo Idrizin, si dhe Harunin.
Më në fund arriti te Druri i Plotë i Kufirit të Fundit, Sidretul-Munteha, ku asnjë i Dërguar më parë nuk kishte qenë. Këtu i Dërguari (s.a.v.) e pranoi shpalljen e asaj në të cilën muslimanët besojnë. JETA E PROFETIT MUHAMED 43
Në emër të Allahut të Gjithëmëhirshmit, Mëshirëplotit!
“I Dërguari i besoi asaj që u shpall prej Zotit të Tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi Allahut, ëngjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim me asnjërin nga të dërguarit e Tij dhe thamë: "Ju përgjigjem (thirrjes) dhe respektuam (urdhërin). Kërkojmë faljen Tënde, o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë.”
(El-Bekare: 285)
Pastaj ate e çuan në Dritën e pranisë Hyjnore të Allahut, ku e këshilluan se muslimanët duhet të falen pesëdhjetë herë në ditë. I dërguari (s.a.v.) përsëri rrëfente:
“Me t'u kthyer prapë, unë kalova pranë Musait, dhe, ç'të shihni, sa njeri i mirë që ishte! Ai më pyeti sa namaze jam urdhëruar të kryej. Kur unë i thashë se janë pesëdhjetë, ai tha: “Namazi është çështje serioze, ndërsa populli yt është i dobët, prandaj kthehu prap te Zoti yt dhe lute Atë që ta zvogëlojë atë numër për ty dhe për
ummetin tënd. “Unë bëra ashtu si më tha dhe Ai i zbriti për dhjetë me pak. Përsëri kalova pranë Musait dhe ai përsëri me tha të njëjtën gjë; dhe kjo zgjati derisa mbetën pesë namaze për gjatë ditës dhe natës.
Musai përsëri me këshilloi të njëjtën. Unë iu përgjigja se prapë shkova te Zoti im dhe e luta Atë që ta zvogëlojë numrin, derisa në fund më erdhi turp, dhe nuk e përsërita më lutjen time. Ai prej jush, i cili do t'i bëjë pesë faljet me besim të plotë, do të ketë shpërblimin e pesëdhjetë faljeve.”
Të nesërmen i Dërguari (s.a.v.) u rrëfeu kurejshëve lidhur me këto ngjarje. Shumë prej tyre thanë: “Për Zotin! Kjo është qesharake!
Karvanit i nevojitet një muaj që të shkojë në Siri dhe një muaj që të kthehet. A mundesh ti ta bësh një udhëtim të tillë vetëm për një natë?”
Edhe muslimanët u çuditën nga e gjithë kjo dhe kërkuan shpjegim nga i Dërguari (s.a.v.). Disa nxituan menjëherë të lajmërojnë Ebu Bekrin, i cili tha: “Pafsha Allahun, nëse vetë Muhamedi (s.a.v.) thotë se është ashtu, atëherë kjo është e vërtetë. Mos harroni, i Dërguari (s.a.v.) na thotë se fjala e Allahut atij i vjen nga qielli e drejt në tokë, në çdo kohë të ditës e të natës. A nuk është kjo një mrekulli më e madhe se ai dyshimi juaj?”
Pastaj Ebu Bekri shkoi në xhami dhe dëgjoi përshkrimin e përimtësuar të Muhamedit (s.a.v.) për Jerusalemin. Ai i tha: “ 0 i Dërguari i Allahut, ti flet të vërtetën!” JETA E PROFETIT MUHAMED 44
Prej atëherë, Ebu Bekrin e nderuan me emrin “Es-Sidik” që do të thotë “ai që jep fjalën për të përkrahur të vërtetën”.
Tani edhe të tjerët filluan të besojnë në rrëfimin e të Dërguarit (s.a.v.), atëherë kur ai filloi të përshkruajë dy karvanet që i kishte parë duke u kthyer rrugës për në Mekë. Atyre që dyshonin, ai u tregoi vendin ku kishte parë karvanet, mallrat që bartnin dhe kohën kur ato karvane do të arrinin në Mekë.
E tërë kjo që tha i Dërguari (s.a.v.) u vërtetua atëherë kur karvanet arritën në kohën, të cilën ai e kishte caktuar, duke bartur tërë atë mall që ai e kishte përshkuar.
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
“Pa te meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e se cilës ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhamedit) pamësi (i punëve të Muhamedit).”
(El-Isra: 1)
“Pafsha yllin kur ai bie (prej së larti poshtë)! Shoku juaj (Muhamedi që ju e njihni) as nuk është njeri që ka humbur, as që ka devijuar (nga e vërteta). Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kurani) nuk është tjetër veçse Shpallje që i shpallet.
Atë ia mësoi, Ai fuqiforti (Xhibrili). Që ka mendje preçize dhe që u përqëndrua në formën e vet (reale).
Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë (nga lindja). Pastaj u lëshua dhe iu afrua. E ishte afër sa dy harqe (dy kute) apo edhe më afër. Dhe i shpalli robit të Tij atë, që ia shpalli Zemra nuk e mohoi atë që e pa (me sy). A po i bëni polemikë atij për atë që ka parë? Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër. (E ka parë) tek Sidretul Munteha. Që pranë saj është xhenetul Me'va (kopësht strehimi i...) Atëherë kur Sidrën e mbuloi çka e mbuloi.
Shikimi (i Muhamedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi. Ai (Muhamedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.
(En-Nexhm: l -18) JETA E PROFETIT MUHAMED 45
Marrëveshja e Akabes
Në Jethrib kishte dy fise kryesore, Evsi dhe Hazrexhi. Që të dy ishin mjaft të fuqishëm, çdoherë ishin në gjendje luftë me njëri-tjetrin dhe të dy fiset i adhuronin idhujt. Në Jethrib kishte edhe shumë hebrenj, te cilët për dallim nga arabët e asaj kohe, njihnin vetëm Një Zot dhe adhuronin vetëm Atë. Ata disa herë u kishin thënë arabëve se një ditë në mesin e tyre do të vijë një i Dërguar.
Erdhi koha e haxhit në Qabe dhe në mesin e njerëzve që ishin duke shkuar nga Jethribi, gjendeshin edhe gjashtë njerëz të fisit Hazrexh. Ata kishin dëgjuar për mësimet e të Dërguarit Muhamed dhe pandehën se ky do të jetë ai i Dërguar, për të cilin u kishin folur hebrejtë. Kështu, ata vendosën të nisen për në Mekë dhe të shfrytëzojnë rastin, që gjatë qëndrimit të tyre të bisedojnë me të.
Ata e takuan të Dërguarin (s.a.v.) në vendin e quajtur Akaba, në afërsi të Mekës, kurse ai i ftoi që të ulen me të. Ai u shpjegoi atyre kuptimin e Islamit dhe u lexoi disa pjesë nga Kurani. Kur i dëgjuan recitimet e Kuranit, zemrat e tyre u prekën aq shumë saqë ata menjëherë u bënë muslimanë dhe në të larguar nga Meka, premtuan që vitin e ardhshëm të kthehen përsëri. Kur, me Islamin në zemrat e tyre u kthyen në Jethrib, ata u thanë shokëve dhe farefisit rreth asaj që kishin dëgjuar nga i Dërguari (s.a.v.), me ç'rast shumë njerëz u bënë muslimanë.
Kaloi një vit dhe koha e haxhit përsëri u afrua. Nga Jethribi për në Mekë u nisën dymbëdhjetë njerëz të rëndësishëm, që ta takojnë të Dërguarin (s.a.v.) dhe t'i premtojnë besnikëri në shërbimin ndaj tij dhe ndaj Islamit. Në të kthyer, i Dërguari (s.a.v.) bashkë me ta dërgoi edhe Mus'ab ibn Umejrin, njërin nga miqtë e tij me qëllim që t’ua mësojë Kuranin dhe t'i këshillojë në lidhje me fenë e re.
Kaloi edhe një vit, me ç'rast numri i muslimanëve, që vinin nga Jethribi për në Crying or Very sad në Mekë, u rrit edhe më shumë. Këtë herë u organizua një takim i fshehtë me të Dërguarin (s.a.v.). Nga njëra anë ishin shtatëdhjetë e tre burra dhe një grua nga Jethribi, ndërsa nga ana tjetër i Dërguari (s.a.v.) erdhi me xhaxhanë e tij Abbasin. Në këtë takim, njerëzit nga Jethribi, të Dërguarit (s.a.v.) dhe ithtarëve të tij u ofruan mbrojtje dhe përkrahje në qoftë se vendosin të shkojnë të jetojnë në Jethrib. Ky premtim për përkrahje u bë i njohur si Marrëveshja e Akabesë.
Marrëveshja ishte më se e nevojshme sepse, megjithëse Islami në Jethrib sa vinte e rritej, nga ana tjetër muslimanët e Mekës ende vuanin. Pastaj i JETA E PROFETIT MUHAMED 46
Dërguari (s.a.v.) u tha shokëve dhe ithtarëve të vet që të shkojnë në Jethrib, ku do të ishin më të sigurt dhe këtë rast shumë prej tyre e shfrytëzuan.
Pavarësisht nga këto vuajtje, i Dërguari (s.a.v.) nuk e kishte të lejuar t'i luftojë armiqtë e vet, sepse Allahu i kishte thënë që t'i falë ata që e fyejnë apo nuk e dëgjojnë porosinë e tij. Mirëpo, kurejshët kryekëput i kishin mbyllur mendjet e tyre ndaj fjalëve të Allahut xh.sh. dhe aq shumë i kishin prishur zemrat ndaj të Dërguarit (s.a.v.) dhe ithtareve të tij, saqë Allahu e lejoi të Dërguarin (s.a.v.) t'i luftojë ata që përpiqen ta dëmtojnë atë apo shokët e tij.
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
"Atyre që po sulmohen me luftë u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtësi, e Allahu ka fuqi për t'u ndihmuar atyre (muslimanëve) (U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: "Allahu është Zoti ynë", u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejtë."
(El Haxh: 39-40)
Tani kurejshët filluan t'i tremben Muhamedit (s.a.v.), sepse e panë se ai tani ishte mjaft i fuqishem për të luftuar me ta dhe se për këtë kishte leje edhe nga vetë Allahu. Ata e dinin gjithashtu se tani me të ishte edhe populli i Jethribit, i cili e mbronte dhe e përkrahte atë. Duke parë se muslimanët e lëshojnë qytetin, ata vendosën që ta vrasin Muhamedin (s.a.v.) përpara se ai t'u bashkohet ithtarëve të tij në Jethrib. Në këtë mënyrë ata shpresonin se një herë e përgjithmonë do t'i japin fund Islamit. JETA E PROFETIT MUHAMED 47
Hixhreti
Ndërprerja e të gjitha lidhjeve me shtëpinë e tij, vetëm për hir të Allahut
Pasi shokët e tij u nisën në Jethrib, i Dërguari (s.a.v.) qëndroi në Mekë duke pritur lejen e Allahut për ta lëshuar qytetin. Aty kishte edhe disa muslimanë, të cilëve kurejshët nuk u kishin lejuar ta lëshojnë qytetin. Ebu Bekri tërë kohën e luste Muhamedin (s.a.v.), që ta lejojë të niset për në Jethrib, mirëpo i Dërguari i Allahut (s.a.v.) vazhdimisht i thoshte: "Mos shpejto, ndoshta Allahu të jep edhe ndonjë bashkudhëtar."
Udhëheqësit e kurejshëve u tubuan në shtëpinë e stërgjyshit të tyre Kusajjit, siç e kishin zakon kur duhej të sillen vendime të rëndësishme. Ata duhej të gjenin mënyrën se si të liroheshin nga i Dërguari Muhamed (s.a.v.) para se ai t'u bashkëngjitej shokëve të tij në Jethrib.
Ashtu siç ishin të zënë me bisedën mes tyre, në derë u paraqit shejtani, në formën e një bujari plak e të pashëm. Kur e panë këtë zotëri të moshuar të qëndronte para tyre, ata e pyetën se kush është. Ai u tha se është një shejh i ardhur nga malet, që kishte dëgjuar ç'kanë ndërmend të bëjnë dhe se mendonte se do të mund të jetë në gjendje t'u ndihmojë. Atyre iu duk si njeri i mençur, prandaj dhe e ftuan të hyjë brenda.
Pastaj çdonjëri nga udhëheqësit filloi të paraqesë idetë, për të cilat mendonte se duheshin realizuar, mirëpo rreth asnjërës prej tyre nuk mund të pajtoheshin se cila është më e mira, derisa Ebu Xhehli nuk ua rrëfeu planin e tij. Ky plan parashikonte që çdo fis të sigurojë nga një luftëtar të ri e të fortë, të cilët do të kishin nga një shpatë në dorë. Pastaj të gjithë luftëtarët e rinj do të prisnin para shtëpisë së të Dërguarit dhe njëkohësisht do ta sulmonin atë kur të dilte nga ajo. Kështu ata do të liroheshin prej tij, dhe pasi për vrasjen do të fajësoheshin të gjitha fiset, atëherë familja e të Dërguarit nuk do të ishte në gjendje të hakmerrej.
Kur e dëgjoi këtë, shejtan nën maskën e plakut tha: "Ky njeri ka të drejtë; sipas mendimit tim, kjo është e vetmja që mund të bëhet!"
Pastaj, të kënaqur me planin që kishin kurdisur, udhëheqësit e kurejshëve u shpërndanë. JETA E PROFETIT MUHAMED 48
Në emër të Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!
"Përkujto (o i Dërguar) kur ata që nuk besuan thurnin kundër teje; të ngujojnë, të mbysin ose të dëbojnë. Ata bënin plane, e Allahu i asgjesonte, se Allahu është më i miri që asgjeson (dredhitë)."
(El Enfalë: 30)
Para se të binte nata, në të cilën Muhamedi (s.a.v.) duhej të vritej, meleku xhibril erdhi tek ai dhe i tha: " Sonte mos fli në shtratin tënd." I Dërguari (s.a.v.) e kuptoi mirë se ç'ishte duke ngjarë, andaj edhe i tha Aliut që të shtrihej në shtratin e tij dhe të mbulohej me batanien, të cilën e përdorte zakonisht i Dërguari (s.a.v.), duke i premtuar se nuk do t'i ndodhë asnjë e keqe.
Posa u errësua, të rinjtë kurejshë u mblodhën para shtëpisë së të Dërguarit duke pritur që ai te dalë. Kur u bind se Aliu është i sigurt, i Dërguari (s.a.v.) e la shtëpinë. Në atë moment, Allahu për një çast ua mori sytë luftëtarëve dhe ata nuk mundën ta shihnin të Dërguarin (s.a.v.), i cili mori një grusht pluhur dhe ua hodhi mbi kokat e tyre, duke recituar këto ajete:
Në emër të Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!
"Ja Sin! Pasha Kuranin e pacënueshëm në urtësinë e tij të lartë. S'ka dyshim se ti (Muhamed) je prej të dërguarve. Je në një rrugë të drejtë. (Kurani është) Zbritje e Plotfuqishmit, e Mëshiruesit. Për t'ia tërhequr vërejtjen një populli, që të parëve të tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar. Për Zotin, tashmë ka marrë fund vendimi (thënia) kundër shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë. Ne u kemi varur në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me kokët lart. Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin."
(Jasinë: l-9)
Të rinjtë pritën tërë natën dhe u mllefosen shumë kur në mëngjes, në vend të të Dërguarit (s.a.v.), panë Aliun duke dalë nga shtëpia. Ata e panë se plani i tyre dështoi plotësisht. JETA E PROFETIT MUHAMED 49
Ndërkohë, i Dërguari (s.a.v.) shkoi në shtëpinë e Ebu Bekrit dhe i tha: "Allahu më ka thënë se tani është koha që të lëshojmë Mekën."
"Së bashku?", e pyeti Ebu Bekri.
"Së bashku", u përgjigj i Dërguari (s.a.v.).
Ebu Bekri fluturonte nga gëzimi, sepse tani e kuptoi se bashkëudhëtari i tij i premtuar ishte vetë Muhamedi (s.a.v.). Prandaj i tha:" 0 i Dërguari i Allahut, këto janë ato dy devetë që kam ruajtur për atë ditë. " Kështu ata të dy u nisën për në shpellën Theur, në një
mal në jug të Mekës, ku mendonin që të fshiheshin.
Kur dolën jashtë qytetit, i Dërguari (s.a.v.) shikoi një herë prapa dhe tha: "Nga e gjithë toka e Allahut, ti je vendi më i dashur për Allahun dhe për mua, dhe po të mos më kishte përzënë populli im, unë kurrë nuk do të braktisja."
Kur kurejshët e kuptuan se Muhamedi (s.a.v.) dhe shoku i tij kishin ikur, filluan t'i kërkojnë nga të gjitha anët. Tri ditë më vonë arritën deri te shpella ku fshihen i Dërguari (s.a.v.) dhe Ebu Bekri mirëpo ndodhi diçka e çuditshme. Në hyrje të shpellës kishte thurrur rrjetën e saj një merimangë, kurse aty pranë, një pëllumb kishte ngritur folenë. Kur mekasit ndodheshin në hyrje të shpellës dhe vetëm rrjeta e merimangës i ndante nga të arratisurit, Ebu Bekri u frikësua shumë për sigurinë e tyre. Ai i pëshpëriti të Dërguarit (s.a.v.): "Ata janë shumë afër. Në qoftë se dikush prej tyre kthehet këtej, atëherë do të na shohin."
Por përgjigjja e të Dërguarit (s.a.v.) e qetësoi: "Ç’mendon ti për dy njerëz, që si të tretë midis tyre kanë Allahun?"
"... Mos u pikëllo (frikso), Allahu është me ne."
(EtTeube: 40)
Pas disa çastesh ndjekësit u pajtuan me mendimin se askush nuk mund të ketë hyrë në këtë shpellë për një kohë të gjatë, sepse përndryshe rrjeta e merimangës s'do të ishte e paprekur dhe se aty nuk do të bënte dot folenë pëllumbi, prandaj edhe u larguan pa hyrê brenda.
Tri ditë më vonë, i Dërguari (s.a.v.) dhe Ebu Bekri u bindën se janë të sigurt për ta lëshuar shpellën. I biri i Ebu Bekrit, Amiri u siguroi tri deve dhe u ndihmoi që të vazhdojnë rrugën e tyre për në Jethrib. Amiri ecte pas të atit.
Ndërkohë, udhëheqësit e kurejshëve u kthyen në Mekë dhe ofruan një shpërblim prej njëqind devesh për atë që do të kapë të Dërguarin (s.a.v.). Në mesin e atyre që vajtën për ta kërkuar atë ishte edhe një luftëtar i famshëm. Në të vërtetë, ai ishte i vetmi që mund ta kapte, mirëpo sa herë që i afrohej të JETA E PROFETIT MUHAMED 50
Dërguarit (s.a.v.), kali i tij zhytej në rërë deri në gjunjë. Kur kjo ndodhi tri herë me rradhë, atëherë ai kuptoi se të Dërguarin (s.a.v.) e mbron një fuqi që është shumë më e madhe nga çdo gjë që kishte njohur më parë prandaj edhe u kthye në Mekë. Kur arriti atje ai i paralajmëroi të tjerët për rrezikun e kërkimit të mëtejshëm, duke i njoftuar se ç'kishte ndodhur me të.
Në emër të Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!
"Në mos e ndihmofshit atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar Allahu; kur ata që nuk besuan, e nxorrën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: "Mos u pikëllo (frikso), Allahu është me ne!" E Allahu i zbriti qetësi ( në shpirtin e) atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patë; e fjalën e atyre që nuk besuan e bëri më të ultën, kurse fjala e Allahut është më e larta. Allahu është më i Fuqishmi, më iUrti."
(EtTeube: 40)
Udhëtimi i të Dërguarit nga Meka u quajt hixhreti apo shpërngulja. Në të vërtetë, ky ishte hapi i parë i përhapjes së Islamit nëpër botë, kurse prej këtij viti të hixhretit, muslimanët filluan kalendarin e tyre. JETA E PROFETIT MUHAMED 51
Arritja në Jethrib
Kur njerëzit e Jethribit dëgjuan se Muhamedi (s.a.v.) e ka lëshuar Mekën dhe është drejtuar për në qytetin e tyre, ishin duke pritur me padurim arritjen e tij. Më në fund, të hënën, më 27 shtator të vitit 622 e.r. dikush e pa së largu dhe u bëri zë të gjithëve: "Ja ku është Muhamedi (s.a.v.)! Erdhi i Dërguari i Allahut!" Të gjithë muslimanët, të ngazëllyer shkuan ta takojnë duke bërtitur, "Allahu Ekber! Allahu është më i Madhi! Arriti Muhamedi, i Dërguari i Allahut!" Gratë dhe fëmijët shprehnin me këngë kënaqësinë e tyre.
I Dërguari (s.a.v.) hyri në qytet bashkë me shokun e tij, Ebu Bekrin. Shumica e njerëzve që nuk e kishin parë, u mblodhën rreth tyre, pasi nuk e dinin se cili ishte i Dërguari (s.a.v.); derisa Ebu Bekri nuk u ngrit dhe me mantelin e tij e mbuloi që ta mbrojë nga dielli përcëllues. Prej tash e tutje, Jethribi do të quhej el-Medine, që do të thotë Qyteti.
I Dërguari i Allahut, tri ditët e para qëndroi në Kuba, që është një vend në hyrje të Medinës. Të premten e parë pas arritjes së tij, I Dërguari (s.a.v.) udhëhoqi namazin e xhumasë. Pas kësaj, shumica e pasanikëve e ftuan që të jetojë me ta dhe po me ta të ndajë pasurinë.Mirëpo ai e refuzoi këtë dhe, duke treguar nga deveja e tij Kasva, tha: " Le të shkojë në rrugën e saj", se e dinte se deveja e tij ishte nën komandën e Allahut xh.sh. dhe se do ta çonte atë në vendin ku duhej të ndalej. Ata e lanë devenë të shkonte ku të donte, derisa më në fund ajo u gjunjëzua afër shtëpisë se Benu Nexharëve, farefisit nënës së të Dërguarit. Kjo shtëpi përdorej si vend për tharjen e hurmave dhe i takonte dy jetimëve, Sehlit dhe Suhejiit. Ata ia ofruan shtëpinë të Dërguarit (s.a.v.), mirëpo ai nguli këmbë që ta paguajë, dhe kështu Asadi, i biri Zurares, i cili gjendej aty, bëri marrevëshjet e nevojshme.
I Dërguari (s.a.v.) urdhëroi që në ate vend të ndërtohet një xhami dhe një vendbanim për të. Të gjithë muslimanët punuan së bashku që ta kryejnë sa më shpejt - madje atyre iu bashkëngjit edhe i Dërguari (s.a.v.).
Këtu muslimanët do të mblidheshin për t'u falur dhe për të sjellë vendime dhe plane të rëndësishme. Ndërtimi ishte i thjeshtë dhe u krye shpejt. Dyshemeja ishte prej dheu të shtypur, ndërsa pullazi nga gjethet e palmave dhe degët e drujnve. Drejtimi i faljes u shënua me dy shkëmbinj. Në fillim besimtarët u kthyen drejt Jerusalemit, mirëpo shumë shpejt kahja e të falurit u kthye nga Qabeja në Mekë.
Pas ndërtimit të xhamisë, Muhamedi (s.a.v.) dëshironte të forconte marrëdhëniet ndërmjet njerëzve të quajtur Muhaxhirë apo emigrantë, të cilët së bashku me të erdhën nga Meka, dhe njerëzve të Medinës, që njiheshin me JETA E PROFETIT MUHAMED 52
emrin Ensarë apo ndihmëtarë. Çdo njeri i Medinës mori si vëlla të vetin nga një njeri të ardhur prej Meke, duke ndarë çdo gjë me të dhe duke e konsideruar si anëtar të familjes së tij. Ky ishte fillimi i vëllazërisë Islame.
Në ditët e para të Islamit, koha e faljes nuk ishte e caktuar prandaj muslimanët vinin në xhami dhe prisnin aty deri sa të vinte koha e lutjes. I Dërguari (s.a.v.) pyeti se në ç'mënyrë t'u tregojë njerëzve se kishte ardhur koha e faljes. Ai bisedoi me shokët e tij rreth kësaj dhe erdhën deri në dy përfundime: t'i frynin bririt ashtu siç bënin hebrejtë, apo të përdornin këmbana të drunjta siç bënin të krishterët.
Pastaj njeriu i quajtur Abdullah ibn Zejd erdhi tek i Dërguari (s.a.v.) dhe i tha se kishte parë një ëndërr, në të cilën një njeri i veshur në të gjelbra mbante në duart e tij një këmbane të drunjtë. Ai i kishte thënë njeriut: "A do të ma shesësh këmbanën tënde që t'i ftoj njerëzit për t'u falur?" Njeriu ishte përgjigjur: "Mënyra më e mirë për t'i ftuar njerëzit që të falen është:
"Allahu Ekber", Allahu është më i madhi! katër herë, kurse pastaj
"Pohoj se nuk ka Zot tjetër, perveç Allahut." - dy herë.
"Pohoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut." - dy herë.
"Ejani të faleni, ejani të faleni."
Ejani të shpëtoni, ejani të shpëtoni."
"Allahu Ekber, Allahu Ekber."
"Nuk ka Zot tjetër, përveç Allahut!"
Kur i Dërguari i Allahut (s.a.v.) e dëgjoi këtë, tha se kjo është një ëndërr e vërtetë që vjen nga Allahu. Ai thirri Bilalin, i cili kishte një zë të bukur e të fortë, dhe e urdhëroi që vetëm në këtë mënyrë ta ftojë popullin për t'u falur. Bilali veproi kështu dhe ndërkohë edhe Umeri, që doli nga shtëpia, i tha të Dërguarit (s.a.v.) se edhe ai kishte parë të njëjtën ëndërr. I Dërguari iu përgjigj: "Qoftë i lavdëruar Allahu për këtë!" .
Thirrja për t'u falur, apo ezani, e cila iu paraqit në ëndërr Abdullah ibn Zejdit dhe të cilën, sipas këshillave të të Dërguarit e bëri Bilali, është e njëjtë që edhe sot dëgjohet nga minaret e xhamive në tërë botën. JETA E PROFETIT MUHAMED 53
Beteja e Bedrit
Tërë pasurinë që muslimanët e kishin lënë në Mekë kur shkuan në Medinë, ua morën armiqtë e tyre që kishin mbetur atje. Kështu, kur muslimanët dëgjuan se Ebu Sufjani, njëri nga prijësit e kurejshëve po kthehej me një karvan të mallrave prej Sirie për në Mekë, vendosën se ka ardhur koha që t'i kthejnë prapë disa nga humbjet e tyre. Këtë sulm, muslimanëve ua lejoi vetë i Dërguari (s.a.v.), prandaj ata filluan të përgatiten e me këtë rast u erdhi edhe kjo shpallje:
Në emër të Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!
"Atyre që po sulmohen me luftë u është dhënë leje të luftojnë për shkak se u është bërë padrejtësi, e Allahu ka fuqi për t'u ndihmuar atyre (muslimanëve)."
(El Haxhxh: 39)
Shpallja u përkujtoi se gjëja më serioze për Allahun është:
"... Pengimi nga rruga e Allahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga Xhamia e Shenjtë (Qabja)dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo... E provokimi (kundër muslimanëve) është edhe më I madh se mbytja."
(El-Bekare: 217)
Sidoqoftë, kthimi i të mirave të tyre nuk ishte arsyeja e vetme për ta sulmuar karvanin. Muslimanët nuk mendonin se ata thjesht duhet të mbesin të sigurt në Medinë; ata dëshironin ta përhapin porosinë e Islamit. Menduan se në qoftë se kurejshët duan të jenë të lirë për të bërë tregti, atëherë gjithashtu edhe muslimanët duhet të jenë të lirë që të besojnë në Allahun, të ndjekin të Dërguarin (s.a.v.) e Tij dhe ta përhapin fjalën e Tij. Prandaj menduan se mënyra e vetme dhe më e mirë për t'i detyruar kurejshët që ta kuptojnë këtë, është sulmi mbi atë që më së shumti e çmojnë - pra mbi karvanin.
Mirëpo ndërkohë, Ebu Sufjani e kuptoi planin e muslimanëve dhe menjëherë u dërgoi porosi kurejshëve në Mekë, ku i vinte në dijeni për rrezikun që i kanosej karvanit dhe njëkohësisht u kërkoi edhe ndihmë. Si pasojë e kësaj, të gjithë kurejshët erdhën ta mbrojnë karvanin. Ishin rreth njëmijë veta dhe JETA E PROFETIT MUHAMED 54
kishin dyqind kuaj. U nisën edhe gratë, që me këngët e tyre të përgëzojnë burrat.
Pa ditur gjë për këto, i Dërguari (s.a.v.) u nis me ithtarët e tij. Ishte muaji i Ramazanit dhe muslimanët agjëronin. Ata ishin vetëm treqind e pesë burra, shumica prej tyre Ensarë, njerëz nga Medineja. Ata kishin me vete tre kuaj dhe shtatëdhjetë deve, mbi të cilat hipnin me ndërrime.
Ata arritën në fushën e Bedrit, që ishte pak më larg nga Medineja, u vendosën kampin e tyre, duke pritur lajme të reja për karvanin. Pastaj dëgjuan se kurejshët janë nisur nga Meka me një ushtri të fortë. Situata papritur ndryshoi. Tanimë, ata nuk kishin të bënin vetëm me sulmin mbi karvanin, atyre u duhej të luftonin edhe me kurejshët.
I Dërguari (s.a.v.) i tuboi njerëzit rreth tij që të bisedonin se ç'duhej të bënin. Së pari Ebu Bekri e pastaj Umeri folën në emër të muslimanëve që kishin ardhur nga Meka. Ata thanë se do t'i zbatojnë urdhërat e të Dërguarit (s.a.v.). Mirëpo i Dërguari (s.a.v.) dëshiroi ta dëgjojë mendimin e Ensarëve, sepse nuk donte t'i detyronte të bënin atë që nuk donin.
Njëri nga udhëheqësit e Ensarëve, Sa'd ibn Mu'adhi, u ngrit dhe tha: "Ne të besojmë ty dhe të betohemi para të gjithëve se ajo që ti e solle ishte e vërteta. Ne ta kemi dhënë fjalën dhe pëlqimin tonë se të të dëgjojmë dhe do t'u bindemi urdhrave tuaja. Pra, nisu nga të duash, ne jemi me ty, madje edhe po të na udhëheqësh drejt e në det.” I Dërguari (s.a.v.) u inkurajua shumë nga këto fjalë dhe vendosi që të luftohet. Ebu Sufjani pasi e kuptoi se ku e kishin ngritur muslimanët kampin e tyre, ndërroi drejtimin e karvanit dhe e largoi atë nga kufiri i arritjes së tyre. Pastaj i lajmëroi kurejshët duke u thënë se karvani ishte i sigurt dhe se do të niseshin për në Mekë. Mirëpo, udhëheqësit e kurejshëve ishin njerëz krenarë dhe kokëfortë. Ata refuzuan të kthehen sepse e kishin ndarë mendjen që, me shkatërrimin e muslimanëve t'u tregojnë të gjithëve se sa të fuqishëm janë.
Në Bedër kishte një vadë, apo luginë me burime nga ana e Medinës ku kishin zënë vend muslimanët, duke lënë luginën dhe burimet prapa tyre. Ndërkohë, kurejshët u vendosën në anën tjetër të luginës. Muslimanët groposën një rezervuar, e mbushën me ujë nga njëri prej burimeve dhe e rrethuan. Më pas thanë të gjitha burimet e tjera. Kështu, ata kishin ujë me bollëk për vete, kurse mekasve u duhej të kalonin luginën dhe të luftonin me muslimanët me qëllim që të furnizohen me ujë.
Natën para betejës, kur muslimanët po flinin të qetë, ra një shi i madh. JETA E PROFETIT MUHAMED 55
Në emër të Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!
"Dhe kur Ai ju kaploi me një kotje (gjumë) që ishte siguri për ju nga ana e Tij, ju lëshoi shi nga qielli për t'ju pastruar me të, largoi prej jush të shtimet e shejtanit, e që të fuqizojë bindjen në zemrat tuaja dhe që t'ju përforcojë me të (me shi) këmbët tuaja."
(El-Enfalë:11)
Të premten në mëngjes, më shtatëmbëdhjetë të Ramazanit, viti 2 i hixhretit (17 mars 623 e.r.), dy ushtritë u nisën dhe iu afruan njëra- tjetrës. Në anën e kurejshëve shiu kishte rënë më i fortë, kështu që kishte zbutur dheun dhe e bënte lëvizjen më të vështirë. Ndërkaq nga ana e muslimanëve shiu e kishte forcuar rërën, kështu që kalimi për ta ishte bërë shumë më i lehtë. I Dërguari (s.a.v.) kërkoi që njerëzit të luftonin të rradhitur nëpër rreshta. Kur po bëheshin gati të nisen, ai vërejti se dikush kishte bërë një hap përpara në krahasim me të tjerët. I Dërguari (s.a.v.) e shpoi lehtë anash me shigjetë duke i thënë: "Qëndro në vijë!"
Njeriu që quhej Savad, u përgjigj: "Ti më lëndove, o i Dërguari i Allahut! Allahu të dërgoi ty që të jesh i mirë e i drejtë."
I Dërguari (s.a.v.) ngriti këmishën dhe i tha: " Më bëj edhe ti të njëjtën gjë."
Në vend të kësaj, njeriu iu afrua dhe e puthi duke i thënë: "0 i Dërguari i Allahut, ti e sheh se çka na pret, se unë pas betejës ndoshta nuk mbetem gjallë. Nëse ky është takimi ynë i fundit, atëherë kjo është gjëja e fundit në jetë që dua të bëj." Menjëherë pas kësaj, Savadi shkoi të luftojë e vdiq si shehid.
Pasi kontrolloi rradhët, Muhamedi (s.a.v.) shkoi në strehën e ndërtuar prej degëve të palmës, nga e cila mund të udhëhiqte betejën. Me të qëndroi Ebu Bekri, ndërsa disa Ensarë mbetën jashtë që të mbrojnë kasollen. Kur i Dërguari (s.a.v.) e pa ushtrinë e madhe të kurejshëve që me flamujt dhe zhurmën e daulleve po zbriste nga kodra në luginë, filloi të lutet për ndihmën, të cilën Allahu ia kishte premtuar. Këto ishin disa nga fjalët e tij: " 0 Allah, ja se ku vijnë kurejshët plot fodullëk e krenari, që Ty të kundërshtuan, ndërsa të Dërguarin Tënd e quajtën gënjeshtar. 0 Allah, në qoftë se ky grup i vogël (muslimanësh) sot shkatërrohet, atëherë në tokë nuk do të mbesë askush që të të adhurojë Ty." JETA E PROFETIT MUHAMED 56
Në emër të Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!
"Përkujtoni, kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj, e Ai ju është përgjigjur: "Unë do t'ju ndihmoj me një mijë engjëj që vijnë një pas një (grup pas grupi). Allahu nuk e bëri atë (ndihmën) për tjetër, vetëm që t'ju gëzojë (t'u japë myzhde) dhe për t'i forcuar (qetësuar) me të zemrat tuaja, pse ndihma në realitet është vetëm prej Allahut. Allahu është mbizotërues dhe i urtë."
(El Enfalë: 9-10)
Beteja në fillim filloi si një përleshje e vetme kur njëri nga kurejshët u betua se do ta pijë ujin nga rezervuari i muslimanëve e pastaj do ta shkatërrojë atë, ose përndryshe do të vdesë. Hamza, xhaxhai i të Dërguarit i doli për ballë dhe e vrau. Pastaj tre njerëz të rëndësishëm të kurejshëve bënë një hap përpara dhe kërkuan dyluftim. I Dërguari (s.a.v.) nxorri Aliun, Hamzanë dhe Ubejd ibn Harithin që të luftojnë me ta. Menjëherë pas kësaj, Hamza dhe Aliu i vranë kundërshtarët e tyre. Sa i përket Ubejdit, ai e kishte plagosur kundërshtarin e tij, por ishte plagosur edhe vetë. Dy shokët e tij e vranë mekasin e plagosur dhe e bartën Ubejdin në vend të sigurt, te rradhët e myslirnanëve.
Pas kësaj dy ushtritë u vërsulën mbi njëra-tjetrën, ndaj lufta u përhap në të gjitha anët. Qielli u mbush me shigjeta. Ushtria muslimane e mbrojti tokën e vet përballë ushtrisë së madhe të kurejshëve, dhe, edhe pse muslimanët ishin me të paktë në numër, ata arritën një fitore të madhe, duke e shkatërruar kështu ushtrinë e mekasve dhe duke vrarë shumë prej prijësve të tyre. Ndër ta ishin edhe Ebu Xhehli dhe Umejjeh ibn Halefi, i cili u vra nga robi i vet i mëparshëm Bilali. Kur e panë se gati të gjithë udhëheqësit e tyre u vranë, pjesa tjetër e kurejshëve u tërhoq. JETA E PROFETIT MUHAMED 57
I Dërguari (s.a.v.) çoi fjalë në Medinë që t'u tregojnë për fitoren. Pastaj i mblodhi plaçkat e luftës dhe i ndau ndërmjet muslimanëve në mënyrë të barabartë. Disa nga mekasit u zunë rob, ndërsa i Dërguari (s.a.v.) urdhëroi që ata të trajtohen mirë, derisa farefisi i tyre nga kurejshët të shkojë e t'i marrë.
Në emër të Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!
"Ju nuk i mbytet (në të vërtetë) ata, por Allahu (me ndihmën që ua dha) i mbyti ata, dhe ti nuk i gjuajte (në të vërtetë) kur i gjuajte ata, por Allahu (të ndihmoi) i gjuajti, e (bëre këtë) për t’I shpërblyer besimtarët me një dhunti të mirë nga ana e Tij. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.”
(El-Enfalë:17) JETA E PROFETIT MUHAMED 58
Uhudi - Disfata vjen nga mosbindja
Kurejshët që mbetën të gjallë në betejën e Bedrit u kthyen ne Mekë dhe u tubuan të bisedojnë me Ebu Sufjanin. Ata i thanë:
"Muhamedi na i vrau njerëzit më të mirë, prandaj ndihmona të luftojmë me të dhe të hakmerremi për humbjet tona. Për ta mundësuar këtë, ata ranë dakort që secili të japë nga aq të holla sa kushton pjesa e tij e mallrave të karvanit, dhe për këtë të mbulojnë shpenzimet e një ushtrie të re, e cila do të ishte tri herë me e madhe se sa ajo në Bedër.
Në mesin e atyre qe iu bashkuan ushtrise se re, ishte edhe robi abisinas Vahshiu, i cili njihej si eshtar shumë i saktë. I zoti i tij, Xhubejr ibn el-Mut'im, i tha: "Nisu me ushtrinë, dhe kur ta vrasësh Hamzanë, xhaxhain e Muhamedit, e me këtë i shpaguhesh për vdekjen e xhaxhait tim, atëherë do të të liroj." Gjithashtu, edhe Hinda, gruaja e Ebu Sufjanit, e porositi Vahshiun se do ta veshë me ar dhe me mëndafsh nëse e plotëson dëshirën e të zotit, sepse edhe ajo e dëshironte vdekjen e Hamzait, i cili i kishte vrarë babanë dhe vëllanë.
Ndërkohë që mekasit bënin planet e tyre, Abbasi, njëri nga muslimanët e pakët që jetonin në Mekë, i dërgoi një letër të Dërguarit (s.a.v.) në Medinë ku e paralajmëroi për rrezikun që po vinte. Ai i tregoi se kurejshët po dërgonin një ushtri të madhe në Uhud, një
vend jo fort larg Medines. Duke e kuptuar rrezikun me kohë, i Dërguari (s.a.v.) i mblodhi shokët rreth tij që të bisedojnë se ç'duhet të bënin. Ai mendoi se do të ishte më mirë që ta presin armikun brenda në qytet se sa të dalin e ta presin jashtë, sepse mbrojtja e Medines ishte më e lehtë brenda mureve të saj. Mirëpo muslimanët e rinj ishin të etshëm për të dalë jashtë e për t'u ballafaquar me kurejshët. Ata thanë: "0 i Dërguari i Allahut, na prij kundër armiqve tanë, përndryshe ata do të mendojnë se jemi frikacakë dhe të dobët që të luftojmë me ta."
Sidoqoftë edhe Abdullah ibn Ubejj, njëri nga udhëheqësit e Medines, ra dakord me të Dërguarin (s.a.v.) dhe e këshilloi që të mbesin në qytet, duke thënë: "Kurdoherë që kemi dalë për ta luftuar armikun, kemi pësuar katastrofë, ndërkohë që të gjithë që kanë
ardhur tek ne kanë pësuar disfatë." Mirëpo, kur i Dërguari (s.a.v.) e pa se shumica ishte për të dale e për t'u takuar jashtë qytetit, atëherë edhe ai u pajtua me ata, ndaj
pasi fali xhumanë, mori armët me vete. Pastaj rreth njëmijë muslimanë u nisën drejt malit Uhud që gjendej mbi Medine. Armiku ishte vendosur në rrëzë të malit dhe ishte shtrirë nëpër të mbjellat e muslimanëve. JETA E PROFETIT MUHAMED 59
Abdullah ibn Ubejji ishte shumë i zemëruar përse i Dërguari (s.a.v.) nuk e kishte dëgjuar këshillën e tij, dhe pas kalimit të një pjese të rrugës, u kthye prap në Medine, duke marrë me vete një të tretën e ushtrisë. Pas kësaj, të Dërguarit (s.a.v.) i mbeti që me shtateqind veta të përballojë ushtrinë e madhe të mekasve që numëronte tre mijë frymë.
Ushtarët që mbetën me të, e vazhduan rrugën derisa arritën në malin Uhud. Atje, i Dërguari (s.a.v.) u tha të qëndrojnë në rradhë me qëllim që të mbrohen nga prapa. Pastaj, rreth pesëdhjetë shigjetarë i këshilloi si vijon: "Me shigjetat tuaja t'i mbani kalorësit e mekasve larg prej nesh dhe mos t'i lejoni të na sulmojnë nga prapavija, pa marrë parasysh se si do të jetë fati i betejës. Çka do që të ndodhë, ruani pozitat tuaja në mënyrë që të mos kenë mundësi të na sulmojnë nga ana e juaj, madje edhe sikur të shihni se na vrasin apo na plaçkisin."
Kur muslimanët i zunë pozitat e veta, i Dërguari (s.a.v.) e ngriti shpatën dhe tha: " Kush do ta përdorë këtë shpatë me drejtësinë e saj?" Ky ishte një nder i madh dhe shumë veta u paraqitën që ta bëjnë këtë, mirëpo i Dërguari (s.a.v.) vendosi që t'ia japë Ebu
Duxhanës, një luftëtari sypatrembur. Pas kësaj, lufta filloi.
Muslimanët ishin të organizuar shumë mirë dhe kishin përparësi, kundrejt numrit katër herë më të madh të kurejshëve që ishin shumë të lodhur nga rruga e gjatë dhe kështu nuk ishin të gatshëm që t'i bëjnë ballë një sulmi të rrufeshëm, të cilin e udhëhiqte Ebu Duxhane, i cili mbante një turban të kuq e të shkëlqyer.
Me zhvillimin e luftës, gratë e kurejshëve, të cilat i udhëhiqte Hindi, filluan t'u bien daulleve, me qëllim që t'u japin zemër burrave të tyre. Ato recitonin edhe poezi, vetëm e vetëm që t'i inkurajojnë burrat e tyre.
"Në qoftë se përparoni, ne do t'ju përqafojmë dhe nën ju do të shtrojmë qilima të butë. Në qoftë se tërhiqeni, do t'ju lëmë e kurrë nuk do t'ju dashurojmë."
Ebu Duxhane rrëfente: "Unë pashë një njeri që e nxiste armikun dhe ulërinte si egërsirë dhe iu vërsula, mirëpo kur nxorra shpatën ai filloi të bërtasë dhe atëherë pashë se ajo ishte grua; atëherë respektova fjalën e të Dërguarit (s.a.v) që të mos e përdor shpatën mbi gratë." Ajo grua ishte Hindi.
Si zakonisht, edhe Hamza, xhaxhai i të Dërguarit, luftoi me trimëri të rrallë, mirëpo duke i udhëhequr muslimanët në sulmin më të rreptë, që gati sa nuk i shkatërroi mekasit, ai në një moment u godit dhe u rrëzua në tokë nga robi Vahshi. Më vonë Vahshi do të tregonte JETA E PROFETIT MUHAMED 60
se si kish ndodhur e tërë kjo: " Unë e shihja se si Hamza i vriste njerëzit me shpatë. Unë...e bëra gati shtizën dhe kur u sigurova se do ta qëlloj, u hodha mbi të. Ai u drejtua nga unë, mirëpo e humbi vetëdijen dhe ra përdhe. E lashë aty derisa vdiq, e pastaj shkova
dhe e mora shtizën prapë. Pas kësaj u ktheva në kamp, sepse nuk dëshiroja më të vrisja tjetër kënd veç tij. Qëllimi im ishte të vras vetëm atë dhe në këtë mënyrë të fitoj lirinë time."
Së shpejti, luftëtarët kurejshë u shpërndanë dhe u detyruan të tërhiqen. Kjo la përshtypjen sikur ata po pësonin disfatë. Me të pare këtë, dyzet shigjetarë muslimanë që gjendeshin në majë të malit, i lëshuan pozitat e veta vetëm e vetëm që të plaçkisin, sepse kurejshët
kishin lënë pas vetes shumë gjëra. Shigjetarët vrapuan të mbledhin gjithçka që gjetën, duke i harruar kështu urdhërat e Muhamedit (s.a.v.).
Halid ibn Velidi, konmandanti i kalorësve kurejshë, pasi vërejti situatën luftarake të momentit, menjëherë i urdhëroi njerëzit e tij që të kthehen dhe t'i sulmojnë muslimanët pas shpine. Muslimanët u befasuan në tërësi. Pastaj kurejshët filluan të sulmojnë njëkohësisht nga të dy anët. Shumë muslimanë u vranë dhe në vend që ta fitojnë
betejën, filluan ta humbin.
Që të shtohej çoroditja, armiku hapi fjalë se ishte vrarë edhe Muhamedi (s.a.v.). Dhe vërtet, kur e dëgjuan këtë muslimanët, e humbën krejt toruan. Pastaj një njeri që quhej Enes thirri: "Vëllezër! Në qoftë se Muhamedi (s.a.v.) është vrarë, atëherë ç'ju duhet jeta pa të? Mos mendoni më për jetën apo vdekjen. Luftoni për Allahun. Ngrihuni dhe vdisni ashtu siç vdiq Muhamedi (s.a.v.)!" Me të dëgjuar këto fjalë, muslimanëve iu rikthye guximi.
Mbi pozicionet e muslimanëve që udhëhiqeshin nga i Dërguari (s.a.v.) u kryen disa sulme të kalorësisë, prej të cilave ai mori edhe
një plagë të rëndë në fytyrë. Kur mekasit përsëri iu afruan, ai bërtiti: " Kush do ta japë jetën e tij për ne?". Atëherë u ngritën pesë Ensarë dhe luftuan derisa u vranë. Sidoqoftë vendet e tyre u plotësuan nga muslimanë të tjerë që i zmbrapsën sulmuesit. Në mesin e
mbrojtësve muslimanë ishte Ebu Duxhane, i cili me krahët e tij e mbërtheu të Dërguarin (s.a.v.) dhe u bë mburojë e gjallë. Gjatë tërë kohës së betejës ai e mbronte të Dërguarin (s.a.v.), mirëpo, me vazhdimin e luftimeve, ai papritmas ra. Ebu Duxhane kishte vdekur
nga shigjetat e shumta në shpinën e tij, e cila nuk lejoi që ato të depërtonin për tek i Dërguari (s.a.v.). JETA E PROFETIT MUHAMED 61
Me disfatën e muslimanëve, më në fund edhe kurejshët u shpaguan. Posa lëshuan fushëbetejën, Ebu Sufjani ftoi njerëzit e vet dhe u tha: "Luftuat mirë, fitorja dhe fati i luftës ndërron - sot u muar koka për Bedrin!"
Kur e dëgjoi këtë, i Dërguari (s.a.v.) i tha Umerit që t'i përgjigjet në këtë mënyrë: " Allahu është më i Madhi dhe më i Lëvduari. Ne nuk jemi të njëjtë. Të vdekurit tanë janë në xhenet, ndërsa të vdekurit tuaj në xhehenem!" Pastaj ushtarët muslimanë i ndoqën pas kurejshët që ishin duke u larguar, derisa u siguruan se ata nuk do ta sulmojnë Medinen.
Pas largimit të armikut, i Dërguari (s.a.v.) bëri një kalim nëpër fushëbetejë që të shohë sasinë e humbjeve të muslimanëve. Shumë prej muslimanëve më të besueshëm ishin vrarë. Në mesin e të vrarëve, i Dërguari (s.a.v.) gjeti edhe kufomen e xhaxhait dhe mikut
të tij më të mirë Hamzait, të cilin e kishte vrarë robi Vahshi. Kur e pa këtë, i Dërguari (s.a.v.) tha: "Kurrë më nuk do të ketë çast më të pikëllueshëm për mua se sa ky." Safija, e motra e Hamzait erdhi duke u lutur e duke kërkuar falje për të vëllanë, dhe tha: " Ne i takojmë Allahut dhe Allahut do t'i kthehemi."
Pas lutjes, të cilën i Dërguari (s.a.v.) e bëri për të vdekurit e
shumtë, ai tha: " Po ju them se askush nuk është lënduar në kauzën e Allahut, sepse Allahu do ta mbajë mend atë dhe në Ditën e Gjykimit do ta ngjallë nga të vdekurit. Kërkoni atë që më së shumti e ka lexuar Kuranin dhe varroseni në krye të shokëve të tij." Ata u varrosën pikërisht aty ku ranë shehidë. Allahu për ata thotë:
Në emër të Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!
"Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janë të gëzuar me atë që u dha Allahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa iu bashkuar radhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen."
(Ali lmran: 169-170)
Thuhet se Muhamedi (s.a.v.) është betuar se asnjë musliman që ka rënë për besimet e tij nuk do të dëshironte të kthehej prap në jetë as për një orë të vetme, madje edhe po t'ia jepnin tërë botën, përveç se atëherë kur mund të kthehet e të luftojë për Allahun dhe të vritet për së dyti. Muslimanët e kuptuan se disfata e tyre u shkaktua nga mosbindja ndaj të Dërguarit (s.a.v.). JETA E PROFETIT MUHAMED 62
Kurani thotë se në Uhud, Allahu i vuri muslimanët në sprovë, në të cilën edhe dështuan, megjithatë Allahu atyre ua fali dobësinë.
Në emër të Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!
"Askush nuk vdes pa lejen dhe vullnetin e Allahut. Ai është shënim i afatit të caktuar. E kush e dëshiron shpërblimin e kësaj bote, Ne atij ia japim, e kush dëshiron shpërblimin e botës tjetër, edhe atij do t'ia japim atë, kurse mirënjohësit Ne do t'i shpërblejmë."
(Ali lmran:145)
Njerëzit e sotëm do të duhej të nxjerrin mësime nga mësimet, të cilat muslimanët e hershëm i nxorrën në Uhud. Disfatën e tyre e shkaktoi mosbindja ndaj Pejgamberit (s.a.v.) dhe dashuria për gjërat e kësaj bote. E njëjta gjë mundet të na ndodhë edhe neve. Edhe pse nuk kemi beteja siç ishte ajo e Uhudit, ne akoma mund të vdesim për hir të Allahut, dhe atë duke e luftuar të keqen që kemi brenda.
Kur u kthye nga beteja, Pejgamberi (s.a.v.) u tha njerëzve të tij: "Ne u kthyem nga lufta më e vogël drejt luftës më të madhe." Me këtë, ai nënkuptonte se beteja më e vështirë është përpjekja, të cilën çdo qënie njerëzore e bën vetëm e vetëm që të përmirësohet. JETA E PROFETIT MUHAMED 63
Beteja e Hendekut
Kur Pejgamberi (s.a.v.) për herë të parë arriti në Medine, hebrejtë që ishin atje i uruan mirëseardhjen. Pejgamberi (s.a.v.) ua ktheu përshëndetjet, sepse dëshironte që të kishte marrëdhënie të mira me ta. Gjithashtu u arrit edhe një pajtim midis hebrejve dhe muslimanëve, i cili të parëve u dha lirinë që të ushtrojnë fenë e tyre dhe u nxorri në shesh të drejtat dhe detyrat e tyre. Sa u përket detyrave që kishin, ishte edhe ajo se në rast lufte me kurejshët, hebrejtë do të duhej të luftonin në anën e muslimanëve.
Mirëpo përkundër kësaj, disa nga fiset hebreje, që nuk e dëshironin praninë e Pejgamberit në Medine, së shpejti filluan të shkaktojnë trazira në mesin e muslimanëve. Ata u përpoqën që t'i fusin në grindje Muhaxhirët nga Meka dhe Ensarët. Disa herë ua tërhoqën vëmendjen, por ata vazhdonin të bënin gjëra të papëlqyeshme. Më në fund muslimanët nuk patën rrugëdalje tjetër dhe u detyruan t'i largojnë nga Medina. Hebrejve që mbetën u ofruan të jetojnë në paqe, mirëpo përsëri shqetësimet nuk përfunduan. Njëri nga fiset hebreje, Benu Nadirët, përgatiti një komplot për vrasjen e Pejgamberit (s.a.v.), mirëpo plani i tyre u zbulua dhe ata u përzunë nga qyteti.
Kur e panë se vetë nuk do të mund t'ia dilnin në krye me muslimanët, atëherë disa nga udhëheqësit e dëbuar hebrenj shkuan në Mekë që të kërkojnë ndihmë nga kurejshët. Duke e ditur mirë se ç'ka donin mekasit, ata shtireshin sikur besonin në gjëra të njëjta. Ata u thanë atyre se tradita e vjetër arabe ishte shumë më e mirë se mësimet e Pejgamberit Muhamed (s.a.v.) dhe se feja e adhurimit të disa idhujve që praktikonin kurejshët, ishte më e mirë se ajo e Pejgamberit (s.a.v.), që adhuronte vetëm një Zot. Pastaj hebrejtë u
thanë atyre se, në qoftë se të gjitha fiset arabe e sulmojnë Medinen, atëherë hebrejtë brenda qytetit do t'u ndihmonin ata që ta mundin Pejgamberin (s.a.v.) dhe Islamin njëherë e përgjithmonë.
Prijësit u kënaqën kur e dëgjuan këtë dhe pasi e konsideruan si rast të mirë, filluan të mblidhen e të formojnë një ushtri. Nga ana tjetër, në Medine kishte mbetur vetëm një fis hebre, ai i Benu Kurejdhes, që kishte refuzuar t'i tradhëtojë muslimanët.
Muslimanët rastësisht kuptuan për përgatitjet e luftës që bëheshin në Mekë dhe për komplotin e hebrejve brenda Medines. Tradhtia e hebrejve ndaj muslimanëve nuk e befasoi Pejgamberin (s.a.v.), i cili u tha: "Zemrat e hebrejve janë të mbyllura për të vërtetën. Ata kanë harruar se çka u tha Musai shumë kohë më parë - se ka vetëm një Zot." JETA E PROFETIT MUHAMED 64
Në emër të Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!
"Shembulli i atyre, që janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë atë, është si shembulli i ndonjë gomari që bart libra. Shembull i keq, është shembulli i popullit që përgënjeshtroi ajetet e Allahut, e Allahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin jobesimtar."
(El Xhumu'a: 5)
Muslimanët mendoheshin se në ç'mënyrë ta mbrojnë Medinen. Ata dëgjuan se po vinte Ebu Sufjani që t'i sulmojë me një ushtri të madhe, në të cilën, përveç kurejshëve kishte edhe pjestarë të fiseve të tjera arabe. Ç'të bënin më parë brenda javës që u kishte mbetur? Pejgamberi (s.a.v.) dhe njerëzit e tij e dinin se ishte e pamundur që të luftojnë kundër të gjitha fiseve menjëherë! Të vetmen gjë që ishin në gjendje të bënin ishte që të mbeteshin brenda qytetit dhe të përpiqeshin ta mbronin atë ashtu siç do të mundnin më mirë.
Në Medine jetonte edhe një persian me emrin Selman, i cili kishte ardhur të jetonte në këtë qytet edhe para ardhjes së Pejgamberit. Pasi ishte bërë i krishterë, ai kishte ardhur në Medine, sepse një sagë i krishterë i kishte thënë se në arabi do të lind një Pejgamber. Kur arriti në Medine, ai u shit si rob nga ana e tregtarëve me të cilët kishte udhëtuar së bashku. Më vonë u bë musliman dhe kështu fitoi lirine e u bë anëtar i familjes së Pejgamberit (s.a.v.).
Kur njerëzit u mblodhën të bisedojnë për planin se si t'i kundërvihen armikut që po afrohej, aty qëlloi edhe Selmani, i cili propozoi që rreth e përqark qytetit të hapet një hendek. Kjo ide i pëlqeu Pejgamberit (s.a.v.), kështu që muslimanët edhe pse ishte mesi i dimrit, iu përveshën punës. Ata punuan ditë e natë, vetëm e vetëm që të hapnin hendekun për një kohë sa më të shkurtër. Vetë Pejgamberi (s.a.v.) mbante gurë dhe i inkurajonte të tjerët kur lodheshin. Më vonë dikush rrëfente se sa i bukur dukej, i veshur me mantel të kuq e i pluhurosur dhe me flokë të zinj që i arrinin deri te supet.
Asokohe kishte pak ushqim dhe njerëzit ishin më shumë të uritur sesa të ngopur. Një herë, një vogëlushe i dha Pejgamberit (s.a.v.) disa hurma, kurse ai i derdhi mbi një batanije. Pastaj thirri të tjerët dhe i ftoi të hanë. Ndërkohë numri i hurmave filloi të rritet
vazhdimisht derisa u ngopën të gjithë. Edhe pasi hëngrën të gjithë, hurmat akoma shtoheshin dhe erdhi një moment kur batanija nuk i zinte dot më. JETA E PROFETIT MUHAMED 65
Njësoj është përhapur tek ne edhe rrëfimi për qingjin, nga një njeri që ka punuar atje.
"Ne punonim në hendek së bashku me të Dërguarin. Unë kisha një qengj gjysmë të rritur dhe mendova se do të ishte një gjë e mirë, në qoftë se atë e përgatitja për Pejgamberin e Allahut. I thashë gruas që të bluajë elbin dhe të na pjekë ca bukë. E therra qengjin dhe e poqa për Pejgamberin (s.a.v.). Kur ra nata dhe përgatitej që ta braktise hendekun, unë i thashë se në shtëpi kam përgatitur bukë e mish dhe e ftova të vijë për darkë. Unë desha që të vijë vetë, mirëpo ai dërgoi dikë që të thërrasë edhe të tjerët. Erdhën të gjithë dhe darka
u shtrua. Ai e bekoi dhe falenderoi Allahun për atë ushqim. Pastaj filloi të hajë e ashtu bënë edhe të tjerët. Kur këta hëngrën, erdhi grupi tjetër i puntorëve, derisa më në fund u ngopën të gjithë, kurse ushqimi nuk kishte të sosur.
Më 24 mars, 627 e.r., arriti Ebu Sufjani me më se dhjetë mijë njerëz. Kurejshët dhe aleatët e tyre e rrethuan Medinen, mirëpo ndërmjet dy ushtrive ishte hendeku i gjate dhe mjaft i gjerë. Pejgamberi (s.a.v.) dhe njerëzit që qëndronin prapa hendekut, për afër një muaj e mbrojtën qytetin nga armiku i tyre që ishte shumë më i fortë. Ushtarët e armikut disa herë u përpoqën që ta kalojnë hendekun dhe të hyjnë në qytet, mirëpo çdoherë zbrapseshin sepse, në qoftë se dikush arrinte ta kalonte hendekun, atëherë atyre do t'u bashkoheshin edhe hebrejtë që gjendeshin brenda në Medinë, dhe kështu muslimanët
do të pësonin disfatë. Fisi hebre i Benu Kurejdhës, i cili qëndronte në marrëveshjen që kishte bërë me muslimanët, kishte shumë presion nga emisarët hebrej të armikut të jashtëm, që ta shkelë premtimin e dhënë.
Rastësisht, ata vendosën që ta bëjnë këtë, dhe kur të tilla lajme arritën në veshin e Pejgamberit (s.a.v.) dhe të shokëve të tij, ata u shqetësuan shumë. Pejgamberi (s.a.v.) i tha Sa'd ibn Mu'adhit, të fisit Evs dhe dy njerëzve të tjerë që të shkojnë e ta shohin të vërtetën rreth tërë kësaj. Kur arriten në pjesën e Medinës ku jetonin hebrejtë,
ata zbuluan se gjërat qëndronin edhe më keq se sa u dukej me shikimin e parë. Sa'd ibn Mu'adhi, fisi i të cilit ishte shumë i afërt me atë të benu Kurejdhës, u përpoq ta bindë udhëheqësin e tyre që të mos e shkelë marrëveshjen e bërë me muslimanët, mirëpo ai as
që donte të dëgjonte për këtë. Kjo nënkuptonte se muslimanët për asnjë çast nuk duhej t'i lejonin vetes pushim, sepse tani kërcënimi nuk vinte vetëm nga armiku prapa hendekut, por edhe nga Beni Kurejdhët që gjendeshin brenda mureve të qytetit. JETA E PROFETIT MUHAMED 66
Kohët vështirësoheshin nga dita në ditë. Bënte shumë ftohtë dhe filloi të ndihet edhe mungesa e ushqimit. Aq më tepër, edhe Benu Kurejdhët filluan haptazi t'i bashkojnë fuqitë me hebrejtë e tjerë dhe t'ua ndërpresin muslimanëve furnizimet, ku më i rëndësishmi ishte ushqimi. Pastaj, armiqtë e Islamit u morën vesh se në ç'mënyrë ta
pushtojnë Medinen.
Gjendja ishte dëshpëruese, ndaj Pejgamberi (s.a.v.) i lutej Allahut që t'i ndihmojë muslimanët për të mundur armikun e tyre. Atë natë fryu një stuhi e fortë që i shkatërroi tendat e kurejshëve. Stuhia zgjati tri ditë e tri netë dhe nuk e linte armikun as të ndizte zjarr për t'u ngrohur apo për të përgatitur ushqimin.
Në një mbrëmje të këtillë, Pejgamberi (s.a.v.) i kërkoi njeriut të tij, Hudhejfe ibn el Jemani, të shkojë në një mision të rrezikshëm. Pejgamberi (s.a.v.) i tha të kalojë hendekun, të shkojë te kampi i armikut dhe të kuptojë se ç'kanë ndërmend të bëjnë.
Me shumë vështirësi, Hudhejfe e kaloi hendekun dhe iu afrua një grupi të kurejshëve, që ishin duke biseduar në errësirë. Ai dëgjoi zërin e Ebu Sufjanit: "Të shkojmë në shtëpi!", tha ai. "Mjaft më. Kuajt dhe devet janë duke na ngordhur, tendat na i shkatërroi era, pjesa dërrmuese e pajisjeve na ka humbur, kurse ne nuk mund të përgatisim as ushqim. Nuk ka asnjë arsye që të rrimë më"
Mirëpo, me këtë vështirësi nuk përfundoi, sepse meleku Xhibril erdhi tek Pejgamberi (s.a.v.) dhe i tha që ta dënojë Benu Kurejdhën për tradhtinë e bërë ndaj muslimanëve. Me të dëgjuar këtë, Pejgamberi (s.a.v.) i urdhëroi muslimanët që të marshojnë kundër Benu Kurejdhës, të cilët ishin fortifikuar në fortesën e tyre. Muslimanët i rrethuan për njëzet e pesë ditë me rradhë, pas së cilësmë në fund ata u dorëzuan. Duke qenë të rrethuar, ata e luten Pejgamberin (s.a.v.) t'i lejojë dikujt që ta gjykojë rastin e tyre, gjë me të cilën ai ra dakord. Ai gjithashtu u lejoi që ta zgjedhin vetë njeriun që do të bënte këtë.
Njeriu i zgjedhur për të gjykuar Benu Kurejdhët ishte Sa'd ibn Mu'adhi, udhëheqësi i fisit të Evsit, i cili i kishte mbrojtur përherë Kurejdhët në të kaluarën. Sa'd ibn Mu'adhi, i cili edhe vetë ishte plagosur në luftë, vendosi që hebrejtë të trajtohen sipas Ligjit të tyre të Shenjtë, i cili për atë që e shkel marrëveshjen, parashihte dënim me vdekje. Si pasojë e kësaj, burrat e Benu Kurejdhës u ekzekutuan, ndërsa gratë dhe fëmijët u shndërruan në robër.
Në qoftë se hebrejtë arrinin sukses në paktin e tyre, atëherë Islami do të shkatërrohej. Në vend të kësaj, prej asaj dite Medina u bë qendër ku do të jetonin vetëm muslimanët. JETA E PROFETIT MUHAMED 67
Fill pas vendosjes së paqes, nga plagët e marra, vdiq edhe Sa'd ibn Mu'adhi. Thuhet se meleku Xhibril ka ardhur atë mesnatë dhe i ka thënë Pejgamberit (s.a.v.): "0 Muhamed, cili është ky njeri i vdekur? Kur ai arriti, dyert e qiellit u hapën, ndërsa froni i Allahut u lëkund." Posa dëgjoi këtë, Pejgamberi (s.a.v.) u ngrit, mirëpo vërejti se Sa'di tashmë kishte vdekur. Megjithëse ishte njeri i rëndë, atyre që e bartën drejt varrit iu duk shumë i lehtë. Atyre u tha se engjëjt po u ndihmojnë. Kur u varros, Pejgamberi (s.a.v.) tha tri herë: "Subhanallah!" (Lavdi Allahut) dhe Allahu Ekber!" (Allahu është më
i Madhi!) I pyetur përse e bëri këtë, ai u përgjigj: " Varri ishte i ngushtë për këtë njeri të mirë, derisa Allahu nuk ia lehtësoi atë." Ky është njëri nga shpërblimet që Allahu ua jep shehidëve dhe muslimanëve të mirë. JETA E PROFETIT MUHAMED 68
Marrëveshja e Hudejbijes
Kurejshët janë përpjekur ta shkatërrojnë Islamin, mirëpo çdoherë kanë dështuar. Numri i muslimanëve u shtua dhe ushtritë e tyre arrinin prej treqind vetave në luftën e Bedrit, shtatëqind në betejën e Uhudit e deri në njëmijë në betejën e hendekut.
Pas agjërimit vjetor të Ramazanit, Pejgamberi (s.a.v.) pa një ëndërr, në të cilën iu tregua se muslimanët duhet të shkojnë në Mekë për Crying or Very sad. Një mijë e katërqind muslimanë u bënë gati që të nisen me të për të shkuar në haxhin më të vogël, të quajtur "Umre". Ata u
veshën me të bardha dhe shkuan të paarmatosur, me qëllim që t'u tregojnë kurejshëve se kanë ardhur për Crying or Very sad, e jo për luftë. Kur dëgjuan kurejshët se Pejgamberi (s.a.v.) ishte nisur në rrugë, ata i dërguan trupat e tyre me Halid ibn Velidin në krye, që muslimanëve
t'ua ndalojnë hyrjen në qytet.
Për t'iu shmangur takimit me këtë ushtri, Pejgamberi (s.a.v.) e ndërroi drejtimin e udhëtimit dhe i udhëhoqi njerëzit nëpër ngushticat shkëmbore të maleve. Kur arritën në një vend më të mirë, ai iu drejtua atyre: "Thoni, ne e lusim Allahun për mëshirë dhe pendohemi para Tij." Në Hudejbije, në jug të Mekës, deveja e Pejgamberit (s.a.v.) ra në gjunjë dhe refuzoi të shkojë më tutje. Muslimanët kujtuan se ajo e bëri këtë nga kokëfortësia apo nga lodhja, mirëpo Pejgamberi (s.a.v.) u tha: "E njëjta fuqi, e cila e ndali edhe një herë elefantin të hyjë në Mekë, tani na ndal edhe ne!" Ai pastaj urdhëroi që aty të ngrenë kampin, gjë që edhe u bë, por megjithatë të gjithë shpresonin se të nesërmen do të mund ta vazhdonin udhëtimin drejt Qabes së Shenjtë.
Duke vendosur kampin, besimtarët u tmerruan kur panë se pothuajse të gjitha burimet kishin shterrur. Kur Pejgamberi (s.a.v.) e dëgjoi këtë, i tha njeriut të quajtur Naxhijeh që të marrë një tas me ujë, të cilin e përdorte për nevojat e veta, ta vërë në një vrimë prej nga dilte një vrushkull i vogël uji dhe ta përziejë me shigjetat e veta. Naxhijeh veproi ashtu dhe në moment, papritmas doli ujë i freskët në atë masë, saqë nuk pati kohë të largohet e të mos laget.
Te kurejshët u dërguan lajmetarë për t'u treguar atyre se muslimanët kanë ardhur vetëm për Crying or Very sad, të adhurojnë Allahun dhe të vizitojnë Qaben e Shenjtë dhe se dëshironin të hynin në paqe në qytet. Mirëpo, kurejshët nuk ua vunë veshin. Në fund, muslimanët zgjodhën dhëndërrin e Pejgamberit (s.a.v.), Uthman ibn Affanin, një njeri të urtë e të ndershëm, që
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PROFETI MUHAMED -3
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» PROFETI MUHAMED
» PROFETI MUHAMED -4 VAZHDIM
» Si reagonte Profeti Muhamed ndaj kritikave?
» Video:Berisha: Profeti Muhamed, burri që ndriçoi mendjen e mbarë njerëzimit
» Profeti Muhammed Alejhi ue Selam njeriu më i thjeshtë.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2011 :: Tema-
Kërce tek: