JETA E PROFETIT MUHAMED 1
JETA E PROFETIT MUHAMED
Nga
Leila Azzam dhe Aisha Gouvernuer JETA E PROFETIT MUHAMED 2
Përmbajtja
Si filloi e tërë kjo……………..……………….…………..………………..3
Fëmijët e Ismailit.........................................................................................9
Premtimi në Zemzem................................................................................11
Elefanti refuzon të lëvizë..........................................................................13
Lindja e të Dërguarit (s.a.v).....................................................................15
Koha me Halimenë....................................................................................17
Fëmijëria jetime........................................................................................19
Martesa e të Dërguarit (s.a.v.) ................................................................22
Ardhja e ëngjëllit Xhibril.........................................................................25
Muslimanët e parë.....................................................................................27
Trazirat fillojnë.........................................................................................30
Mbreti që besoi..........................................................................................33
Vrazhdësia e kurejshëve...........................................................................37
Viti i hidhërimeve......................................................................................40
Israja dhe Mi’raxhi...................................................................................42
Marrëveshja e Akabes..............................................................................45
Hixhreti................................................................................................................47
Arritja në Jethrib......................................................................................51
Beteja e Bedrit...........................................................................................53
Uhudi — Disfata vjen nga mosbindja ....................................................58
Beteja e Hendekut.....................................................................................63
Marrëveshja e Hudejbijes........................................................................68
Ftesa............................................................................................................72
Hyrja në Mekë ..........................................................................................78
Mësimi i mburrjes në luginën e Hunejnit...............................................82
Tebuku sprova e besimit..........................................................................85
Haxhi i Lamtumirës.................................................................................89
Vdekja e Pejgamberit (s.a.v.)...................................................................93
Pamja dhe tiparet e Pejgamberit (s.a.v.).................................................96
Agjërimi vullnetar i Pejgamberit (s.a.v.)..............................................100
Të lexuarit e Kuranit nga ana e Pejgamberit (s.a.v.)...........................100
Përulësia e Pejgamberit (s.a.v.) .............................................................101
Sjelljet e Pejgamberit (s.a.v.) ..............................................................101
Ëndërrimi i Pejgamberit........................................................................102
Familja e Pejgamberit (s.a.v.)...............................................................102
Bashkëshortet e Pejgamberit (s.a.v.).....................................................102
Fjalorthi...................................................................................................104 JETA E PROFETIT MUHAMED 3
JETA E PROFETIT MUHAMED
Nga
Leila Azzam dhe Aisha Gouvernuer
Si filloi e tërë kjo
Para afër katër mijë vjetësh, në qytetin Sumer Ur, në luginën e lumit Eufrat, jetonte një djalë që quhej Ibrahim. Në fillim banorët e Urit e adhuronin Zotin mirëpo me kalimin e kohës, ata e harruan fenë e tyre të vërtetë dhe filluan të adhurojnë idhujt e ndryshëm, skulpturat e bëra nga druri apo argjili e disa herë edhe gurët e çmuar.
Edhe pse ishte i vogël Ibrahimi nuk mund të kuptonte se për ç’arsye populli i tij, e veçanërisht i ati, sendet te cilat i krijonin me duart e veta i quanin zota, e pastaj edhe i adhuronin. Ai çdo herë refuzonte që, së bashku me të tjerët, t'i respektojë keto skulptura. Ne vend te kesaj ai e lëshonte qytetin dhe i vetmuar mendonte mbi qiellin dhe botën rreth tij. Ai ishte i sigurt se populli i tij gabonte dhe kështu i vetmuar e kërkonte rrugën e drejtë. Një natë të kthjellët duke shikuar qiellin, ai pa një yll shkelqyes shumë të bukur, aq të bukur saqë klithi: "Ky duhet të jetë Allahu!"
Për një kohe ai e shikoi yllin me admirim, derisa papritmas filloi të zbehet dhe të zhduket. Ai përsëri iu kthye dëshpërimit duke thënë:
“Unë nuk i dua ata që humbin”
(El En’am: 76)
Një natë tjetër, Ibrahimi përsëri shikonte qiellin dhe pa hënën aq të madhe e aq të ndritshme që ngrihej në qiell dhe sakaq mendoi se mund ta prekë atë. Ai tha në vetvete:
“Ky është Zoti im”
(El En'am : 77)
Pas pak kohe hëna perëndoi. Atëherë ai tha:
“Nëse Zoti im nuk më udhëzon, unë do të jem prej njerëzve të humbur.”
(El En’am: 77) JETA E PROFETIT MUHAMED 4
Pastaj Ibrahimi pa bukurinë dhe mrekullinë e lindjes së diellit, dhe mendoi se dielli do të duhej të ishte më i madhi dhe më i fuqishmi i gjithësisë. Mirëpo, edhe këtë herë gaboi, sepse nga fundi i ditës edhe dielli perëndoi. Atëherë atij iu bë e qartë se Allahu është më i Fuqishmi Krijuesi i të gjitha yjeve, i hënës i diellit, i tokës dhe i të gjitha krijesave të gjalla. Papritmas për një çast e ndjeu veten plotësisht të qetësuar, ngase e dinte se e gjeti te Vërtetën.
“Kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: "Çka jeni duke adhuruar?" Ata i thanë: "Adhurojmë idhuj, vazhdimisht u jemi besnikë atyre!" Ai tha: "A ju dêgjojnë ata juve kur luteni?" Ose, " a ju sjellin juve dobi apo dëm?" Ata thanë: "Jo, por kështu i gjetëm se bënin edhe prindërit tanë!" Ai tha: "A po shihni se ç'po adhuroni? Ju dhe prindërit tuaj të mëparshëm. Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) janë armiq të mi, përveç Zotit të botëve (nëse përveç idhujve adhuroni edhe Atë). Zoti që më krijoi, Ai me udhëzon mua. Dhe ai më ushqen dhe më jep të pijë, dhe kur të sëmurem Ai më shëron, Ai më bën të vdes e mandej më ngjall, Ai tek i cili kam shpresë se do të m'i falë mëkatet e mia në Ditën e Gjykimit.”
(Esh-Shuara: 70-82)
Një ditë, kur të gjithë bashkëqytetarët gjendeshin jashtë qytetit Ibrahimi i zemëruar, me dorën e tij të djathtë i theu të gjithë idhujt përveç njërit prej tyre, i cili ishte shumë i madh. Kur njerëzit u kthyen, ata u zemëruan shumë. Atyre iu kujtuan fjalët që Ibrahimi u kishte thënë rreth idhujve. E sollën atë para të gjithëve dhe:
“I thanë: "A e bere ti këtë me zotat tanë, o Ibrahim?" Ai tha: "Jo, por atë, e bëri i madhi i tyre, ju pyetini ata nëse mund tê flasin?”
(El-Enbija: 62-63)JETA E PROFETIT MUHAMED 5
Turma iu përgjigj:
“Po ti e ke ditur se këta nuk flasin?”
(El-Enbija: 65)
“Ai (Ibrahimi) tha: "A adhuroni atë që vetë e keni gdhendur? E Allahu ju krijoi juve dhe atë që e punoni.”
(Es-Safat: 95-96)
Ibrahimi vazhdoi:
“A po adhuroni në vend të Allahut diçka që nuk u sjell kurrfarë dobie e as dëmi?”
(El-Enbija: 66)
Në fund, Ibrahimi i paralajmëroi ata:
“Adhuroni Allahun dhe kini frikë prej Atij, se kjo, nëse e kuptoni, është shumë më mirë për ju. Ju në vend të Allahut jeni duke adhuruar vetëm idhuj që i trilloni vetë si gënjeshtarë. S'ka dyshim se ata që i adhuroni në vend të Allahut, nuk posedojnë furnizimin tuaj, pra kërkojeni furnizimin tek Allahu, adhurojeni Atë dhe shprehini falenderimin Atij, sepse tek Ai do te ktheheni.”
(El-Ankebut: 16-17)
Njerëzit e Urit vendosën që t’i japin Ibrahimit dënimin më të ashpër që mund të gjenin: ta digjnin deri në vdekje. Në ditën e caktuar, të gjithë njerëzit si edhe mbreti i qytetit Ur u grumbulluan në qendër të qytetit.
Pastaj e vendosën Ibrahimin brenda një ndërtese të mbushur me dru. Pas kësaj drunjve iu vu zjarri. Së shpejti u përhap aq shumë zjarri, saqë njerzit filluan të zprapsen nga flaka. Mirëpo Allahu tha:
“O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!”
(El-Enbija: 69) JETA E PROFETIT MUHAMED 6
Njerëzit pritën derisa përfundimisht u shua, pastaj e panë Ibrahimin, që rrinte sikur të mos kishte ndodhura asgje! Në atë çast u hutuan plotëisht. Sido që të jetë, ata nuk mund të lëviznin nga mrekullia që ndodhi para syve të tyre. Ibrahimi akoma mundohej ta bindte të atin e tij të dashur, i cili quhej Azer, që të mos i adhurojë idhujt e verbër, memecë e të pafuqishëm. Ibrahimi ia shpjegoi njohurinë e posaçme që i kishte ardhur dhe e luti të atin:
“0 babi im, mua më është dhënë nga dituria çka ty nuk të është dhënë, andaj më dëgjo se unë të udhëzoj në rrugë të drejtë. O babai im, mos adhuro djallin.”
(Merjem: 44)
Mirëpo Azeri nuk dëgjonte. Ai iu kërcënua të birit se do ta qëllojë me gurë nëqoftëse akoma vazhdon t’i refuzojë zotat e Urit. Ai e urdhëroi Ibrahimin që ta braktisë qytetin duke thënë:
“… ndaj largohu prej meje për një kohë të gjatë.”
(Merjem: 46)
“Ibrahimi tha: “ Qofsh i lirë prej meje! Unë do ta lus Zotin tim
për të të falur ty, pse ai (babai) ishte i kujdesshëm ndaj meje.”
(Mejrem: 47)
Merreni me mend se sa vështirë e ka pasur ai që ta lëshojë shtëpinë e vet, familjen e vet dhe çdo gjë që kishte, dhe të arratisej drejt së panjohurës. Por nga ana tjetër, si mund të mbetej në mesin e njerëzve që nuk besonin në Allahun por adhuronin idhujt? Ibrahimi çdo herë e kishte atë ndjenjë se Allahu kujdesej për të, dhe gjatë tërë udhëtimit e ndjente Allahun pranë tij.
Më në fund, pas një rruge të gjatë, arriti në një vend pranë detit Mesdhe, jo fort larg Egjiptit. Atje U martua me një grua bujare, që quhej Sara dhe u vendosën në tokën e Palestinës.
Edhe pse disa vjet martesë, Ibrahimi dhe e shoqja e tij, nuk patën fëmijë. Me shpresë që të kenë fëmijë dhe në pajtim me traditën, Sara i sugjeroi Ibrahimit që të martohet me Haxheren, rrobaqepësen e saj egjiptianse. Pasi u realizua kjo, Haxherja lindi një djalë që e quajtën Ismail. JETA E PROFETIT MUHAMED 7
Pas një kohe, Allahu i premtoi Ibrahimit edhe një djalë tjeter, mirëpo kësaj rradhe nëna e fëmijës ishte gruaja e parë Sara. Djali i dytë u quajt Is'hak. Gjithashtu, Allahu i tha Ibrahimit se nga dy bijtë e tij - Ismaili dhe Is'haku – do të krijohen dy popuj e tri fe, dhe për këtë shkak ai do të duhej ta marrë Haxheren dhe Ismailin dhe t’i çojë larg Palestinës në një tokë të re.
Këto ngjarje ishin pjesë e rëndësishme e planit të Allahut, sepse pasardhësit e Ismailit do të krijonin një popull, nga i cili do të dalë i dërguari i madh që do t’i udhëheqë njerëzit drejt rrugës së Allahut. Ky ishte Muhamedi (s.a.v.), i Dërguari i Allahut. Nga pasardhësit e Is’hakut, fëmijës së Sarës, do të vijnë Musai dhe Isai.
Kështu Ibrahimi, Haxhereja dhe Ismaili e lëshuan Palestinën. Ata udhëtuan shumë ditë, derisa më në fund arritën në luginën e thatë të Bekës (më vonë të qujtur Meka), e cila gjendej në njërën nga rrugët e karvanëve të mëdhenj. Në luginë nuk kishte ujë, dhe megjithëse Haxhereja dhe Ismaili kishin vetëm pak ujë, Ibrahimi i la aty që Allahu të kujdesej për ta.
Së shpejti, i tërë uji u harxhua. Nga etja që kishte, fëmija rritej ngadalë dhe ishte i dobët. Në afërsi kishte dy kodra; njëra quhej Safa kurse tjetra Merua. Haxherja hipi në njërën prej tyre me shpresë se ndoshta do të gjejë ujë, por nuk gjeti asgjë. Pastaj shkoi në kodrën tjetër dhe bëri të njëjtën gjë. Ajo e bëri këtë shtatë herë. E pikëlluar u kthye tek i biri, dhe për çudi vërejti se në tokën rreth tij gurgullonte uji i burimit. Ky burim, rreth të cilit u vendosën nëna dhe i biri, më vonë u quajt Zemzem. Vendi rreth tij u bë vendpushim për karvanët që udhëtonin nëpër shkretëtirë, dhe me kohë u rrit në një qytet të njohur tregtar të quajtur Meka. Kohe pas kohe, Ibrahimi vinte nga Palestina që të vizitojë familjen e tij dhe të shohë se si rritej Ismaili dhe bëhej një i ri i fuqishëm. Gjatë njërës prej këtyre vizitave Allahu i urdhëroi që ta rindërtojë Qaben - vendin e parë ku njerëzit e kanë adhuruar Allahun xh.sh. Atyre saktësisht u ishte thënë se si dhe ku ta ndërtojnë atë. Ajo do të duhej të ngrihej pranë burimit të Zemzemit dhe të ndërtohej në formë kubi.
Në skajin lindor të saj do të vendosej një gur i zi, që kishte rënë nga qielli.
Nga kodra e afërt Ebu Kubejs gurin ua solli një melek (ëngjëll).
Ibrahimi dhe Ismaili punuan shumë që ta rindërtojnë Qaben dhe tërë kohën i luteshin Allahut që nga pasardhësit e tyre të dalë një i dërguar. JETA E PROFETIT MUHAMED 8
“Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes) luteshin: "Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di! Zoti ynë, bëna ne të dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tonë dhe falna ne, vërtetë Ti je që fal shumë, je Mëshirues! Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiri i tyre të dërguar që t'u lexojë atyre ajetet e Tua, t'u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t'i pastrojë (prej ndyrësisë së idhujtarisë) ata. S'ka dyshim se Ti je Ngadhnjyesi, i Dituri.”
(El-Bekare: 127-129)
Kur Qabeja u kompletua, Allahu e urdhëroi Ibrahimin që ta ftojë njerëzimin për
në Shtëpinë e Tij të Shenjtë. Ibrahimi pyetej se në ç’mênyrë të gjithë do të dëgjonin thirrjen e tij. Allahu i tha: "Ti thirri, kurse Unë do t'i sjell ata." Kështu filloi Haxhi në Qaben e Mekës, kështu që haxhi i sotëm i muslimanëve është vazhdim i ftesës së lashtë të Ibrahimit. JETA E PROFETIT MUHAMED 9
Fëmijët e Ismailit
Gjatë shumë viteve edhe fëmijët e Ismailit patën fëmijë të tyre. Pasardhësit e tij u shtuan dhe formuan fise të shpërndara nëpër tërë Arabinë. Njëri nga këto fise ishte ai i Kurejshëve. Këta njerëz asnjëherë nuk u larguan nga Meka dhe çdo herë jetonin pranë Qabes.
Njëra nga detyrat e udhëheqësit të kurejshëve ishte që të kujdeset për ata që vijnë në Qabe për të bërë haxhin. Haxhilerët mund të vinin nga tërë Arabia, ndërsa sigurimi i tyre me ushqim dhe ujë paraqiste një nder të madh.
Me kalimin e kohës arabët e ndërprenë adhurimin e drejtpërdrejtë të Allahut, dhe nga vendet e ndryshme nga të cilat vinin, prapë filluan t'i sjellin idhujt e tyre. Këta idhuj ishin të vendosur në Qabe, e cila nuk konsiderohej më si shenjtore, që kishte qenë edhe vetë qëllimi i Ibrahimit. Sidoqoftë, arabët akoma e respektonin atë. Gjatë kësaj kohe burimi i Zemzemit u zhduk nëpër rërë.
Në këtë kohë Kuseji, njëri nga udhëheqësit e kurejshëve u bë sundues i Mekës. Ai mbante çelësat e faltores dhe kishte të drejtën që t'u japë ujë haxhilerëve, t'i ushqejë ata, të kryesojë me mbledhjet dhe t'i shpërndajë flamujt e luftës para fillimit të betejës. Në shtëpinë e tyre vendosej edhe për çështjet e kurejshëve.
Pas vdekjes së Kusejit, udhëheqjen e kurejshëve e mori i biri Abdulmenafit, i cili ishte bërë i njohur gjatë jetës së të atit. Pas tij erdhi i biri, Hashimi. Thuhej se Hashimi ishte i pari i cili filloi dy udhëtimet e para me karvanë të kurejshëve atë të verës drejt Sirisë dhe veriut dhe atë të dimrit drejt Jemenit dhe jugut. Si pasojë e kësaj, Meka u zgjerua, u pasurua dhe u shndërrua si qendër e madhe tregtare.
Një verë Hashimi shkoi në veri për të blerë mallra dhe për t'i shitur në Jemen. Gjate rruges ai u ndal në Jethrib që të bëjë tregti dhe në tregun e atjeshëm pa një grua shumë të bukur. Ajo ishte Selma e bija e Amr ibn Zejdit, i cili e kishte prejardhjen nga një familje shumë e ndershme. Hashimi i propozoi asaj që të martohen gjë që u bë sepse ai ishte një njeri i ndershëm dhe i shquar. Pas një kohe Selma lindi një djalë të bukur të cilit për flokët e bardha që kishte ia vunë emrin Shejbe që në arabishte do të thotë "flokëthinjur".
Përderisa Hashimi u kthye në Mekë për shkak të klimës më të freskët dhe më të shëndetshme të Jethribit nëna dhe i biri mbetën aty. Mirëpo sa herë që karvani i tij udhëtonte për në veri ai kthehej tek ata që t'i vizitojë. Gjatë një udhëtimi të këtillë Hashimi u sëmur dhe vdiq. Shejbe një djalosh i pashëm dhe inteligjent u rrit në shtëpinë e JETA E PROFETIT MUHAMED 10
xhaxhait të tij në Jethrib. Ai mburrej që ishte i biri i Hashim ibn Abdulmenafit kryetarit të kurejshëve ruajtësit të Qabes dhe mbrojtësit të haxhilerëve edhe pse asnjëherë nuk e kishte njohur të atin që kishte vdekur sepse Shejbe kishte qenë i ri.
Me vdekjen e Hashimit detyrat dhe përgjegjësitë e tij i mori i vëllai El-Muttalibi. Ai udhëtoi deri në Jethrib që ta shohë të nipin Shejben dhe vendosi që kur të vinte dita që ky djalë të trashëgonte të atin do të ishte pikërisht koha që ai duhej të vinte të jetonte në Mekë.
Për Selmën nënën e Shejbes ishte shumë e vështirë që ta lejonte të birin të shkojë me xhaxhanë e tij mirëpo më në fund u bind se kjo është më mirë për të. El-Muttalibi u kthye në Mekë duke hyrë në qytet në kohën e mesditës hipur mbi deve me Shejben pas tij.
Kur njerëzit e Mekës e panë djalin menduan se është rob dhe e quajtën Abdulmuttalib; fjala "Abd" në arabishte do të thotë "rob". El-Muttalibi u tha atyre se Shejbe nuk është rob por është nipi i tij i cili ka ardhur që të jetojë me ta. Sidoqoftë nga kjo ditë me dashuri
quhej Abdulmuttalib.
Pas vdekjes se El-Muttalibit i cili vdiq në Jemen ku kishte shkuar për tregti vendin e tij e zuri Abdulmuttalibi. Ai u bë anëtari më i nderuar i familjes i dashur dhe i respektuar nga të gjithë. Sido që të jetë, ai është njëri nga ata arabë që ishin dhënë pas mësimeve të Ibrahimit. JETA E PROFETIT MUHAMED 11
Premtimi në Zemzem
Kur Arabët i vendosën idhujt e tyre në Qabe, burimi i Zemzemit u zhduk dhe u tret nën rërë. Kështu, vite me rradhë, njerëzit e kurejshëve ishin të detyruar që të bartnin ujë prej së largu. Një ditë,duke bërë kështu, Abdulmutalibi u lodh shumë dhe e zuri gjumi pranê Qabes. Ai pa një ëndërr ku iu tha që përsëri ta rrëmihë Zemzemin. Kur u zgjua, ishte i hutuar, sepse nuk e dinte se ç’është Zemzemi,sepse ky burim ishte zhdukur shumë vjet para lindjes së tij. Ditën tjetër pa të njëjtën ëndërr, por këtë herë atij iu tregua vendi se ku gjendej Zemzemi.
Në atë kohë Abdulmuttalibi kishte një djalë dhe së bashku filluan të rrëmihin. Puna ishte aq e rëndë, saqë Abdulmuttalibi iu betua Allahut se, në qoftë se një ditë do të ketë dhjetë djem që do t'i ndihmojnë dhe t'i ketë prane tij atëherë njërin prej tyre do ta flijojë për hir të Allahut. Pas punës triditëshe ata më në fund e gjetën burimin e Zemzemit. Që atëherë haxhilerët prej atij burimi pijnë ujë.
Vitet kalonin dhe Abdulmuttalibit i lindën dhjetë djem. Ata u rritën e u bënë djem të mirë e të fuqishëm e kështu erdhi koha që edhe ai ta mbajë premtimin që ia kishte dhënë Allahut. Ai u tregoi bijve për premtimin e dhënë e ndërkaq ata ranë dakort që njëri prej tyre të flijohej. Që të shihnin se cili do të jetë ata vendosën të hedhin short që ishte zakon i kurejshëve kur vendosnin për çështje me rëndësi. Abdulmuttalibi i tha çdonjërit prej djemve që të marrin nga një shigjetë dhe në të të shkruajnë emrin e vet e pastaj t'ia sjellin
atij. Pasi e bënë këtë i mori dhe i çoi në Qabe ku ishte një njeri detyra e posaçme e të cilit ishte që t'i vlerësojë shigjetat dhe të zgjedhë njërën prej tyre. Ky njeri me nderim të madh pranoi ta bëjë këtë. Në shigjetën që zgjodhi ishte shkruar emri i Abdullahut, djalit më të ri
dhe më të dashur të Abdulmuttalibit. Atëherë i ati e mori të birin afër Qabes dhe u përgatit që ta flijojë atë.
Shumica e udhëheqësve kurejshë, që u gjendën aty u zemëruan shumë, ngase Abdullahu ishte shumë i ri dhe shumë i dashur nga të gjithë. Ata u përpoqën të gjejnë zgjidhje, se në ç'mënyrë t'ia shpëtojnë jetën. Dikush sugjeroi se do të duhej të kërkohet edhe mendimi i një gruaje plakë e të urtë, që jetonte në Jethrib, andaj Abdulmuttalibi e mori të birin dhe shkuan të shohin se si do të jetë gjykimi i plakës. Disa nga banorët e Mekës shkuan me ta dhe posa arritën atje, gruaja pyeti: "Cili është çmimi i jetës së njeriut?"
Ata i thanë: "Dhjetë deve" sepse aso kohe, kur dikush vriste dikë, atëherë familja e dorasit i jepte dhjetë deve familjes së të vrarit, vetëm me qëllim që JETA E PROFETIT MUHAMED 12
të ruanin paqen në mes tyre. Kështu, gruaja u tha atyre që të kthehen në Mekë dhe të hedhin short ndërmjet Abdullahut dhe dhjetë deveve. Nëse shorti binte mbi devetë, atëherë ato do të vriteshin dhe mishi i tyre do t'u jepej të varfërve. Në qoftë se zgjidhej Abdullahu, atëherë numrit të deveve do të duhej t'i shtohen edhe dhjetë të tjera dhe kështu shorti vazhdimisht të
përsëritej derisa më në fund të bie mbi devetë.
Abdulmuttalibi u kthye në Qabe bashkë me të birin dhe me njerëzit e Mekës. Pastaj filluan të hedhin short ndërmjet Abdullahut dhe deveve, duke filluar me dhjetë deve. Abdulmuttalibi iu lut Allahut që t'ia kursejë te birin ndërkaq të tjerët pritnin rezultatin në heshtje. Shorti ra mbi Abdullahun, kështu që i ati i shtoi edhe dhjetë deve të tjera. Përsëri shorti ra mbi Abdullahun, kështu që ata e përsëritën këtë gjë shumë herë, vazhdimisht duke shtuar nga dhjetë deve. Vetëm kur numri i tyre arriti në njëqind, shorti ra mbi devetë. Abdullahu shpëtoi dhe çdonjëri ishte shumë i gëzuar. Mirëpo, Abdulmuttalibi prapësëprapë dëshironte që të sigurohej se ky është rezultat i drejtë, prandaj e përsëriti shortin edhe tri herë dhe çdo here ai binte mbi devetë. Pastaj falenderoi Allahun që ia shpëtoi jetën Abdullahut. Devetë u sakrifikuan dhe pati mjaft ushqim për tërë qytetin, madje edhe për kafshët dhe shpendët.
Abdullahu u rrit dhe u bë një i ri i pashëm, kur i ati i zgjodhi për grua Aminen, të bijën e Uehbit. Ishte ky një takim i mirë, sepse ajo ishte më e mira nga vajzat e kurejshëve ndërkaq Abdullahu ishte më i miri nga të gjithë djemtë. Ai kaloi disa muaj me të mirëpo me vonë u detyrua ta lerë, dhe me njërin nga karvanet e tregtarëve të tregtojë me Sirinë. Duke u kthyer prej Sirie për në Mekë, Abdullahu u sëmur dhe u ndal në Jethrib me qëllim që të shërohej. Karvani e vazhdoi rrugën, pa pjesmarrjen e tij dhe arriti në Mekë. Me të dëgjuar për sëmundjen e të birit, Abdulmuttalibi dërgoi djalin tjetër el Harithin që ta sjellë Abdullahun në Mekë mirëpo tani ishte tepër vonë. Kur arriti ai në Jethrib Abdullahu kishte vdekur. Amineja mbeti me zemër të thyer për humbjen e burrit të saj dhe të babait të fëmijës që së shpejti duhej të lindte. Vetëm Allahu e dinte se ky fëmijë jetim një ditë do të bëhej i Dërguari i madh. JETA E PROFETIT MUHAMED 13
Elefanti refuzon të lëvizë
Ebrehe, i cili kishte ardhur nga Abisinia - një vend në Afrikë – e pushtoi Jemenin dhe atje u bë zëvendës i udhëheqësit. Më vonë vërejti se, në një kohë të caktuar të vitit një numër i madh njerëzish udhëtonin nëpër tërë Jemenin dhe Arabinë deri në Mekë. Ai pyeti për arsyen e kësaj lëvizjeje dhe i thanë se ata shkojnë për
në Qabe.
Ebrehe e urrente idenë që Meka të jetë më e rëndësishme se vend i tij, prandaj vendosi që të ndërtojë një kishë mermeri me ngjyra, me dyer të arta dhe me zbukurime të argjenda dhe njerëzit i urdhëroi që në vend të Qabes të vizitojnë atë. Mirëpo askush nuk iu nënshtrua këtij urdhëri.
Ebrehe u zemërua dhe vendosi që ta shkatërrojë Qaben. Ai përgatiti një ushtri të madhe të udhëhequr nga elefantët dhe e dërgoi drejt Mekës. Kur banorët e Mekës dëgjuan se ai po vjen, u frikësuan pa masë. Ushtria e Ebrehesë ishte shumë e madhe dhe nuk mund të luftonin me të. Mirëpo si ta lejonin atë që të shkatërrojë Qaben?
Ata shkuan tek udhëheqësi i tyre Abdulmuttalibi që ta lusin për këshillë.
Kur Ebrehe arriti para Mekes Abdulmuttalibi shkoi që të takohej me të. Ebrehe e pyeti, “Ç'dëshiron?” Ai kishte marrë devetë e Abdulmuttalibit të cilat i kishte gjetur duke kullotur në hyrje të Mekës kështu që Abdulmuttalibi iu përgjigj: “Dua të m'i kthesh përsëri devetë e mia.”
Ebrehe u befasua shumë dhe i tha: “Unë kam ardhur që të shkatërroj Qaben tuaj të Shenjtë vendin e shenjtë të etërve tuaj kurse ti më lut për disa deve?”
Abdulmuttalibi iu përgjigj vendosmërisht: "Devetë më takojnë mua. Qabeja i takon Allahut dhe Ai do ta mbrojë atë." Pastaj e la Ebrehenë, u kthye te kurejshët dhe i urdhëroi ata që ta lënë Mekën dhe t'i presin armiqtë e tyre lart në male.
Në mëngjes Ebrehe u përgatit të hyjë në qytet. Ai i vuri parzmoret mbi elefantin e tij dhe i hodhi trupat në luftë. Qëllimin e kishte të shkatërrojë Qaben e pastaj të kthehet në Jemen. Mirëpo në atë cast elefanti, përkundër përpjekjeve që bënin ushtarët për ta vënë në lëvizje, ra në gjunjë dhe refuzoi të ngrihej. Por, kur ata ia drejtuan fytyrën nga Jemeni elefanti menjëherë u ngrit dhe u nis. Në të vërtetë, ai bënte të njëjtën gjë për cilëndo kahje, mirëpo sa herë që e kthenin në drejtim të Mekës, ai përsëri gjunjëzohej.
Papritmas, një tufë shpendësh erdhi nga deti. Secili shpend mbante nga tre gurë në madhësi të groshës dhe i hodhi mbi ushtrinë e Ebrehesë. Ushtarët papritmas e ndjenë veten të sëmurë. Madje edhe Ebreheja ishte qëlluar nga gurët, dhe i frikësuar, bashkë me
ushtrinë e tij, ua mbathi këmbëve për në Jemen ku më vonë vdiq. JETA E PROFETIT MUHAMED 14
Duke i parë armiqtë e tyre që iknin me të katra, arabët që ishin në male zbritën në Qabe dhe falenderuan Allahun.
Pas kësaj, kurejshët fituan nder të madh dhe u bënë të njohur si popull i Allahut", ndërsa viti në të cilën ndodhën këto ngjarje, 570 e.r. u quajt “Viti i Elefantit”. Në atë vit Allahu e shpëtoi Qaben dhe së shpejti nga rradhët e kurejshëve do të sillte një të Dërguar.
Në emër të Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
“A nuk e ke parë se ç'bëri Zoti yt me pronarët e elefantit? A nuk ua bëri përpjekjen atyre të dështuar? Dhe Ai kundër tyre lëshoi shpendë që vinin tufë-tufë! Dhe i gjuanin ata me gurë nga balta e gurëzuar! Dhe ata i bëri si gjeth i grimcuar (i përtypur) !”
(El-Fil: 1-5) JETA E PROFETIT MUHAMED 15
Lindja e të Dërguarit (s.a.v)
Një ditë duke udhëtuar për në veri, një nga fiset arabe të Mekës në shkretëtirë takoi një murg (eremit). Disa nga njerëzit u ndalën që të flasin me të. Murgjit njiheshin si njerëz të mençur e të urtë dhe arabët shpesh i pyetnin për këshilla.
Murgu i pyeti prej nga vijnë. Kur ata iu përgjigjën se janë nga Meka, ai u tha se Allahu së shpejti do t'u dërgojë një të Dërguar, i cili do të rridhte nga njerëzit e tyre. Ata e pyetën për emrin e këtij të Dërguari, ndërsa murgu u përgjigj se emri i tij do të jetë Muhamed
dhe se ai do t'i udhëheqë ata drejt një rruge të re të jetës.
Ndërkohë në Mekë, Amineja dukshëm e pikëlluar për humbjen e të shoqit sa vinte e ndihej gjithnjë e më mirë e më e shëndoshë duke pritur lindjen e foshnjës së saj. Gjatë kësaj kohe ajo ëndërroi shumë gjëra. Në një rast pa se si një dritë e madhe dilte nga ajo.
Ndërsa herën tjetër dëgjoi një zë, që i thoshte se ajo do të kishte një djalë dhe emri i tij do të ishte Muhamed. Ajo kurrë nuk e haroi atë zë, mirëpo askujt nuk i tregoi për këtë.
Të hënën, ditën e dymbëdhjetë të Rebi-ul Euuelit të Vitit të Elefantit, Amineja lindi djalë. Allahu i dërgoi njerëzve shumë shenja kur lindi njëri nga të Dërguarit e Tij të zgjedhur. Edhe në atë ditë të dymbedhjetë të Rebi-ul Euuelit në vitin 570 e.r. ishin vërejtur shumë shenja të tilla. Disa ishin vërejtur nga dijetarët hebraikë, të cilët nëpër librat e tyre kishin lexuar për ardhjen e të Dërguarit. Për shembull njëri nga këta njerëz të mësuar në Jethrib vërejti një yll të bukur e të shkëlqyeshëm, që nuk e kishte parë kurrë më parë, ndërkohë që studionte natën qiellin. Ai i ftoi njerëzit rreth tij dhe duke u rrëfyer për yllin, u tha se sigurisht ka lindur një i Dërguar.
Në të njëjtën natë, një tjetër hebre ishte duke kaluar pranë vendbanimit të udhëheqësve kurejshë në Mekë. Ai pyeti se mos vallë në atë çast kishte lindur ndonjë djalë dhe nëse kjo është e vërtetë, atëherë ky do të jetë i Dërguari i kombit arab.
Lajmet për lindjen e djalit, Amineja ia dërgoi Abdulmuttalibit, i cili në atë kohë ishte ulur në afërsi të Qabes. Ai u gëzua shumë dhe menjëherë filloi të mendojë për emrin e djalit. Një emër i rëndomtë nuk do t'i përgjigjej. Shkuan ditë të tëra dhe ai akoma nuk kishte vendosur. Mirëpo ditën e shtatë pasi ishte shtrirë pranë Qabes dhe e kishte zënë gjumi Abdulmuttalibi ëndërroi se fëmijës do të duhej t'i jepej emri i pazakonshëm Muhamed , pikërisht ashtu siç kishte ëndërruar edhe Amineja vetë. Dhe kështu fëmija u quajt Muhamed (s.a.v.), që do të thotë “I Lavdëruari”. JETA E PROFETIT MUHAMED 16
Kur Abdulmuttalibi u tregoi udhëheqësve të kurejshëve se ç'emër i dha nipit të vet, shumë prej tyre e pyetën: “Përse nuk zgjodhe një lloj emri që përdoret nga njerëzit tanë?”
Ai menjëherë u përgjigj: “Unë dua që ai të jetë i lavdëruar nga Allahu në qiejt dhe i lavduar nga njerëzit në tokë.” JETA E PROFETIT MUHAMED 17
Koha me Halimenë
Si shumica e grave të Mekës, edhe Amineja, gjithashtu, vendosi që i biri, vitet e hershme t'i kalojë jashtë qytetit, në shkretëtirë, atje ku do të ishte më i shëndoshë. Gratë e Mekës e kishin bërë shprehi që t'i marrin foshnjet e porsalindura dhe të kujdesen për to, derisa ato të rriteshin e të bëheshin djem të fortë e të shëndoshë për të cilën gjë paguheshin mirë nga prindërit e tyre.
Në mesin e grave, të cilat udhëtonin në Mekë për të marrë fëmijë, në kohën kur ishte lindur i biri i Aminesë, qe edhe një grua beduine e njohur me emrin Halime. Me të gjendeshin i shoqi dhe foshnja e saj. Ata gjithmone kishin qenë të varfër, mirëpo këtë vit skamja kishte qenë më e rëndë se kurdoherë. Gomari, që gjatë udhëtimit barte Halimenë, ishte dobësuar aq shumë nga uria, saqë shpesh pengohej.
Fëmija e Halimesë gjatë tërë kohës qante, sepse e ëma nuk mund ta ushqente me rregull. Madje edhe deveja që kishin nuk u jepte asnjë pikë qumështi. Halimeja nuk dinte se ç'të bënte. Ajo mendoi me vete:”Si do ta ushqej edhe një fëmijë tjetër, kur unë nuk kam qumësht të mjaftueshëm as për birin tim?”
Më në fund arritën në Mekë. Të gjitha gratë e fisit të Beni Sa'dëve, të cilat edhe Halimeja i takonte, gjetën nga një fëmijë që ta marrin prapë, kurse Halimeja jo. Fëmija i vetem që kishte mbetur ishte Muhamedi (s.a.v.). Rëndom këto mëndesha i pagonte babai, mirëpo i ati i Muhamedit kishte vdekur. Kështu, edhe pse i takonte familjes bujare të kurejshëve atë askush nuk donte ta merrte. As Halimeja nuk dëshironte ta merrte mirëpo nuk desh të ishte e vetmja nga gratë e fisit të vet, e cila do të kthehej pa fëmijë.
Ajo e pyeti burrin e vet se a mund ta merrte Muhamedin (s.a.v.) apo jo. Ai e këshilloi që ta bëje këtë, dhe shtoi: “Ndoshta për këtë Allahu do të na bekojë.” Ata u nisën të kthehen prapë, dhe kur Halimeja filloi ta ushqejë Muhamedin (s.a.v.) asaj papritmas iu shtua qumështi saqë tani mjaftonte si për të atê edhe për foshnjën e saj. Kur u kthyen në shtëpi çdo gjë filloi të ndërrohet.
Toka u gjelbërua kurse hurmat që ishin ndër burimet kryesore të ushqimit dhanë shumë fryte. Madje edhe delet e deveja e tyre plakë filluan të japin gjithnjë e më shumë qumësht. Halimeja dhe i shoqi i saj e dinin se ky fat i mire erdhi ngaqê ata e kishin fëmijën e vogël, Muhamedin (s.a.v.) të cilin e donin sikur ta kishin birin e tyre.
Kur Muhamedi (s.a.v.) ishte dy vjeçar, Halimeja e ktheu prapë tek e ëma e tij. Ajo iu drejtua Aminesë që ta lejojë ta mbajë edhe më gjatë dhe për habi të madhe të saj e ëma ra dakord. JETA E PROFETIT MUHAMED 18
Gjatë kohës të cilën e kaloi në shkretëtirë me familjen e Halimesë, Muhamedi (s.a.v.) luante me fëmijët e saj dhe së bashku i kullosnin delet. Ndërkaq kishte edhe raste kur Halimeja shpesh e gjente atë kur rrinte ulur dhe i vetmuar.
Thuhet se me një rast, te Muhamedi (s.a.v.) erdhën dy melekë dhe ia shpëlanë zemrën me borë. Në këtë mënyrë Allahu ia bëri zemrën të pastër sepse Ai kishte për qëllim që Muhamedi (s.a.v.) të ishte më i madhi nga të gjithë njerëzit dhe të behej më i Larti i të
Dërguarve.
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit!
“A nuk ta hapëm Ne krahërorin tënd? Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde, e cila shtypte shpinën tënde. Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde? E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi. E kur ta kryesh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurimin (Allahut). Dhe vetëm te Zoti yt përqëndro synimin!”
(El-Inshirah: l-8)
Kur më në fund Halimeja ia ktheu prapë Aminesë Muhamedin (s.a.v.), ai ishte bërë një djalë i shëndoshë e i fuqishëm. Ai me një kënaqësi të madhe do ta kujtonte kohën e kaluar me Halimenë dhe çdo herë do ta konsideronte veten si njërin prej Beni Sa'dëve. JETA E PROFETIT MUHAMED 19
VAZHDON