Tregohet se Sejjid Kasëm babait të tij i kishte thënë:
“Baba, a e di pse urtësia dhe e vërteta shfaqet rrallë në kohën tonë? Sepse në kohën që po jetojmë, pastrimi nga besëtytnitë dhe paragjykimet ka mbetur tek një numër i pakt njerëzish. Përkryerja është tek pastrimi i besëtytnive dhe paragjykimeve, gjë që është e mundur me anë të ngrënies së ushqimit hallall. Kurse në këtë kohë, kafshatat hallall janë shumë të pakta, kurse njerëzit e pastruar nga besëtytnitë dhe paragjykimet thuajse nuk ekzistojnë. E si kërkon, atëherë, t’u shfaqen enigmat hyjnore të tillëve?”
Mesazhi
Ushqimi dhe pasuria e fituar në mënyrë të ndaluar është një ndër veprat më të urryera tek Allahu. Ajo është një nga shkaqet e mos pranimit të lutjeve të muslimanëve, ndërsa mospranimi i lutjeve çon drejtë dobësimit të vendeve islame. Nëse dëshiron që gjithçka të ec ashtu siç dëshiron ki kujdes se çfarë hanë dhe fiton. Gjithashtu nëse dëshirojmë të largojmë besëtytnitë dhe paragjykimet dhe të filloj të shfaqet urtësia dhe e Vërteta mes nesh, atëherë duhet të kemi kujdes se ku e fitojmë kafshatën e bukës që i ushqejmë familjen dhe fëmijët tanë.