Kjo Hudbe u Mbajt më: Ligjerues:Mr.Uzeir Ibrahimi
12/02/2010-E Xhuma Mualim dhe Zv.Imam në F.sh
Xhamija e Re F.sh Kamjan
Kamjan
DITA E KIJAMETIT, DIT KUR TË GJITH DO TË
DALIN PARA GJIKATËSIT SUPREM.
Xhemat të ndershëm së pari ti falenderohemi Allahut xh.sh. i cili na bëri pjestar të fesë Islame po ashtu ti falenderohemi Allahut xh.sh. i cili na mundësoj që të mbërijm edhe këtë ditën e sodit që të falim edhe këtë namazin e Xhumas së bashku.
Përshëndetje dhe salavate të përzemërta ti dërgojmë pejngamberit tonë, njeriut më të dashur, komentatorit më të mirë të Kur`anit famëlart, predikuesit të fesë Islame, poashtu salavatet tona qofshin edhe mbi familjen e tij të pastër,mbi sahabet e tijë dhe mbi të gjithë ata që u munduan që ta përhapin fenë Islame.
Ashtu sic kanë një përfundim njerëzit dhe qeniet tjera, ashtu edhe bota në të cilën jetojmë, një ditë do ta përjetojë fundin e vet.
Kur të vijë koha të cilin e ka caktuar Allahu xh.sh. cdo gjallesë do të vdes, do të prishet rregulli i qyejve dhe i tokës e do të ndodh casti të cilin na e quajmë Kijamet, dhe gjithësia do të marr një formë tjetër.
Pasi të kaloj një kohë, të gjithë njerzit do të ringjallen e do të dalin përpara Gjikatësit suprem, ku do të japin llogarit e tyre për veprat që kanë punuar përderisa kanë qenë në kët botë.
Allahu xh.sh. krijesën njeri e dalloi nga krijesat tjera duke ia dhënë dhuratën më të cmuar llogjikën, por nuk e la me kaq i shpalli libra, i dërgoi Pejngamber, i tregoi se shejtanin e ke armik dhe se duhet të rruhet prej tij që të jet i shpëtuar në të dy botrat.
Nëse punon sipas porosirave të Kuranit do të shperblehet, por nëse punon sipas porosirave të shejtanit do të ndëshkohet.
Me vdekjen njeriut nuk i përfundon jeta poe se vetëm kalon prej një faze në një fazë tjetër,dhe dita e rringjalljes vërtetohet me ajete Kuranore dhe me hadithe të Muhammedit a.s.
Allahu xh.sh. në njëajet thot:
وَمَنْ أَعْرَضَ عَن ذِكْرِي فَإِنَّ لَهُ مَعِيشَةً ضَنكًا وَنَحْشُرُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ أَعْمَى {124} قَالَ رَبِّ لِمَ حَشَرْتَنِي أَعْمَى وَقَدْ كُنتُ بَصِيرًا {125} قَالَ كَذَلِكَ أَتَتْكَ آيَاتُنَا فَنَسِيتَهَا وَكَذَلِكَ الْيَوْمَ تُنسَى {126} وَكَذَلِكَ نَجْزِي مَنْ أَسْرَفَ وَلَمْ يُؤْمِن بِآيَاتِ رَبِّهِ وَلَعَذَابُ الْآخِرَةِ أَشَدُّ وَأَبْقَى {127}
E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.
Ai (që nuk besoi) do të thotë: “Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?” Ai (All-llahu) thotë: “Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t'i ofruam, ashtu je ti i harruar sot”.
Po kështu Ne e shpërblejmë edhe atë që zhytet në mëkate dhe nuk i beson argumentet e Zotit të vet, po dënimi në botën tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm.(Taha 124-127)
يُنَبَّأُ الْإِنسَانُ يَوْمَئِذٍ بِمَا قَدَّمَ وَأَخَّرَ {13}
Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa(Kijameh 13)
يَ
قُولُ يَا لَيْتَنِي قَدَّمْتُ لِحَيَاتِي {24} E thotë: “Ah, i gjori unë, sikur të isha parapërgatitur për jetën time!”(Fexhr 24)
Dita e gjykimit është një ditë ku njeriu nuk njeh as babë e as nënë, kur do të largohet fëmiu prej prindit e prindi prej fëmiut, kur njeriu nuk e sheh ate që ka afër tij, për trishtimin e kësaj dite ka shum ajete Kuranore dhe hadithe të Muhammedit a.s. ku një hadith Muhammedi a.s. thot.”At dit gjith njerzit do të dalin përpara Allahut xh.sh. ashtu sikurse kanë lindur nga nënat e tyre, kur dëgjoi Hz. Ajshja për këte tha; Ja resulallah a nuk është turp që gjith njerzit të dalin përpara Allahut xh.sh. ashtu sikurse kanë lindur prej nëneve të tyre, Muhammedi a.s. tha” Oj Ajshe ajo ditë aq shumë do të jetë dit e vështirë saqe njeriu nuk do të shoh ate që ka afër, djersa dikend do ta kaploj deri në gjunj, dikend deri në mes e dikend deri në gjoks, secili do të pres se nga do ti vijnë fletorja e veprave të tija, do ti vijë në krahun e djatht në të majtin, para apo prapa shpine”.
Ai i cili dyshon në rringjalljen gabon shumë dhe nuk u beson kushteve të Imanit ku njëra prej kushteve është, se rringjallja është e vërtetë,dhe del prej Imanit përshkak se injoron nji kusht prej kushteve të Imanit.
Allahu xh.sh. ka pru shumë shembuj edhe në këtë botë, në stinën e dimrit kur eshohim se toka, drujt dhe gjithcka po përfundon po të njëjtit në stinën e pranverës rringjallen, e njëjta është edhe me njeriun.
Allahu xh.sh. thot;
إ
ِنَّ يَوْمَ الْفَصْلِ كَانَ مِيقَاتًا {17} يَوْمَ يُنفَخُ فِي الصُّورِ فَتَأْتُونَ أَفْوَاجًا {18}
S'ka dyshim se dita e gjykimit është caktuar.
Është dita që i fryhet surit, e ju vini grupe-grupe.(Nebe 17-18)
Pra Allahu xh.sh. na tregon për një ngjarje ku njeriu nuk duhet që aspak të ket dyshim në të, dhe se me siguri një dit do ti tuboj njerzit e do ti marrë në pyetje për veprat që i kanë kryer.
Sa i takon rringjalljes se ajo do të jet me shpirt apo me trup Allahu xh.sh. ne tregon prerazi se do të ndodh edhe me shpirt edhe me trup, ku në një ajet Kuranor thot;
أَ
يَحْسَبُ الْإِنسَانُ أَلَّن نَجْمَعَ عِظَامَهُ {3} بَلَى قَادِرِينَ عَلَى أَن نُّسَوِّيَ بَنَانَهُ {4} A mendon njeriu se nuk do t'i tubojmë eshtrat e tij?Po, do t'ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t'ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!(Kijameh 3-4).
Poqese ki ajet lexohet me vëmendje do të shohim se Allahu xh.sh. përmend edhe majat e gishtave të njeriut, që shkenctarët kanë vërtetuar se njerëzimi nuk i kanë majat e gishtave të njëjtë, mu për kët shkak edhe kur nxjerim ndonjë dokument policia prej cdonjërit merr shenjat e gishtave, pra Allahu xh.sh. tregon jo se trupin por edhe shenjat egishtave do tia rringjallim.
Poashtu është me rëndësi të ceket se njeriu kur sheh ndonjë ëndër të keqe, ëndër kjo që atij jo që i vuan vetëm shpirti por edhe trupi i djersitet, e kur dihet se ëndrën e ka parë shpirti e jo trupi, si dhe shkenctarët kanë vërtetuar se ëndra më e gat është rreth 18 sekonda.
Muhammedi a.s. thot” Vdis para se të vdesish” që don të thot se llogarite veten tënde përpara se ta llogaris Allahu xh.sh., kështu kanë vepruar sahabet, dijetarët dhe ne duhet që përcdo ditë të llogarisim veten tonë para se të japim llogari përpara Allahut xh.sh.
Me shpres që të avzhdojm në javët në vijim të lusim Allahun xh.sh që kët ditë të vështire t`na e lehtësoj, mos t`na largoj nga rahmeti dhe mëshira e Tijë, t`na mbroj nga harami t`na udhëzoj në Islam, po ashtu të lusim Allahun xh.sh që për hirë të kësaj dite dhe për nderë të këtij namazi neve si besimtar gjunahaqarë t`na i falë gjunahet t`na udhëzojë në rrugë të drejt dhe të shpëtimit si dhe t`na japë të mira si në këte poashtu ehde në botën tjetër.
..................................................Amin............................................................................