Bashkësitë Fetare të financohen nga buxheti
Kryeministri Thaçi e myftiu Tërnava pajtohen për rregullimin e statusit të Bashkësive Fetare dhe për financimin nga buxhetin.
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava ka pritur në selinë e Kryesisë së BIK kryeministrin në dorëheqje Hashim Thaçin, me të cilin kanë biseduar për rregullimi e pozitës juridike dhe financimin nga buxhetin për bashkësitë fetare. Myftiu me kryeministrin gjithashtu ka biseduar edhe për garantimin e së drejtave të besimtarëve në institucionet kosovare konformë standardeve të Bashkimit Evropian.
Pas takimit, myftiu Tërnava tha: "Vizita e sotëm edhe më tepër thellon bashkëpunimin në mes institucioneve të shtetit tonë dhe të bashkësive fetare në Kosovë. Kam kërkuar nga kryeministri që gjatë fushatës të kemi një fushatë të qetë e dinjitoze, duke respektuar vlerat dhe kodin njerëzor, si dhe duke u larguar nga sharje e fyerjet. Pres që këto zgjedhje të përmbushin standardet evropiane, për çka ne në Kosovë kemi dhënë shembull të mirë.
Bashkësia Islame e Kosovës, dhe unë si myfti, qeverisë së Kosovës disa herë i kam adresuar disa kërkesa ngase kemi disa çështje të pazgjidhura siç është pozita juridike e bashkësive fetare në Kosovë. Kam kërkuar në vazhdimësi që bashkësive fetare tu ndahet buxhet dhe respektimin e lirive fetare sipas standardeve te Bashkimit Evropian".
Ndërsa kryministri Thaçi tha: "Ne sot jemi dakorduar për ndërtimin e Kosovës demokratike, model i tolerancës fetare, por edhe i ndërtimit të shoqërisë shumë etnike. Jemi dakorduar që definitivit të rregullohet me ligj pozita e bashkësive fetare, të ketë mbështetje financiare nga buxheti i Republikës së Kosovës, duke u bazuar në standardet bashkëkohore që e rregullojnë këtë çështje dhe respektimi i të drejtave dhe lirive fetare të njeriut sipas standardeve ndërkombëtare. Par është një mirëkuptim, dakordim, një angazhim i përbashkët dhe pajtueshmëri e plotë në implementimin e këtyre tri çështjeve mes Qeverisë së Republikës së Kosovës në mandatin e ardhshëm, të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës dhe bashkësive fetare". /bislame.net/