Presidenti Gjorgje Ivanov pas takimit me krerët fetar në Maqedoni dënoi incidentet e fundit ndëretnike dhe ndërfetare nga të gjitha palët.
Presidenti Ivanov kërkoi që dy udhëheqësit e bashkësive më të mëdha fetare të angazhohen me autoritetin e tyre dhe të ndikojnë në mirëbesimin ndërfetar.
“Nga ky takim doli përfundimi i përbashkët se çdo incident i izoluar, kudo që të ndodhë, duhet të dënohet, nga të gjitha palët. Presidenti pret që kryerësit e këtyre akteve duhet të dalin para drejtësisë”, theksohet në komunikatën pas takimit, duke shtuar se duhet të kultivohet bashkëjetesa ndëretnike, e cila tradicionalisht ka mbretëruar në Maqedoni.