Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: C’ËSHTË MA’RUF (E MIRA) DHE MUNKER (E KEQJA)? Mon 13 Dec 2010 - 13:13 | |
| C’ËSHTË MA’RUF (E MIRA) DHE MUNKER (E KEQJA)? Zbatimi i dënimeve të urdhëruara nga Allahu ndaj kujtdoqoftë që shkel kufijtë e sheriatit, është pjesë e ndalimit prej të keqes. Është detyrë për ata në pushtet (Ulu-ul-amr) d.m.th. dijetarët nga secili grup apo popull, udhëheqësit e tyre, dhe të vjetrit e tyre, që të qëndrojnë mbi popullatën e përgjithshme duke i urdhëruar ata për të mirën dhe duke i ndaluar prej të keqes; kështu duke i urdhëruar ata në tërë atë që ka urdhëruar Allahu dhe i Pejgamberi i Tij. Për shembull, vendimi i Ligjit Islamik (Sheriatit) - kjo është pesë namazet ditore në kohën e duhur të tyre, lëmosha e detyrueshme, agjërimi i detyrueshëm, dhe pelegrinazhi në Meke. Po ashtu, besimi në Allahun, engjëjt e Tij, Librat e shpallura të Tij, Pejgamberët e Tij, Ditën e Gjykimit, besimi në paracaktimin e të gjitha gjërave - të mirën dhe të keqen, dhe koncepti i Ihsanit (niveli më i lartë i imanit apo besimit) që do të thotë të adhurohet Allahu sikur të shihej Ai, sepse vërtet, edhe nëse ju nuk e shihni Atë, Ai gjithmonë ju sheh. Për më tepër, e mira (ma’ruf) përfshin çdo gjë, së jashtmi dhe së mbrendshmi, e cila qe urdhëruar nga Allahu dhe Pejgamberi i Tij. Këtu përfshihen: sinqeriteti absolut (ikhlas) ndaj Allahut, mbështetja në Allahun (teuekul), që Allahu dhe Pejgamberi i Tij të jenë më të dashur për besimtarin se gjithkush tjetër, shpresa për mëshirën e Allahut dhe frika ndaj denimit të tij, durimi me caktimin e Allahut dhe dorëzimi i plotë ndaj urdhërit të Tij, të qenit i vërtetë në të folur, përmbushja e detyrave, kthimin e amaneteve pronarëve të tyre, mirësjellja ndaj prindërve, mbajtja e lidhjeve familjare, bashkëpunimi në të gjitha aktet e mira, bamirësia dhe bujaria ndaj fqinjëve, jetimëve, njerëzve të varfër, udhëtarëve të mbetur keq, shokëve, bashkëshortëve, shërbëtorëve, drejtësi dhe paanësi në të folur dhe vepra, duke i thirrur njerëzit në karakter të mirë, si dhe aktet e vetëpërmbajtjes siç janë vendosja e marëdhënieve me ata të cilët janë ndarë, të dhënit atyre që të refuzojnë, dhe falja e atyre që ju bëjnë keq. Urdhërimi i njerëzve që të jenë së bashku dhe kooperativë, dhe të ndalurit ata nga mospajtimet dhe ndarja në mes tyre po ashtu është pjesë e urdhërimit në atë që është e mirë.
Përsa i përket të keqes (munker) të cilën Allahu dhe Pejgamberi i Tij e kanë ndaluar, forma më e rëndë dhe e fundit e saj është të shoqëruarit ortak me Allahun. Shoqërim do të thotë që t’i lutemi ndokujt apo diçkaje tjetër krahas Allahut. Ky ortak mund të jetë dielli, hëna, yjet apo planetet, ndonjë engjëll, njëri nga Pejgamberët, ndonjë njeri i drejtë apo shenjtor, ndonjë prej xhinëve, fotografitë apo varret e ndonjërit prej këtyre, apo çdo gjë tjetër në të cilën thirret përveç Allahut të Lartësuar. Shoqërim (shirku) po ashtu është kërkimi i ndihmës nga ndonjë nga këto që u përmenden më lart, apo të bërit atyre. E tërë kjo dhe çfarëdo e ngjashme me këtë është shoqërim (shirk) i ndaluar nga Allahu në gjuhët e të gjithë Pejgamberëve të Tij.
Çdo gjë të cilën Allahu e ka ndaluar po ashtu është pjesë e së keqes, siç është mbytja e paarsyeshme, uzurpimi i pronës së njerëzve në mënyra të ndaluara, uzurpimi i pronës me dhunë apo frikësim, kamata, bixhozi, të gjitha llojet e shitjeve apo kontratave të cilat Pejgamberi i ka ndaluar, ndërprerja e lidhjeve familjare, ashpërsia ndaj prindërve, mashtrimi në peshim dhe matje, dhe çfarëdo forme e shkeljes në të drejtat e të tjerëve. Po ashtu, në këtë kategori janë të gjitha aktet e shpikura të “adhurimit” të cilat Allahu dhe Pejgamberi i Tij s’i kanë urdhëruar apo lejuar. Le te jete Urdherimi juaj per te miren nje e mire ne vetvete Mirëdashësia dhe simpatia janë mënyra korrekte për urdhërimin e të mirës dhe ndalimit prej të keqes. Për këtë arsye, është thënë:“Le të jetë urdhërimi juaj për të mirën një e mirë në vetvete, dhe le të mos jetë i keq ndalimi juaj prej të keqes.” Marrë nga Libri ''Urdhërimi për të mirën dhe ndalimi prej të keqes'' Prg:Bina për Forumin www.islamieshtedrit.com islami-eshte-drit.2009/2010 | |
|