HUDBE
Afet Beadini
POROSIA – VASIETI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S.
Falënderimet i takojnë vetëm All-llahut, Atij i mbështetemi, udhëzimin dhe faljen e Tij kërkojmë. O Zot na mbro prej sherrit të vetes tonë dhe veprave të ulëta,Atë që e udhëzon All-llahu ai është i udhëzuar e atë që e humb askush nuk e udhëzon. Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhamedi a.s. është i dërguari i Tij.
Padyshim fjala më e vërtetë është libri i All-llahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit a.s., punët më të këqija janë risitë, çdo risi është humbje , e humbja të shpie në zjarr.
‘’ O ju që besuat, keni frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!’’ [ Al Imran, 102],
Xhemat I nderuar.
Poashtu transmentohet se pasi u shpall ajeti i pare i sures Nasr, Muhamedi a.s.doli mes njerëzve, të enjten, e kokën e kishte mbështjellur me lidhëse. Hipi në minber, e pastaj u ul. Ishte i zverdhur në fytyrë dhe sytë i kishte mbushur me lot. E thirri Bilalin dhe e urdhëroi t'i thërrasë njerëzit nëpër Medinë, sepse i Dërguari i All-llahut dëshiron t'i porositë diçka dhe kjo është porosia e tij e fundit. Bilali i thirri dhe banorët e Medinës, pleq e të ri, u tubuan. Të gjithë i lanë dyert e tyre të hapura, e malli i tyre në treg mbeti pa roje. Madje edhe vajzat dolën prej vendeve (odave vajzërore) të tyre që ta dëgjojnë porosinë e të Dërguarit s.a.v.s. Xhamia u mbush përplot dhe nuk i nxinte të gjithë. I Dërguari s.a.v.s. u tha: Bëni vend për ata të cilët vijnë. Pastaj i Dërguari s.a.v.s. u çua dhe filloi të qajë. E falënderoi dhe e lëvdoi All-llahun, këndoi salavatë për të gjithë pejgamberët e mëparshëm, dhe për vetveten, e pastaj tha: Unë jam Muhammed bin Abdullah bin Abdulmuttalib bin Hashimi, arab, nga Haremi, mekas pas të cilit nuk ka më të dërguar. O njerëz, ta dini se më ka ardhur fundi dhe se është afruar koha për të shkuarprej dynjasë. Më ka marrë malli të takoj Zotin tim. Sa shumëjam i pikëlluar për shkak të ndarjes nga ummeti im! Çka do të flasin ata pas meje? O All-llahu im, shpëtoji, shpëtoji ata. 0 njerëz, dëgjojeni porosinë time, mbajeni në mend dhe ruajeni. Ata që janë prezent le t'ua përcjellin atyre që nuk janë me ne. Kjo është porosia-vasieti im ifundit. O njerëz, All-llahu në Librin e vet ua ka sqaruar se çka është e lejuar, e çka është e ndaluar, çka duhet të punoni, e prej çkaje të largoheni. Ajo çka është e lejuar për ju, konsiderojeni të lejuar, e ajo çka është e ndaluar, ndalojeni. Besoni në atë çka është më pak e qartë dhe punoni sipas asaj që është e qartë. Merrni mësim prej shembujve që janë përmendur në Libër. Pastaj e çoi kokën drejt qiellit dhe tha: O All-llahu im, e plotësova amanetin, bëhu dëshmitari im.
O njerëz, ruhuni mirë prej atyre dëshirave që të çojnë në humbje dhe të cilat janë larg prej All-llahut dhe prej Xhennetit, e janë afër Xhehennemit. Ruajeni mirë xhematin-bashkësinë dhe ndershmërinë-qëndrueshmërinë. Kjo është afer All-llahut dhe afër Xhennetit, e larg Xhehennemit. Pastaj tha: O All-llahu im, e plotësova amanetin tim,
O njerëz, All-llahu, All-llahu, le të jetë në besimin tuaj dhe në gjërat që u janë dhënë në besim. Për All-llahun, All-llahun le të keni ndërmend kur të silleni me ata të cilët janë nën pushtetin tuaj. Ushqeni ata me atë që ushqeheni edhe ju vetë, vishni ashtu siç visheni edhe ju vetë dhe mos i obligoni me diçka që nuk mund ta bëjnë. Edhe ata janë krijesa prej mishi dhe gjaku sikur edhe ju vetë. Ta dini se ai që do t'iu bëjë padrejtësi, unë do ta pres si kundërshtar në itën e Kiametit, e All-llahu do të gjykojë. Për All-llahun, le të keni All-llahun ndërmend në marrëdhëniet tuaja ndaj bashkëshorteve. Mehrin e tyre paguajeni në
tërësi dhe mos u bëni atyre padrejtësi, e pastaj t'ju merrenjuve veprat e mira në ditën e Kiametit. A e plotësova amanetin?
O njerëz, "ruajeni veten dhefamiljen tuaj nga zjarri" (Tahrim, 6), mësoni, edukoni ata, sepse ata janë ndihmësit dhe amaneti juaj që u është dhënë në besim. A eplotësova amanetin?
O njerëz, bëhuni të dëgjueshëm ndaj atyre të cilët i kanë marrë përsipër punët e udhëheqjes (ulul-emër) dhe mos i kundërshtoni, madje edhe nëse bëhet fjalë për një rob sakat abisinas. Ai që u nënshtrohet atyre, ai më nënshtrohet mua, e kush më nënshtrohet mua, ai i nën-shtrohet All-llahut. Kush bëhet i padëgjueshëm ndaj tyre, ai bëhet i padëgjueshëm edhe ndaj meje, e kush bëhet i padëgjueshëm ndaj meje, ai bëhet i padëgjueshëm ndaj All-llahut. Mos u çoni kundër tyre dhe mos i thyenipremtimet që ua keni dhënë. A eplotësova amanetin?
O njerëz, jeni të obliguar ta doni familjen time. Jeni të obliguar t'i doni hafëzët. Jeni të obliguar t'i doni dijetarët tuaj. Aspak të mos i urreni, të mos i xhelozoni dhe të mos i qortoni. Ai i cili i do ata, ai më do edhe mua, e ai që më do mua ai e do edhe All-llahun. Ai i cili i urren ata, ai më urren edhe mua, e ai që më urren mua ai e urren edhe All-llahun. A e plotësova amanetin?
O njerëz, mirë kujdeseni për obligimin e pesë kohëve të namazit, më parë duke u kujdesur mirë për abdesin, dhe duke u kujdesur që ta kryeni tamam si duhet rukunë dhe sexhden. O njerëz, jepni zekatin për pasurinë tuaj, sepse ai që nuk ejep zekatin, ai nuk ka namaz, e ai që nuk ka namaz nuk ka as fe, as agjërim, as haxhxh e as xhihad. O All-llahu im, a e plotësova amanetin?
O njerëz, All-llahu e ka bërë obligim haxhxhin për atë që ka mundësi ta bëjë, e kush nuk e bën atë, le të vdesë si të dojë; si çifut apo si krishterë, apo si adhumes i zjarrit. Arsye e vetme për të është sëmurja e cila do t'ia pamundësonte kryerjen e haxhxhit, apo sundimtari i padrejtë. Në të kundërtën nuk do të ketë shefaatin-ndërmjetësimin tim, e as që do t'ijepet tëpijë nga burimi im. A e dorëzova amanetin?
O njerëz, All-llahu juve, në Ditën e Kiametit, do t'ju tubojë në një luginë, në një vend madhështor. Atëherë do të jetë vështirë, atë Ditë nuk do të bëjë dobi as pasuria as pasardhësit, përveç atij që do të vijë para All-llahut me zemër tëpastër. A e dorëzova amanetin?
O njerëz, ruajeni gjuhën tuaj, sytë tuaj bëni të qajnë, zemrat të nënshtruara, e trupat tuaj të molisur dhe luftoni kundër armiqve tuaj. Xhamitë tuaja ndërtoni dhe mirëmbani me prezencën tuaj, kurse besimi juaj le të jetë i pastër dhe i sinqertë. Bëhuni dashamirë ndaj vëllezërve besimtarë dhe mundohuni të bëni sa më shumë vepra të mira për dobinë tuaj. Ruani pjesët e turpshme të trupit tuaj. Pprej pasurisë suaj jepnisadakë dhe mos u bëni ziliqar e të zhduken veprat tuaja të mira. Mos e përgojoni njëri tjetrin, e të shkatërroheni. A eplotësova amanetin?
O njerëz, mundohuni që sa më shumë robër të lironi dhe punoni mirë për Ditën kur do të keni nevojë dhe kur do të jeni në fatkeqësi të madhe. O njerëz, mos bëni padrejtësi, sepse All-llahu do të ketë kontest me atë që bën padrejtësi dhe Ai me ju do t'i lajë llogaritë. Atij do t'i ktheheni e Ai nuk do të jetë i kënaqur me mëkatet tuaja. O njerëz, kush bën prej jush ndonjë vepër të mirë, ajo është për të mirën e tij, e kush bën ndonjë vepër të keqe, ajo është në dëm të tij. Zoti yt askujt nuk do t'i bëjë padrejtësi. Frikësojuni Ditës kur do të ktheheni tek All-llahu dhe kur çdonjërit do t'i paguhet dhe do t'i jepet ajo që ka merituar dhe askujt nuk do t'i bëhet e padrejtë. O njerëz, unë shkoj te Zoti im. Jam i lodhur dhe All-llahut ia lë besimin tuaj dhe amanetet tuaja. Shpëtimi i All-llahut qoftë mbi ju, o as'habë të mi, shpëtimi qoftë edhe në mbarë ummetin tim. Shpëtimi i All-llahut qoftë mbi ju, edhe mëshira e All-llahut dhe bekimi i Tij.
Pastaj zbriti prej minberi dhe shkoi në shtëpinë e vet. Pas kësaj nuk doli më. Salavatet e All-llahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij, as'habët, mbi të gjithë ata që e duan dhe mbi krejt ummetin e tij.
Xhemat I nderuar kjo ishte porsia e Muhamedit a.s. Porosia e njeriut me moral me te larte . Edhe pse Bota ka shumë kujtime te personaliteteve te larta që njerzimi i njohin për aktivitetet e tyre. Por shum rall mundë te gjendet në histori ndonjë person që të zotëroj cilsi te vecanta, përvec Muhammedit a.s. , sepse Muhammedi a.s. nuk u frimëzua nga ndonjë ide të ndonjë neriu por ate e frimezoi Allahu xh.sh. Muhammedi a.s. vuri themelin e shendosh te shkencave, tregoi rrugen me te drejt te politikes dhe bazen me te shendosh te sociollogjise dhe te moralit.
Ai nuk kishte qellime personale pervecse kumtimit te se vertetes, sepse po te kishte ndonje qellim perfitimi do ti`a kishte arritur ateher kur Kurejshitet i propozuan per ta zgjedhur per mbret te tyre, me kusht qe te mos luftonte idhujtarin qe ata e kishin.Por ai u tha:Vallahi sikur diellin te ma vendoni ne krahun e djatht e henen ne krahun e majt un kur nuk do te largohem nga ki emision, e kurani ket e shpreh keshtu; E Ne nuk të dërguam ty për tjetër qëllim, por vetëm si përgëzues e si qortues.Thuaj: “Unë për këtë nuk kërkoj shpërblim prej jush, por vetëm kush të dojë të marrë rrugën që e afron te Zoti i vet”.(Shuara/56,57.)
Muhammedi a.s. eshte nje karakter i lart historikisht, ne njohim ate si;baba dhe bir;si bur puntor e shok por te pakrahasueshm ne bot, e njohim ate si mesues, mjeshter e reformator, tek i cili nuk i shkonte ndermend askujt se leviz nga fjala dhe ishte e pamunder te mos falte edhe me kriminelet, e njohim ate edhe si luftetar e gjeneral,e njohim ate si bari, tregtar te ndershem e te drejt .Drejtesia e karakterit, saktesia e sjelljeve, mardhenjet e ndershme me popullin e ben ate qe te fitoj dashurin e popullit i cili e mbiemeroi El-Emin, Besnik,i besueshem,shume me pare se te behej i Derguar i zgjedhur nga Zoti i plotefuqishem.
Keshtu qe kur u be udheheqes ne te gjithe Arabine ai nu kishte ngritur asnje shtepi te mire per vehte. Qe nga fillimi e deri ne fund mbeti njeri i thjesht.
Hurma dhe buka e elbit ishin ushqimi i tij i zakonshem, pak qumsht dhe mjalt ishin te gjitha lukset e tija. Mbules kishte kasollen dhe shtres per fjetje kishte nje cop lekure dhe keto ishin mobiljet, lukset dhe salltanatet e shtepis se tij profetike e mbreterore.
Keshtu Muhammedi a.s. eshte themelues i pashembullt i nje ummeti, i nje perandorie ideale dhe i një shoiqeriei te pashembullt. Kur Allahu xh.sh.e ndihmoi te triumfoj mbi qytetin e Mekkes, doli para popullit e ne mes tjerash u tha edhe kete:Çka mendoni se un mund të veproj me ju? Ata thane vetem mire e asgje tjeter sepse ti je nje vella i ndershem. Muhammedi a.s. u tha: shkoni neper shtepiat tuaja se jeni te lire e te qete.
Ja pra kjo eshte meshira e madhe e Profetit tone, kjo eshta shkalla e lart e virtytit te Prefetit te njerezis.
Muhammedi a.s. thot:Mos ia ktheni shpinen njeri tjeterit, mos u percani, te jeni te bashkuar ne vellazeri. Mos u percani se me te vertet ata qe ishin para jush u percan e pastaj u shkateruan ; Kapuni te gjith per litarin e Allahut xh.sh.e mos u percani.
Te cekim vetem disa porosira te tija qe neve do ten a sherbejn per tere jeten tone.Transmetohet prej Muadh bin Xhebelit r.a.se ka thene:Me mori Pejngamberi a.s. per dore dhe me tha:O Muadh te keshilloj te kesh frig Allahun,ta thuash te verteten,te zbatosh premtimin,te cosh ne vend emanetin, te mos tradhetosh, te meshirosh jetimin, te mbrohesh prej hakut te fqinjit, te fshehesh hidherimin, te flasesh me urtesi, ti pershendesesh te tjeret, te respektosh udheheqesin e drejt, kuptoje Kuranin, duaje ahiretin, frikesohu prej llogaris, pak shpreso, puno shum pune te mira, assesi te mos fyesh ndonje musliman mos beso genjeshtarin, mos shpall te drejtin per genjeshtar, mos kundershto imamin e drejt, mos shkakto trazira ne siperfaqen e tokes.
O Muadh: Permende Allahun xh.sh. pran cdo guri e druri,pendohu per cdo mekat per te fshehurin fshehurazi per te dukshmin haptazi.
Me shpres qe kwta pori te Muhamedit a.s qw I permendem ne kete
neve do te na sherbejn per tere jeten tone , e lusim Allahun xh.sh. qe tna meshiroj dhe tna bej prej atyre qe e ndjekin rrugen e Pejngamberit, ashtu sikurse e solli ai, poashtu e lusim Allahun xh.sh.qe tna dhuroj sinqeritetin e dashuris ndaj Pejngamberit te Tij dhe degjueshmerin dhe bindjen ndaj tij ne at menyr qe te arrij ate cfare eshte e mire per neve ne kete si dhe ne boten tjeter.