Mr. Uzeir Ibrahimi.
MUHAMMEDI A.S. MËSHIRË PËR BOTRAT.
Xhemat i nderuar së pari ti falemenderohemi Allahut xh.sh.i cili na bëri pjestar te fes Islame, poashtu ti falemenderohemi Allahut xh.sh. i cili na mundësoj qe te mbërijm kët ditën e sodit për të falur edhe kët namazin e Xhumas së bashku.
Pershendetje dhe salavate të përzemërta ti dergojm Pejngamberit tonë, komentatorit më të mirë të Kuranit famëlart, predikuesit te fesë Islame, njeriut më të sjellshëm dhe më të moralshëm, e njëherit që është edhe Pejngamber i fundit, vul e të gjith pejngambërve tjerë pra Muhammedit a.s.
Pasi që jemi në muajnë ku lindi dielli që shëndriti tërë gjithësin, do të mundohena që sadopak të flas për vlerat e të derguarit te fundit te Allahut xh.sh. Muhammedin a.s.
Bota ka shumë kujtime te personaliteteve te larta që njerzimi i njohin për aktivitetet e tyre si: doktrin fillozofike, të vërtet shkencore, teori politike, reform shoqërore, ose përmisim të ndonjë cështjeje. Por shum rall mundë te gjendet në histori ndonjë person që të zotëroj disa prej këtyre cilsive që përmendëm, përvec Muhammedit a.s. i cili i ka përmbledhur në veten e tij të gjitha këto cilësi, sepse Muhammedi a.s. nuk u frimëzua nga ndonjë ide të ndonjë neriu por ate e frimezoi Allahu xh.sh. Muhammedi a.s.eshte themelues i fes se vertet dhe inkurajues i dituris dhe i filozofis; ai vuri themelin e shendosh te shkencave, tregoi rrugen me te drejt te politikes dhe bazen me te shendosh te sociollogjise dhe te moralit.
Ai nuk kishte qellime personale pervecse kumtimit te se vertetes, sepse po te kishte ndonje qellim perfitimi do ti`a kishte arritur ateher kur Kurejshitet i propozuan per ta zgjedhur per mbret te tyre, me kusht qe te mos luftonte idhujtarin qe ata e kishin.Por ai u tha:Vallahi sikur diellin te ma vendoni ne krahun e djatht e henen ne krahun e majt un kur nuk do te largohem nga ki emision, e kurani ket e shpreh keshtu;
وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا مُبَشِّرًا وَنَذِيرًا {56} قُلْ مَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ إِلَّا مَن شَاء أَن يَتَّخِذَ
إِلَى رَبِّهِ سَبِيلًا {57}
E Ne nuk të dërguam ty për tjetër qëllim, por vetëm si përgëzues e si qortues.Thuaj: “Unë për këtë nuk kërkoj shpërblim prej jush, por vetëm kush të dojë të marrë rrugën që e afron te Zoti i vet”.(Shuara/56,57.)
Ne rruzullin tokesor kan jetuar dhe jan zhdukur shum e shum njerez nder te cilat jan dalluar disa persona per kontributin e tyre, si Platoni, Aristoteli, te cilet njihen si udheheqsit e mendimit njerezor dhe i kan dhene botes fillozofin e tyre, e cila ka dominuar shum shekuj ne mendimin boteror. Por te njejtit persona thone se puntoret, mjeshtrit,dhe roberit duhen te mos gezojn te drejtat civile sepse mjeshtaria esht e nje kategorie me te ulet, ndersa i derguari i Allahut xh.sh. thot: Nuk ka dallim i bardhi nga i ziu e as i ziu nga i bardhi pervec atij qe eshte me takva.
Profeti i Islamit i solli jerezis fen e vertet, te bazuar ne llogjik, dhe vuri nje baz qyteterimi e cila eshte e vetmja qe i siguron shoqeris njerezore lumturin e saj, duke e perhapur ate me modsti e mencuri dhe duke mos kerkuar ndonje kompezim per kete. Ja se si na tregon kurani :
قُلْ مَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ وَمَا أَنَا مِنَ الْمُتَكَلِّفِينَ{86}
Thuaj (Muhammed): “Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, dhe unë nuk jam prej atyre që bëjnë trillime”.(Sad/86)
Muhammedi a.s. eshte nje karakter i lart historikisht, ne njohim ate si;baba dhe bir;si bur puntor e shok por te pakrahasueshm ne bot, e njohim ate si mesues, mjeshter e reformator, tek i cili nuk i shkonte ndermend askujt se leviz nga fjala dhe ishte e pamunder te mos falte edhe me kriminelet, e njohim ate edhe si luftetar e gjeneral,e njohim ate si bari, tregtar te ndershem e te drejt .Drejtesia e karakterit, saktesia e sjelljeve, mardhenjet e ndershme me popullin e ben ate qe te fitoj dashurin e popullit i cili e mbiemeroi El-Emin, Besnik,i besueshem,shume me pare se te behej i Derguar i zgjedhur nga Zoti i plotefuqishem.
Keshtu qe kur u be udheheqes ne te gjithe Arabine ai nu kishte ngritur asnje shtepi te mire per vehte. Qe nga fillimi e deri ne fund mbeti njeri i thjesht , natyral.
Hurma dhe buka e elbit ishin ushqimi i tij i zakonshem, pak qumsht dhe mjalt ishin te gjitha lukset e tija. Mbules kishte kasollen dhe shtres per fjetje kishte nje cop lekure dhe keto ishin mobiljet, lukset dhe salltanatet e shtepis se tij profetike e mbreterore.
Keshtu Muhammedi a.s. eshte themelues i pashembullt i nje ummeti,i nje feje,i nje perandorie ideale dhe i nje vellazerimi te pashembullt.Sa bukur thot poeti:
Muhammedin se kam lavderuar,
Me shkrimet qe kam hartuar,
Por emri i tij me ka vleftesuar,
Tregimet qe jan rreshtuar,
Si mision kryesor qe ka pasur, per te perhapur fen e vertet te gjithe njerzimit; udheton per ne Taif, ku njerzit e kan gjuajtur me gur dhe i kan plagosur kemben. I lodhur nga dhimbjet e plages ulet ne nje vend i con duart lart kah qyelli, ne vend qe te mallkoj ai thot; O Zoti im udhehiqe ne rruge te mbar popullin tim sepse ata nuk kuptojn.
Kur Allahu xh.sh.e ndihmoi te triumfoj mbi qytetin e Mekkes, doli para popullit e ne mes tjerash u tha edhe kete:Cka mendoni se un mund te veproj me ju? Ata thane vetem mire e asgje tjeter sepse ti je nje vella i ndershem. Muhammedi a.s. u tha: shkoni neper shtepiat tuaja se jeni te lire e te qete.
Ja pra kjo eshte meshira e madhe e Profetit tone, kjo eshta shkalla e lart e virtytit te Prefetit te njerezis.
Muhammedi a.s. thot:Mos ia ktheni shpinen njeri tjeterit, mos u percani, te jeni te bashkuar ne vellazeri. Mos u percani se me te vertet ata qe ishin para jush u percan e pastaj u shkateruan ; Kapuni te gjith per litarin e Allahut xh.sh.e mos u percani.
Muhammedi a.s. nuk ka ftuar popullin qe ta njohin per mbret,por qe te besojn ne nje Zot.
Ai ka zhdukur te gjitha mizorit e barbarizmit dhe i ka zevendesuar me vyrtite morale,e ka zhdukur skllaverin e mjerimet e saj, e ka sjell lirine e njerezis mbrenda kufirit moral.Ai nuk ka nderuar pasaniket sepse kan qen te pasur por pse kan qen perkrahes e ndihmues, bujar e fisnik.Ai nuk ka prituar qe te prish qetesin e vet per ti dal ne ndihme tjetrit.
Vella i dashur musliman le te ece koha sa te ece ,te kalojn shekuj sa te kalojn , jeta e ketij burri te madh do te shkelqej gjithmon mbi cdo gje dhe fjalet e tije te Kuranit te Shenjte do te jen gjithmon burim i pashterur per te gjitha nevojat e njerzimit.
Te cekim vetem disa porosira te tija qe neve do ten a sherbejn per tere jeten tone.Transmetohet prej Muadh bin Xhebelit r.a.se ka thene:Me mori Pejngamberi a.s. per dore dhe me tha:O Muadh te keshilloj te kesh frig Allahun,ta thuash te verteten,te zbatosh premtimin,te cosh ne vend emanetin, te mos tradhetosh, te meshirosh jetimin, te mbrohesh prej hakut te fqinjit, te fshehesh hidherimin, te flasesh me urtesi, ti pershendesesh te tjeret, te respektosh udheheqesin e drejt, kuptoje Kuranin, duaje ahiretin, frikesohu prej llogaris, pak shpreso, puno shum pune te mira, assesi te mos fyesh ndonje musliman mos beso genjeshtarin, mos shpall te drejtin per genjeshtar, mos kundershto imamin e drejt, mos shkakto trazira ne siperfaqen e tokes.
O Muadh: Permende Allahun xh.sh. pran cdo guri e druri,pendohu per cdo mekat per te fshehurin fshehurazi per te dukshmin haptazi.
Me shpres qe te vazhdojm ne javet ne vijim te lusim Allahun xh.sh. qe tna meshiroj dhe tna bej prej atyre qe e ndjekin rrugen e Pejngamberit, ashtu sikurse e solli ai, poashtu e lusim Allahun xh.sh.qe tna dhuroj sinqeritetin e dashuris ndaj Pejngamberit te Tij dhe degjueshmerin dhe bindjen ndaj tij ne at menyr qe te arrij ate cfare eshte e mire per neve ne kete si dhe ne boten tjeter.
O Zot bekoje Muhammedin a.s.dhe familjen etij sic e bekove Ibrahimin a.s.dhe familjen etij, me te vertet Ti je i lavdijshem!
O Zot falju besimtareve e besimtreve te gjalle e te vdekur, rregullo gjendjen tone dhe na zbukuro veprat tona. Mbi ne le te sundojn me te miret prej nesh, qendro ne anen tone e jo kunder nesh, na bej te shendosh e mirenjohes. Zoti im ndihmoju atyre qe e ndihmojn fen dhe poshtroj ata qe i poshtrojn muslimanet. O Meshirues na meshiro Ti qe je fales na i f al gjunahet si dhe na mundeso qe te punojm vepra te mira e qe te fitojm Xhennetin.
..........................AMIN...............
Perg; Furkan.