Shumë njerëz mund të mësojnë, por vetëm shumë pak mund të edukohen,
Rruga më e mirë për ta pajisur veten me vlera të vërteta është një edukim fetar i shëndoshë.
Një shkollë e mirë nuk është një ndërtesë ku është dhënë vetëm teori,por një institucion ose laborator ku nxënësit janë përgatitur për jetën.
Durimi dhe këmbëngulja kanë një rëndësi të madhe në edukim.
Siç është shprehur Bediuzzamani (Said Nursi),është në domethënien e edukimit ta shohë ndriçimin e mendjes tek shkenca dhe dijet,dhe dritën e zemrës tek besimi dhe virtyti.
Edukimi i njerëzve është misioni më i shenjtë por gjithashtu dhe më i vështirë në jetë.
Përveç se të japin një shembull të mirë personal, mësuesit duhet të jenë mjaft të duruar për të arritur rezultatet e dëshiruara.
Shkolla i përgatit nxënësit që të mund të lexojnë, mendojnë dhe flasin si brenda,ashtu dhe jashtë saj.
Mësuesit e vërtetë mbjellin farën e pastër dhe e ruajnë atë.
Ata e okupojnë veten me çfarë është e mirë dhe e moralshme,dhe i drejtojnë dhe udhëheqin fëmijët në jetë dhe në çdo ngjarje që mund të përfshihen.
Cila cilësi sundon në karakterin e njeriut,ajo do të luajë rol asgjësues për cilësinë e kundërt.
Nëse mbisundon e mira atëherë e zhduk ndikimin e së keqes.
E nëse mbisundon e keqja, atëherë mundohet të mbisundojë mbi të mirën.
Bota e brendshme e njerëzve të paedukuar dhe personave, zemra e të cilëve nuk ka gjetur prehje, i përngjanë pyllit në të cilin janë të strehuar kafshë të shumta.
Në çdo njeri, sipas natyrës së tyre gjendet i fshehur një karakter si i kafshës. Dikush është kurnac si dhelpër, dikush mishngrënës si hienë, dikush energjik si milingonë,e dikush helmues si gjarpër.
Dikush kafshon kur e përkëdhel, dikush thithë gjak si shushunjë, dikush para teje qesh kurse pas të bën varrin.
Që të gjithë këta janë karaktere që gjenden tek kafshët.
Nuk ka shpëtuar veten me edukim shpirtëror nga sundimi i frymës, njeriu i cili nuk ka arritur të ndërtojë një karakter të shëndoshë, njerëzit e këtillë gjenden në harkun e virtyteve të shëmtuara.
Që të gjitha këto dëshmojnë faktin se nëse në një popull sundojnë njerëz me karakter bretkose, ai vend shndërrohet në baltovinë.
Që një shkollë të jetë një institucion i vërtetë edukimi,nxënësit duhet së pari të jenë të pajisur me një ideal,me një dashuri për gjuhën e tyre dhe të dinë se si ta përdorin atë në mënyrë sa më efektive, me një moral të shëndoshë dhe me vlera humane të përhershme.
Atëherë Ejani,t'i ngremë krye të gjitha cytjeve djallëzore dhe të bërtasim me aq fuqi sa të tronditim botën se jemi mëkëmbësit e faqes së tokës,se jemi të denjë për të arritur majat e qiellit dhe t'ia bëjmë të ditur edhe njëherë engjëjve veçantinë e të qenit njeri!
Ejani, t'i shndërrojmë udhët ku ecim në një rrugënajë dhe t'i drejtohemi Zotit duar e zemërbashkuar dhe ti themi:
"O Zot na udhëzo rininë tonë dhe i ruaj nga cytjet djallëzore pasi ata nuk dinë,cfarë jan duke vepruarë."
Por kur në një popull sundojnë persona me natyrë trëndafili,i tërë vendi shndërrohet në lulishte, njerëzimi gjen prehjen dhe lumturinë e vërtetë.
Që të gjitha këto janë manifestime të edukimit apo të mosedukimit të njeriut.Njeriu është ai i cili derdh gjak, ai që ujit tokën me gjak, ai që pi gjak, po ashtu njeriu është ai i cili i ofron gjak ose trëndafil nevojtarit.
Por ja që në këtë botë njerëzit me karaktere të kundërta jetojnë së bashku.
Nëse do të shëmbëllenim këtë realitet do të shohim, se kjo situatë i ngjanë gjendjes së drenushës së butë e cila është e mbyllur në një ahur së bashku me kafshë tjera me natyrë të vrazhdë e të egër.
Herë-herë jetojnë afër njëritjetrit një koprrac dhe një bujar,një i urtë dhe një injorant, një tiran dhe një i mëshirshëm.
Ja si i komenton dhe i përshkruan poeti Mevlana Xhelaled-din er-Rumi, të keqen dhe të mirën :
“O ti që udhëton drejt të Vërtetës!
Nëse dëshiron të mësosh të vërtetën, nuk ka vdekur as Musai e as Faraoni, sot ata jetojnë në ty, janë të fshehur në qenien tënde, vazhdojnë luftimet në zemrën tënde.
Për këtë shkak, duhet të kërkosh në veten tënde këta dy persona që vazhdojnë të luftojnë ndërmjet veti!”
Paedukimi i përngjet drurit me rrënjë të kalbura.
Shenjat e të kalburit vërehen në degët, gjethet dhe frytet e saj.
Nëse ka ndonjë sëmundje në zemër,kjo manifestohet në lëvizjet e trupit.
Es selamu alejkum deri në shkrimet e rradhës.
Shkruar nga Historiani :Bujamin Salija
(Mësimdhënës në Gjimnazin e Tetovës)