Bujamin Pena e Artë
Numri i postimeve : 423 Data e regjistrimit : 26/08/2010 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë- Maqedoni
| | " Darvinizëm Jo në shkollat tona." | |
Shekulli i Njëzetë, të cilin sapo e kemi lënë pas, ishte shekull luftrash e konfliktesh, që çuan në katastrofa, dhimbje, masakra, varfëri e shkatërrime të pallogaritshme.
Miliona njerëz u vranë, u masakruan, u braktisën e u lanë në kthetrat e urisë e të vdekjes, në mëshirë të fatit, pa shtëpi a një vend ku të fusnin kokën, pa mbrojtje apo mbështetje.
Të gjitha këto: në emër të disa ideologjive të gabuara. Pothuajse të gjitha vuajtjet dhe katastrofat mbajnë vulën e tiranëve dhe diktatorëve: Stalin, Lenin, Trock, Mao Ce Dun, Pol Pot, Hitler, Musolin, Franko…
Disa prej këtyre diktatorëve i bashkonte një ideologji, ndërsa disa të tjerë ishin armiq për vdekje. Për arsyen e thjeshtë se ideologjitë e tyre binin në kundërshtim me njëra-tjetrën, ata e zhytën shoqërinë njerëzore në konflikte, nxitën vëllavratjen, i futën njerëzit në luftë me njëri-tjetrin, i bënë të hedhin bomba, të djegin shtëpi, të dalin në demonstrata të pakontrolluara, të rrihnin pa mëshirë të rinjtë, të vjetrit, gratë, burrat e fëmijët, të pushkatonin të pafajshmit… Ishin aq mizorë sa ia vinin armën në kokë dikujt dhe, duke e parë në sy, e vrisnin e më pas ia shkelnin trupin me këmbë, vetëm e vetëm se ai përkrahte një ide tjetër. Kjo është një përmbledhje e shkurtër e tmerreve të shekullit XX që sapo e kemi lënë pas: njerëz që mbështetnin ide të papajtueshme e që e mbytën njerëzimin në dhembje e gjak për të mbështetur këto ideologji. Fashizmi dhe komunizmi zënë vendin e parë në listën e ideologjive që i bënë njerëzit të vuajnë ato ditë të zeza.
Këto ideologji konsiderohen armike të përbetuara të njëra-tjetrës, por e vërteta është se ato ushqeheshin nga një burim i vetëm. Falë tij, ato ishin në gjendje të bënin për vete një pjesë të madhe të shoqërive ku u shfaqën.
Ky burim s’e ka tërhequr kurrë vëmendjen e opininit publik, por ka qëndruar gjithmonë në prapaskenë dhe u ka treguar përherë njerëzve fytyrën e tij, në dukje, të pafajshme. Ky burim është filozofia materialiste dhe "përshtatja në natyrë e saj", e cila njihet me emrin DARVINIZEM. Darvinizmi u shfaq në shekullin XIX si përforcim i një miti, që i kishte rrënjët nga samerianët dhe grekët e lashtë, prej biologut amator Çarls Darvin. Që prej asaj kohe, Darvinizmi ka përbërë idenë themelore të gjitha ideologjive që i kanë shkaktuar kaq shumë fatkeqësi njerëzimit. Nën një maskë të ashtuquajtur shkencore, ai bëri të mundur që këto ideologji dhe masat praktike të marra nga mbështetësit e tyre të fitojnë një ligjshmëri të rreme. Me anë të kësaj ligjshmërie të rreme, teoria e evolucionit shumë shpejt u nda nga shkencat e biologjisë apo paleontologjisë dhe filloi të futej në fusha të tjera, si historia, politika, jeta shoqërore etj. Meqë disa prej pretendimeve të Darvinizmit mbështesnin një sërë rrymash, që filluan të formohen në shekullin XIX, ai fitoi mbështetjen e gjerë të ndjekësve të këtyre rrymave. Në mënyrë të veçantë, njerëzit filluan të formonin idenë se ekziston "një luftë për mbijetesë" mes qenieve të gjalla në natyrë dhe, si rrjedhim, ideja se "i forti mbijeton dhe të tjerët humbin e shkojnë drejt zhdukjes" filloi të përdorej edhe për mendimin dhe sjelljen njerëzore.
Kur pretendimi i Darvinizmit, se natyra është një vend përleshjesh e konfliktesh, nisi të vlejë edhe për qeniet njerëzore, trilli i Hitlerit për të krijuar një racë superiore, pretendimi i Marksit se "historia e njerëzimit është historia e luftës së klasave", ideja kapitaliste që "i forti bëhet më i fortë në kurriz të më të dobtit", kolonizimi i vendeve të botës së tretë nga vendet imperialiste dhe trajtimi i tyre në mënyrë çnjerëzore, bashkë me faktin që njerëzit me ngjyrë ende përballen me sulme e diskriminime racore, që të gjitha këto gjetën njëfarë justifikimi. Pavarësisht se edhe vetë është evolucionist, Robert Rait (Robert Wright), autor i librit "The Moral Animal", i përmbledh katastrofat që i ka sjellë historisë së njerëzimit teoria e evolucionit në këtë mënyrë: Teoria evolucioniste, në fund të fundit, ka një histori të gjatë e mjaft të ndyrë në zbatimin praktik të saj në çështjet njerëzore.
- Pasi u përzie me filozofinë politike në mbarim të shekullit XIX, për të formuar ideologjinë e njohur si "Darvinizmi Social", ajo u shndërrua në lodër në duart e racistëve, fashistëve dhe kapitalistëve më të pashpirt.
- Siç do të shikojmë në këtë tekst, Darvinizmi nuk është thjesht një teori që tenton të shpjegojë prejardhjen e jetës e që nuk del jashtë fushës së njohurive shkencore. Darvinizmi është një dogmë që mbrohet ende me kryeneçësi nga mbështetës të ideologjive të caktuara, megjithëse është krejt e pavlefshme nga pikëpamja shkencore.
- Në ditët tona, shumë shkencëtarë, politikanë dhe ideologë, pavarësisht nëse janë apo jo të vetëdijshëm për fytyrën e vërtetë e të ligë të Darvinizmit, i ofrojnë mbështetjen e tyre kësaj dogme.
- Nëse njerëzimi do të kuptojë mungesën e bazës shkencore të kësaj teorie, që shërben si burim frymëzimi për diktatorë mizorë dhe rryma mendimi të pamëshirshme dhe egocentrike, kjo do shënojë fundin e këtyre ideologjive të dëmshme.
- Të ligët nuk do të jenë në gjendje të vetëmbrohen duke thënë: "Ky është ligj i natyrës". Ata nuk do të kenë më mbështetje të ashtuquajtur shkencore për botëkuptimin e tyre egoist.
- Kur të përmbyset ideja e Darvinizmit, rrënja e ideologjive të dëmshme, vetëm një e vërtetë do të mbetet:
- Të gjitha qeniet njerëzore dhe vetë universi janë krijuar prej Zotit.
- Njerëzit që do të kuptojnë këtë, do të kuptojnë, gjithashtu, se e vetmja e vërtetë gjendet në librin e shenjtë që Ai na ka zbritur neve.
- Kur shumica e njerëzve ta kuptojnë këtë të vërtetë, vendin e dhimbjes, shqetësimeve, padrejtësive dhe varfërisë në botë do ta zërë, ndershmëria, mirëqenia, shëndeti dhe begatia.
- Për të arritur këtë, çdo ide e gabuar dhe e dëmshme për njerëzimin duhet të mposhtet e të lihet të kalbet nga ideja e shenjtë që do të sjellë mirësi për njerëzit
Autori (Historian)Shkruar nga:Bujamin Salija | më datë 2010 shtatorë. | Ky Tekst ka qenë një rreagim ndaj shkollave të mesme dhe shkollave fillore të maqedonisë që ende përmbajnë tekste Darviniste dhe aspak bazë shkencore .| | |
|
Sat 27 Nov 2010 - 23:21 nga Zudi Fejzuli