Gruevski dhe Ahmeti dakordohen për zgjedhjet e parakohshme
Dy
partitë në pushtet - VMRO-DPMNE dhe BDI janë dakorduar për të shkuar në
zgjedhje të parakohshme pas një takimi mbrëmë midis liderëve të këtyre
partive.
E marte 22 Shkurt 2011 11:34
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski dhe ai i BDI-së, Ali Ahmeti
janë takuar mbrëmë në Qeveri, ku jozyrtarisht bëhet e ditur se ata janë
dakorduar për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, pas kërkesave të
vazhdueshme të opozitës.
Një burim qeveritar ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA se Ahmeti
dhe Gruevski janë marrë vesh për mënyrën e shpërndarjes së Parlamentit
dhe dakordimin për të kryer procedurat rreth zgjedhjeve, gjegjësisht
miratimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor dhe shqyrtimin e kërkesave të
opozitës.
Dy partitë të martën pritet të konfirmojnë qëndrimet zyrtare lidhur
me zgjedhjet e parakohshme, pasi që kryesitë e tyre mbrëmë kanë
diskutuar deri vonë lidhur me këtë çështje.