Zudi Fejzuli Administrator
Numri i postimeve : 633 Data e regjistrimit : 17/05/2010 Nacionaliteti-Sheti : Bologna.Italy
| Titulli: Erdogan: Shtetet perëndimore duan të mbrojnë naftën e jo popullin e Libisë Sun 27 Feb 2011 - 14:36 | |
| IRIB - Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, ka kundërshtuar sanksionet eventuale të OKB-së ndaj Libisë, duke thënë se me vendosjen e tyre do të vuajë populli libian dhe jo regjimi i Muamer Gadafit. Erdogan ka thënë se bashkësia ndërkombëtare bën presion mbi Libinë, jo për shkak të shqetësimeve për popullin e atij vendi, por për shkak të rezervave të naftës. Komentet e tij vijnë disa orë para takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të shqyrtohen masat ndëshkuese për qeverinë libiane, për shkak të dhunës ndaj protestuesve. “I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të veprojë në mënyrë të drejtë, në mirëbesim, duke respektuar vlerat universale të njeriut, e jo për interesa të naftës”, ka thënë kryeministri turk | |
|