Në
Francë, gjatë muajit të ardhshëm, do të hyjë në fuqi ligji mbi ndalimin
e ferexhesë. Prej 11 prillit, në Francë, do të dënohet çdo grua e cila,
në ambientet publike, mbulon fytyrën e saj.
Kjo do të thotë se, një grua e mbuluar me ferexhe, nuk do të mund që
të ec rrugës, të hyjë në autobus, në bankë, bibliotekë, shitore, muze
apo teatër. Mbulimi i fytyrës, praktikisht, ndalohet kudo, përveç se në
shtëpi, gjatë faljes në objektet fetare ose kur gruaja udhëton me një
veturë private.
Policia e trafikut ka të drejtë që t’i ndalojë, nëse gjatë vozitjes,
ato nuk kanë një “shikim të qartë”. Gratë e veshura me ferexhe, sipas
ligjit, është paraparë që të dënohen me nga 150 euro.
Gjithashtu, çdo i treti person, i cili do ta detyronte një grua që të
vesh ferexhenë, për shembull, burri apo një anëtar i familjes,
rrezikohet që të dënohet me nga 30.000 euro dhe me një vit dënimi në
burg.
(Breziiri)