Po te studijojme literaturen islame do te gjenim qe shpresa per nje te ardheme te ndritur nuk eshte thjeshte diçka e pelqyeshme per muslimanet, por eshte nje nga detyrat e muslimaneve. Ajo eshte nje norme dhe karakter qe duhet te karakterizoj çdo musliman. Po t'i referohemi kur'anit, ne suren Jusuf, Jakubi [alejhi selam] u thote djemve te tij:
''...e mos e humbni shresen nga meshira e Allahut, pse vetem populli jobesimtar e hume shpresen ne Allahun''.(Jusuf:87)
Allahu, kur e krijoj token, krijoi 100 meshira, njeren prej tyre e zbriti ne toke, me te cilen meshirohen krijesat mes tyre, kurse 99 meshira te tjera i kurseu per besimtaret ne Diten e Kijametit.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi vsel-lem] ne nje hadith thote: ''Zoti ka shkruar poshte Arshit te Tij: ''Meshira Ime ia kalon zemrimit Tim''.
Prandaj, gjendja ne te cilen gjenden muslimanet sote nuk duhet te na beje pesimiste per te ardhmen, pasi jemi te sigurt qe Zoti do ta ndihmoje kete fe, veçse duhet te punojme.
Po perse thote Zoti qe vetem jobesimtaret e humbin shpresen tek Ai, si ne Ajetin e mesiperm?
Thote, nga qe shpresa te jobesimtaret eshte e vdekur, pasi ai ne radhe te pare nuk beson ne Zot dhe ne meshiren e Tij. Po ai besimtar qe nuk ka shprese, mos eshte edhe ai qafir (jobesimtar)? Jo, por ai ka nje cilsi te jobesimtarev.
Po te shohim Profetin Muhammed [sal-lall-llahu alejhi vesel-lem] kuptojme se ai mundohej qe shpresen ta mbjelle ne zemrat e shokeve te tij, ashtu siç mbillet bima. Ne momentet me te veshtira ai u fliste per fitore dhe te ardhmen e lumtur te muslimaneve. Ato fjale te Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi vesel-lem] drejtuar muslimaneve ne ate kohe na drejtohen edhe neve sot, ne kushtet qe po perjetojme.
Jobesimtareve, kur u ndodhin fatkeqesit u nxihet jeta para syve dhe shume prej tyre perfundojne ne vetevrasje, kurse besimtareve, sa me shume e shohin veten ngushte, aq me shume u shtohet shpresa, pasi besojne ne nje Zot, i cili vetem Ai munde ta ndrishoje gjndjen. ''Pos Allahut nuk ka kush qe mund ta largoje ate (ta pengoj)!'' (En-Nexhm: 58)
Ku Adi iben Hatibi, qe ishte njeri i degjuar dhe me pozite te larte te populli i tij, shkoi te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi vesel-lem], Pejgamberi e beri ta pranoje Islamin me tre fjale. Kur Pejgamberi e pa Adijin duke ardhur, i doli para dhe me shume siguri i tha: ''O Adij, une e di se ç'te pengon ty te pranosh Islamin''. ''çfar?'' -i tha Adij. ''Ju thoni per ne se jemi te dobet, te varfer dhe te frikesuar''. Adij heshti. ''O Adij, -e pyeti Pejgamberei [sal-lall-llahu aleji vesel-lem] - a e di ku eshte Hira?''(mbreteri e vogel perse ne lindje te Irakut e njohur per pasuri) Kam degjuar per te, por nuk kam qene atje''-ia ktheu Adij. ''O Adij, i thote Pejgamberi-betohem ne Allahun se do te vije koha per muslimanet qe do te dal gruaja e vetmuar dhe do te vij ne Mekke per te vizituar Qaben dhe nuk do te kete frike nga askende perveç Allahut, dhe se thesaret e Kisres do t'i marrin muslimanet''. Adij e pyeti Pejgamberin: ''Kisra bin Hurmuzit, mbretit i perseve?'' ''Po. i tha Pejgamberi -Kisra bin Hurmuz, Kisra bin Hurmuz, Kisra bin Hurmuz. Dhe do te shtohet pasurija o Adij, saqe nuk do te kete njeri qe do ta pranoje lemoshen''.
''Keto fjale me bene te dridhem - tregon Adij - dhe pranova Islamin. Me vone, pas vdekjes se Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi vesel-lem] dhe perhapjes se Islamit, pashe vet me syte se si udhetonte gruaja nga Hira ne Mekke pa pasur frike gje tjeter veç Allahut. Pashe vet me sy se si morem pasurite dhe thesaret e Kisres. Tani pres te realizohet profecia tjeter, qe te shtohet pasuria sa te mos kete kush te pranoje lemoshen.
Nese do te zhgdukej ky ummet, do te thote se ka ardhur kijameti, pasi nuk ka kush e njeson Allahun dhe aplikon ligjet (sherijatin) e Tij. Pra le te mbeten vetem fjale, fjalet e njerzve te cilet per perfitime te diçkaje te bukur prej kesaj Bote, apo per te shitur nje filme qe eshte harxhuar me miliona dollar, dalin dhe thone: ''Me 31/09/2012, apo me saktesishte me 31 dhjetor do te shkaterohet Bota!''
Shembulli i ketij ummeti eshte si hena, e cila nuk mund te ndriçoje pa driten e diellit. Gjendja ne te cilen jetojne muslimanet, nuk eshte perendimi i fese dhe qytetrimit te tyre. Jo, ajo i gjane me shume nje eklipsi te diellit, i cili pritet se shpejti te shfaqe rrezet e tij mbi gjithe token. Kur eklipson dielli, ndodhe diçka e habitshme me zogjet. Sa erresohet, ata kthehen ne folete e tyre, por nuk flejne siç bejne naten, pasi e ndjene se nuk eshte nate dhe se drita do te kthehet serish. E njejta gje eshte edhe me muslimanet, ata jane te zgjuar dhe presin daljen e diellit te tyre per te rindriçuar boten si me pare! Ajo qe i siguron zogjete se drita do te kthehet perseri, eshte drita e dobet e diellit rreth henes dhe e kuptojne qe erresira do te hiqet se shpejti. Kjo drite te muslimanet eshte rizgjimi i rinis muslimane, rini qe ka filluar te ndriçoje dhe te largoje erresiren qe shkaketoi eklipsin njeqindevjeçar.
Po e perfundojme kete teme me nje fjale te Allahut Aze Wexhel ku thote: ''Ne patjeter do te ndihmojme te derguarit tane ne jeten e kesaj bote, edhe ata qe besuan, e edhe ne diten e prezentimit te deshmive''. (Gafir: 51)
Wealejkum Selam nga anetari i stafit te forumit Islamieshtedrit.com>>>>>Subhan'Allah