Albana... Antar-aktiv
Numri i postimeve : 167 Data e regjistrimit : 19/02/2012 Mosha : 29 Nacionaliteti-Sheti : Prizren :)
| | Pse Islami !! | |
Islami nuk është një fe e re , nuk është një fe tjetër . Ne esencë është e njëjta fe te cilën Allahu ( apo”Zoti”) ja ka dërguar njerëzimit përmes te dërguarve te tij ne kohëra të ndryshme gjatë historisë- Fe e cila mjerisht është ndryshuar përmes falsifikimeve te njeriut,teologjisë dhe filozofisë. Për këtë shkak Muhammedi s.a.w.s ishte i dërguar i fundit . Ai u dash te dërgohej për te larguar shoshitjet dhe konfuzionin ne jetën njeriut. Ai i korrektoi çështje ne besim te cilat ishin te prezantuara nga njerëz konfuz te filozofisë dhe teologjisë. Ai restauroi besimin e pastër monoteist ne Krijuesin tonë dhe sjelli kuptimin me perfekt dhe fisnik te Allahut ( apo “Zoti”)
Qëllimi i jetës është te njohësh Allahun, te i besosh dhe te adhurosh Atë ne pajtim me atë qe jemi udhëzuar ta adhurojmë, këtu përfshin qe ne jetojmë sipas urdhrave te tij. Ne Kur’an , Allahu na tregon se si të gjitha porosite e Pejgambereve para Pejgamberit s.a.w.s ishin te shtrembuara asnjë nga këto objektiva nuk realizonin ne mënyrë korrekte vetëm përmes Pejgamberit s.a.w.s qe ishte i fundit. , dhe për këtë Allahu do i gjykoj njerëzit ne Ditën e Gjykimit bazuar se a e besuan dhe pasuan Islamin. Allahu thotë:
Feja e pranueshme tek All-llahu është islami
Ne te njëjtën Sure Allahu thotë:
E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrësesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit Muslimanet besojnë se jeta prezentë është vetëm një provë për përgatitjen për sferën e ardhshme te ekzistencës. Muslimani e di se njeriu nuk është krijuar vetëm për këtë dunja
Pra,nëse budallai jeton për te ngrëne dhe i mençuri ha për te jetuar, atëherë besimtari jeton për te adhuruar Allahun.
Si mund ndonjëri te bëhet Musliman?
Të bëhet Musliman personi thjeshtë duhet te thotë Shehadetin ( Kushti i parë i besimit) me bindje te sinqertë “Esh-hedu en la ilahe il'la-Allah ve esh-hedu enne Muhammeden resulu Allah” qe do të thotë , “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut, dhe Muhammedi është i Dërguari i Tij.”
"Çdo më bëjnë mua armiqtë e mi?! Unë Xhennetin e kam në zemër, kudo që të shkojë ai është me mua. Në qoftë se do të më përzënë nga vendi im, atëherë kjo për mua do të jetë turizëm dhe do të kem mundësi të përhapë dritën e Allahut! Në qoftë se do të më burgosin, atëherë kjo do të jetë veçim me Allahun, do ta adhuroj Allahun pa pasur preokupime! Në qoftë se do të më vrasin, atëherë do të bie shehid në rrugë të Allahut subhanehu ue teala!" Shejkhul Islam Ibn Tejmijje rahimehullah
| |
|