Para shume vjetëve, gjate kohës së tabi’inëve (gjenerata e muslimanëve pas sahabëve), Bagdadi ishte një qytet i madh islam. Në fakt, ishte kryeqendra e Umetit Islam dhe për shkak se jetonin një numër i madh dijetarësh, ishte qendra e diturisë islame.
Një ditë mbreti i Romës e dërgon një emisar në Bagdad për t’i sfiduar muslimanët me tre pyetje. Kur emisari arriti në qytet, e informoi kalifatin se kishte tre pyetje, me të cilat do i sfidonte muslimanët.
Kalifi mblodhi të gjithë dijetarët e qytetit dhe e vendosi emisarin e Romës të ngjitet në një podium të lartë dhe tha:
“Kam ardhur me tre pyetje. Nëse më përgjigjeni, atëherë do ju lë një pasuri të madhe që e kam sjellë nga mbreti i Romës. Pyetjet janë:
-Çfarë kishte para Allahut?
-Në cilin drejtim është Allahu?
-Çfarë bën Allahu në këtë moment?”
Shumica e asamblesë ishte në qetësi.
(A mund të iu përgjigjesh ti këtyre pyetjeve?)
Në mes të këtyre dijetarëve brilant dhe studentëve qëndronte një njeri me djalin e tij të vogël. “Oh babi im i dashur! Unë do i përgjigjem dhe do ia mbyll gojën” - tha djaloshi.
Kështu që djaloshi i pëshpëriti kalifit që të marrë leje për t’iu përgjigjur në pyetje, dhe u lejua.
Romaku iu adresua djaloshit musliman dhe e përsëriti pyetjen e parë:
“Çfarë kishte para Allahut?“
Djaloshi pyeti: “A di të numërosh?”
“Po” - tha njeriu.
“Atëherë, numëro prej dhjetë e më poshtë!” - tha djali.
Ai filloi: “Dhjetë, nëntë, tetë...” - deri sa arriti në “një” dhe nuk numëroi më.
“Por, çfarë ndodhet para numrit ‘një’?” - pyeti djaloshi.
“S’ka më asgjë para njëshit, kjo është kaq!“ - tha njeriu.
“Pra, nëse nuk qëndron aritmetikisht asgjë para ‘njëshit’, atëherë si pritni qe të këtë diç para “Një” i Gjithëdijshmi, i Përhershmi, i Pari, i Fundit, Shpikësi, i Padukshmi?”
Tash njeriu nga Roma i befasuar nga përgjigja direkt nuk mund të debatonte më shumë. Prandaj pyeti:
”Më thuaj në cilin drejtim është kthyer Allahu?”
“Me sjell një qiri dhe ndeze pastaj“ - tha djaloshi. “Dhe më thuaj në cilin drejtim është drejtuar flaka.”
“Por, flaka është vetëm një dritë shpërndahet në të katër anët, Veri, Jug, Lindje dhe Perëndim. Nuk është drejtuar vetëm në një ane“ - tha njeriu me habi.
Djaloshi tha: “Nëse një flakë fizikisht shpërndahet në të katër anët ashtu që nuk do të mund të më tregosh se në cilën ane është e drejtuar, atëherë çfarë pritni nga Nurus semavati vel erd - Allahu Ndriçuesi i Qiejve dhe Tokës? Dritë mbi Dritë, Allahu është i drejtuar nga të gjitha anët në të gjitha kohët.”
Romaku ishte marrëzuar dhe i shtangur që këtu ishte një vocërrak, i cili i përgjigjej pyetjeve të tij në atë mënyrë, sa që nuk mund të argumentonte kundër provave te tij. Kështu që, si i krisur dëshironte të provonte pyetjen finale. Por, para se ta bënte, djaloshi tha:
“Prit! Ju jeni ai që bëni pyetje dhe unë jam ai që iu përgjigjem të gjitha pyetjeve tua. Do të jetë e drejtë sikur ju të zbritnit poshtë, në vendin ku qëndroj unë, kështu që unë të jem aty ku jeni ju tash, kështu që përgjigjet të ndihen mirë ashtu si ishin ndier pyetjet e tua.”
Kjo iu duk e arsyeshme romakut, kështu që ai zbriti nga lart dhe djaloshi u ngjit në podium. Njeriu përsëriti pyetjen e tij finale:
“Më thuaj çfarë bën Allahu në këtë moment?”
Djaloshi me krenari u përgjigj:
“Në këtë moment, kur Allahu e pa në këtë podium të lartë një gënjeshtar dhe përqeshës të Islamit. Ai e bëri të zbres nga lart poshtë. Dhe atë që beson në Njëshmërinë e Allahut, Ai e ngriti lart dhe e vërtetoi të Vërtetën. Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.). (Surja Rrahman, Ajeti 29).
Romaku nuk pat çfarë te thotë përveç se të largohet dhe të kthehet në vendin e tij, i mundur.
Në ndërkohë, ky vocërrak u rrit dhe u bë njëri ndër dijetarët më të famshëm në Islam.
Allahu i Lartëmadhëruar e shpërbleu me një mençuri dhe dituri të Dinit Islam. Emri i tij ishte Ebu Hanifja (rahmetullahu alejhi - Allahu e mëshiroftë!) i njohur sot si një dijetar i madh në Islam.